Author: almakos

Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivelet drejtuese, duke bërë ndryshime të reja në disa komisariate të vendit. Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, emërimet e reja prekin një sërë komisariatesh në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Kurbinin, Gramshin, Elbasanin, Pogradecin, Korçën, Dibrën, Sarandën, Himarën dhe Cërrikun. Ndryshimet e tjera në polici në rang komisariatesh Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin. Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh. Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka bërë të ditur se është miratuar amendamenti i propozuar prej saj për ndarjen e 50 milion denarëve shtesë në Buxhetin e vitit 2025, dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Përmes një deklarate publike, Saliu theksoi se ky është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për mbi 10,800 qytetarë që përfitojnë kompensime për aftësi të kufizuara intelektuale, trupore, si dhe për dëmtime të plota të shikimit apo dëgjimit. “Kompensimet do të rriten nga 10 deri në 15%, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e përfituesve,”…

Lexo më Shumë

Me siguri keni parë dikë duke kërcitur me gishta në mes të një bisede, ndoshta e keni bërë edhe vetë. Ky gjest i thjeshtë bart një domethënie të thellë psikologjike Ai mund të jetë një sinjal i fuqishëm joverbal, i lidhur me mënyrën se si shprehim emocionet, mendimet dhe qëllimet tona. Është interesante se si një veprim aq i vogël ka kapacitetin të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e komunikimit dhe interpretimin e mesazheve. Për këtë arsye, do të shqyrtojmë arsyet e ndryshme pse njerëzit përdorin këtë gjest gjatë bisedave, debateve apo fjalimeve formale. Ai mund të sinjalizojë gjendje të brendshme,…

Lexo më Shumë

Kisha Katolike ka reaguar pas tensioneve të fundit në Theth, ku përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit u intensifikuan gjatë aksionit të IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur. Përmes një deklarate të Arqipeshkvit Xhovani Peraxhine të Metropolisë Shkodër-Pult, Kisha Katolike shpreh shqetësim për përshkallëzimin e situatës, e cila kulmoi me hedhjen e një molotovi në drejtim të një ure druri nga një banor, ndërsa policia ndërhyri për të identifikuar dhe kapur autorin. Në deklaratë theksohet se imazhet ku efektivët lëviznin të armatosur në terren janë një sinjal alarmi për nevojën e menjëhershme për…

Lexo më Shumë

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve mes banorëve të Thethit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, gjatë aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur. Aksioni i zhvilluar ditën e sotme është shoqëruar me përplasje të forta, ku banorët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen e IKMT-së. Në përpjekje për të ndaluar fadromat, disa banorë kanë tentuar t’i vënë flakën urës prej druri që lidh lagjen “Gjelaj” me pjesën tjetër të fshatit. Në përplasje është përfshirë edhe drejtori i IKMT-së, Fatmir Meta, i cili, sipas raportimeve, ka përdorur gjuhë fyese ndaj banorëve. Në reagimin…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit. Lëvizjet përfshijnë edhe drejtoritë vendore në Kukës dhe Shkodër, bëjnë me dije burime për gazetarin Igli Çelmeta. Sa i përket Shkodrës, në krye të komisariatit është emëruar Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës. Ndërsa në krye të komisariatit të Kukësit, është emëruar Besmir Qebini, sipas burimeve të Igli Çelmetës. Qebini më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në kryeqytet. Ndryshimet: Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor…

Lexo më Shumë

Thethi, një nga destinacionet më të bukura dhe të frekuentuara turistike të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë në epiqendrën e një situate të tensionuar që ngjan më shumë me një zonë konflikti sesa me një vend pushimi. [embedded content] Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me një incident të rëndë: persona ende të paidentifikuar kanë goditur me kokteje molotov mjetet e IKMT-së dhe kanë dëmtuar urën kryesore prej druri në lagjen “Gjelaj”. Pamjet nga terreni tregojnë një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor të gjenocidit në Potoçari të Srebrenicës. Ai ka shkruar se ato që ndodhën në korrikun e vitit 1995 nuk janë thjesht statistika, nuk janë vetëm numra, por janë mbi 8,000 jetë të pafajshme, janë ëndrra të ndërprera, familje të shkatërruara dhe një dhimbje që mbetet e gjallë edhe sot. “Srebrenica është plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit, një simbol i asaj se çfarë ndodh kur urrejtja dhe krimi marrin përmasa të pashpjegueshme. Është thirrje për drejtësi, për paqe, për të mos lejuar që e kaluara të përsëritet. Srebrenica…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare përplasen duke akuzuar njëra tjetrën se kush i ka diskriminuar më shumë shqiptarët, gjatë qeverisjeve të tyre. Sipas VLEN-it, BDI 20 vjet ka bërë diskriminin sistematik ndaj shqiptarëve. Këtë e tregojnë përmes disa statistikave. VLEN “Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – 218 maqedonas SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste – 275 maqedonas, vetëm 12 shqiptarë Enti për ekzaminimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja – 27 maqedonas, 3 shqiptarë Agjencia e Administratës – 50 maqedonas, 7 shqiptarë Agjencia për Planifikimin e Hapësirës – 21 maqedonas, 3 shqiptarë” E nga…

Lexo më Shumë

Pas vrasjes së 23-vjeçarit, Renis Dobra në fshatin Madhesh të Ulzës, News24 ka mësuar detaje të reja rreth pistave të hetimit. Prokuroria e Dibrës po heton në dy pista që lidhen me aktivitetin e të riut në Gjermani dhe në Shqipëri. Burime bëjnë me dije së 23-vjeçari, Renis Dobra ka qenë i dënuar me burgim për disa muaj nga autoritetet gjermane, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Pista e parë e hetimit ka të bëjë pikërisht me dënimin e të riut në Gjermani dhe lidhjet që ka pasur me persona të tjerë gjatë qëndrimit…

Lexo më Shumë

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm, dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria. Po sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple bëhet një konkurrent i drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm. Çdo lëvizje e Apple në këtë sektor pritet me kureshtje dhe emocion, duke u bërë një…

Lexo më Shumë

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Sipas burimeve për gazetarin Igli Çelmeta, këtë të premte, disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov në drejtim të mjeteve të IKMT-së, si edhe mbi urën kryesore të lagjes “Gjelaj”, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën në terren. Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, në ndihmë të autoriteteve lokale janë nisur forcat speciale FNSH…

Lexo më Shumë