Author: almakos

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli ka dërguar një shkresë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. Prokurorja Elsa Gjeli shprehet se shkresa është dërguar në KLP në mbrotje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, e cila sipas saj është cënuar. Në shkresë, ajo shprehet se qëndrimi publik është i paprecedentë, si edhe diskriminues, duke theksuar “synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit”. Elsa Gjeli kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që të “ndërmarrë hapa institucionalë për…

Lexo më Shumë

Gjykata ka urdhëruar kontroll në pesë banesa në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Eraldo Muçit, 30-vjeçarit që rezulton i humbur prej datës 15 qershor. Një nga banesat e kontrolluara është ajo e Donald Nelës, i njohur si Tupja, personi me të cilin Muçi ka pasur kontaktin e fundit para zhdukjes. Hetuesit dyshojnë se Nela mund të ketë dijeni për fatin e tij, për shkak të lidhjeve të afërta mes tyre. Eraldo Muçi është gjithashtu miku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me një atentat me tritol më 11 qershor 2022, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Sadikaj humbi…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të fillojë gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe tre mjekëve onkologë për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. I akuzuari i parë, Vasev si drejtor i Klinikës, në bashkëveprim me mjek tjetër të repartit të njëjtë, akuzohet se ka kryer “vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve”. Në aktakuzë thuhet se ekspertiza mjekësore ka përcaktuar se te 29 pacientë, i akuzuari i parë ka zbatuar një metodë trajtimi padyshim të papërshtatshme dhe, në kundërshtim me udhëzimet aktuale onkologjike, me devijime…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Të dhënat që janë bërë publike ditën e djeshme në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në Mat, dëshmojnë për pjesëmarrjen e të paktën 4 personave në krimin e rëndë të vrasjes së Renis Dobrës. Duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, teksa djalit i kanë dalë përpara 2 persona të veshur me uniforma policie, që e kanë rrëmbyer. Ekspertët e hetimit të krimeve të rënda kanë arritur në përfundimin paraprak se i riu mund të jetë rrëmbyer, mbytur dhe më pas është sjellë në afërsi të liqenit të Shkopetit me mjetin e tij. Vrasësit janë kujdesur që mjeti…

Lexo më Shumë

“VETTING”/ Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017. Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70…

Lexo më Shumë

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria. Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm. Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple mund të quhet iPhone Ultra, dhe do…

Lexo më Shumë

Kosova sot zhvillon një sërë ngjarjesh të rëndësishme që do t’i mbajnë qytetarët në vëmendje. Në këtë ditë të ngjeshur, duket se çështjet sociale, politike dhe kulturore janë të gjitha në fokus. Nga ora 10:00, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një grevë përpara Administratës së QKUK-së. Kjo grevë ka për qëllim të theksojë kushtet e vështira të punës dhe të drejtat e punëtorëve, duke kërkuar një angazhim më të madh nga ana e institucioneve për përmirësimin e standardeve të jetesës. Pak më vonë, në orën 10:30, Grupi Parlamentar i LV-së do të…

Lexo më Shumë

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991). Ligji u vjen në ndihmë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e cila po mbahet në Romë, Itali. Siç kumtoi MMJPH, bëhet fjalë për konferencën e katërt me radhë me karakter ndërkombëtar, të dedikuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Ngjarja është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe të Ukrainës, ndërsa qëllimi kryesor është mobilizimi i burimeve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin e vendit të goditur nga lufta. Në Romë, zëvendëskryeministri Mexhiti e ka ripërsëritur qëndrimin e palëkundur…

Lexo më Shumë

Analisti Bledi Koka komentoi në emisionin “Log.” në News 24 valën e dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, si dhe thirrjen e kryeministrit Rama që të njëjtin hap ta ndjekin edhe drejtuesit në bashkitë e Durrësit dhe Fierit. Sipas Kokës, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim të Ramës për performancën e zyrtarëve vendorë, por me një ristrukturim të balancave të krimit në këto zona. Ai thotë qartë se bëhet fjalë për një ridimensionim të pushtetit të bandave që kontrollojnë territoret dhe ndikojnë drejtpërdrejt në emërimet politike. “Drejtorët që u hoqën nuk është thjesht një shqetësim i Ramës…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit. “Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho. Sipas inxhinierit Romeo Nazarko,…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc po regjistrohet fluks i shtuar e hyrjes së automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi sot pasdite Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.…

Lexo më Shumë