EMISIONI VETTING Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControlit Belinda Balluku. Pikërisht nga viti 2018 deri në vitin 2019, kompania “Alko Impex Construction” do të shumëfishonte të ardhurat nga 28 milionë lekë në 354 milionë lekë, ose gati 3.6 milionë euro të ardhura në vit nëpërmjet…
Author: almakos
Më 10.07.2025 në ora 15:30, gjatë patrullimit të rrugës mes Kadinos dhe Miladinovcit nga zyrtarët policor nga Njësia policore intervenuese e SPB Shkup, ka vërejtur tym të zi dhe janë gjetur dy persona të cilët kanë djegur kabllo afër barit të thatë dhe mbeturina (deponi e egër). Me një reagim të shpejtë, zjarri është parandaluar te mos përhapet dhe është shuar. Zjarri është shkaktuar nga I.B (39) nga Kumanova dhe A.B. (31).Personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për paraqitjen e raportit të duhur. MARKETING
EMISIONI VETTING Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” shpk me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017. Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake…
Ukraina po përgatitet të bëhet kombi i parë evropian që do të ofrojë shërbime interneti Starlink, një arritje që premton të transformojë mënyrën se si qytetarët e saj komunikojnë dhe aksesojnë informacionin. Kjo nismë inovative do të ndihmojë në rimëkëmbjen e një vendi që ka duruar përpjekje të vazhdueshme, për shkak të luftës dhe kushteve të vështira. Kryesia e operatorit më të madh të telekomunikacioneve në Ukrainë, Kyivstar, njoftoi se do të lancojë shërbimet e internetit satelitor mobil deri në vitin 2026.” Oleksandr Komarov, drejtor ekzekutiv i Kyivstar, njoftoi se zhvillimi i kësaj teknologjie ka filluar me teste në terren,…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur për Ligjin për Skemat Pensionale, duke i dhënë një dritë jeshile ligjit që rregullon pensionet financuara nga shteti. Në vendimin e saj të fundit, Gjykata ka vlerësuar se ligji nuk e shkel Kushtetutën e vendit. Ky vendim ka sjellë shumë diskutime në shoqërinë shqiptare, duke reflektuar mbi rëndësinë e skemave pensionale për qytetarët dhe duarngushtesën që ato ofrojnë për ata që kanë kontribuar në sistem. “Gjykata vlerësoi se mënyra e përcaktimit të pensioneve përmes skemës parciale kontributpaguese të moshës përmes nenit 4 të Ligjit të kontestuar, ua njeh përvojën e punës dhe kontributet pensionale, pa dallim,…
Sami Lushtaku ka njoftuar kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës. Në një postim të bërë në Facebook, ai zbuloi se kjo kandidaturë është mbështetur nga kryesia e degës në këtë komunë, duke shprehur besimin se do të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët e Skenderajt. Lushtaku përsëriti se kandidatura e tij është rezultat i padrejtësive që ka përjetuar në të kaluarën. Ai theksoi se kishte kaluar katër vite e gjysmë në burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017, dhe pas lirimit është shpallur i pafajshëm nga akuzat që ishin ngritur ndaj tij.…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sofje, ku u prit nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, dhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, integrimi europian i Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s. “Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë për mbështetjen e integrimeve euro-atlantike, anëtarësimit e partneritetit në NATO dhe rrugëtimin drejt familjes europiane, si një proces i mbështetur në meritën, anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade, për të cilën gjatë kësaj vizite konstatova mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit të Bullgarisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve lehtësohen, përveçse nga lidhjet historike e…
Detaje të reja po dalin nga hetimet për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 korrikut në liqenin e Shkopetit. Gazetari i News24, Enver Doçi, raporton se autorët e dyshuar kanë ardhur nga Rrësheni me dy automjete tip Range Rover, me qëllim t’i bënin pritë dhe ta rrëmbenin të riun. Ndërkohë, një makinë e tretë, që vinte nga Miloti, ka patrulluar në rrugën Milot-Burrel për rreth 12 kilometra për të kontrolluar terrenin dhe lëvizjet, duke shërbyer si makinë sinjalizuese për të garantuar rrëmbimin pa ndërhyrje. Mësohet se për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen…
Është shuar zjarri që përfshiu pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen brenda shtëpisë dhe zjarrfikësit luftuan me to për afro një orë, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë plotësisht. Në zonë ka mbetur vetëm tymi, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Bëhet fjalë për një ndër banesat e vjetra të kryeqytetit, me çati qerpiçi, çka ndihmoi përhapjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era e fortë që ka fryrë gjatë ditës. Shtëpia ndodhet në rrugën “Tefta Tashko Koço”, në një zonë me ndërtesa të tjera private, gjithashtu të…
Policia është akzivizuar në përjekjet për të parandaluar përhajen e zjarreve në vend. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ndaluar tre të mitur, shtetas të huajt, të cilët u kapën me benzinë, fishekzjarrë dhe konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” në afërsi të lagjes Ilinden. MPB “Në momentet kur janë kapur, në çantën e shpinës atyre u janë gjetur dy shishe me nga 1.5 litra benzinë, dy fishekzjarrë, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm. Në prani të një ekipi kujdestar nga Qendra për Punë Sociale dhe një avokati, u zhvillua biseda zyrtare me ta, pas së…
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me një gjest jo të zakontë, por tashmë të përsëritur, gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë. Në momentin e përshëndetjes me kryeministren italiane Giorgia Meloni, Rama është gjunjëzuar përpara saj – një veprim që është kapur nga kamerat dhe është komentuar gjerësisht nga mediat italiane dhe ndërkombëtare. “Rama e ka përshëndetur Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke u gjunjëzuar përpara saj, një veprim që ka tërhequr vëmendje për mënyrën e tij të nderimit,” raportojnë disa prej mediave në Itali. Ky veprim është interpretuar si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje nga…
Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Shijakut, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore në fshatin Koxhas-Fushë. Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i menjëhershëm i forcave të Komisariatit të Shijakut bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili ndodhej ende pranë parcelës në momentin kur zjarri ishte aktiv. Nga hetimet paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë, përfshirë ullinj dhe pemë të llojit Pauloënia, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Materialet…

