Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Krenar Lloga, sot përmes rrjeteve sociale, ka shkruar lidhur me refuzimin e përdorimit të shqipes nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Llogës, qasja e Gjykatës Kushtetuese ndaj gjuhës shqipe, është është e bazuar në mentalitet diskriminues institucional, ku 10 herë me radhë Gjykata Kushtetuese përgjigjet vetëm në një gjuhë, ndërsa shpërfillet gjuha shqipe. Postimi i plotë i Krenar Llogës: Refuzimi i përdorimit të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese nuk është thjesht shkelje ligji, është shkelje flagrante e vet rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ligji për përdorimin e gjuhëve, i…
Author: almakos
Nga Ardian Bushi Autor i emisionit Vetting Nga fjala e fundit para pushkatimit, te heshtja e imponuar dje Shqipëria në prag të një errësire mediatike. Ngjarja e djeshme një goditje e hapur ndaj lirisë së medias Dje, Shqipëria pa një skenë që do mbetet gjatë në kujtesën e atyre që besojnë tek fjala e lirë. Gazetarët e News24, një nga zërat më të qëndrueshëm të informacionit publik, u goditën pa paralajmërim. Sinjali televiziv u ndërpre. Zërat e tyre u shuan. Ekranet u errësuan jo nga mungesa e energjisë, por nga një urdhër politik i shoqëruar me presion policor. Ky nuk…
Në vetëm një javë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë regjistruar dy incidente të ndara ku avionë pasagjerësh janë përplasur me jato zogjsh, duke ngritur shqetësime për sigurinë ajrore. Rasti i parë – fluturimi i “Wizz Air” drejt Bazelit Incidenti i parë ndodhi të mërkurën rreth orës 18:00, kur një avion i kompanisë “Wizz Air” i tipit Airbus A320-232, në fluturimin nga Shkupi për në Bazel, u përplas me një jato zogjsh menjëherë pas ngritjes nga pista. Sipas informacioneve, një zog më i madh ka goditur njërin nga motorët, duke shkaktuar vibrime për shkak të dëmtimit të tehëve. Edhe pse…
Luciano Boçi dënon ashpër ndërprerjen e sinjalit të News24, duke e cilësuar atë si një akt arbitrar dhe autoritar që shënjestron median e lirë dhe mesazhin e saj. Boçi paralajmëron se kjo është një vazhdimësi e një modeli të njohur, të ngjashëm me atë që solli mbylljen e “Agon Channel” dhe pasojat e mëdha financiare për vendin, falë ndjekjes penale të themeluesit Francesco Becchetti. “Veprimet janë të njëjta: shtypje e fjalës së lirë, dhunë ligjore dhe uzurpim i medias, pa respektuar vendimet e gjykatave,” thotë Boçi. Komenti i Luçiano Boçit Me pushtimin e rrëmbimin e News24, Rama rrezikon një tjetër…
Gazetari Klevin Muka shpreh shqetësimin për situatën e krijuar pas ndërprerjes së transmetimit të News24, duke theksuar se gazetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e përplasjeve që nuk i takojnë atyre. “Ne si gazetarë duhet të kemi sigurinë për të vazhduar punën pa frikë,” tha Muka. Ai shtoi se problemi kryesor është frika që i imponohet stafit dhe jo humbja personale e vendit të punës. “Një nga godinat ku kemi studiot është me kontratë qiraje deri në vitin 2033. Kjo tregon absurdin dhe pasigurinë që përballemi,” tha gazetari. Klevin Muka: Gazetari nuk mund të jetë dëm kolateral I një përplasje.…
Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se News24 do ta fitojë betejën dhe do të rikthehet më e fortë se sa ishte. Jashtë dyerve të televizionit, sinjali i të cilit është ndërprerë prej dy ditësh, ai u shpreh se gazetarët e News24 do të qëndrojnë të bashkuar dhe se janë një familje. Gazetari theksoi se ditën e djeshme uniformat blu u zëvendësuan me forca të policisë ushtarake duke e cilësuar si të frikshme dhe të turpshme. “Sikur të ishim kriminelë dhe jo media në krah të qytetarëve, e cila denoncon korrupsionin”, shtoi Igli Çelmeta. “E frikshme dhe e turpshme nga autoritetet…
Siç njoftojnë nga LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një ore, në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston…
Gazetari i politikës në News 24 Ergys Gjencaj në një prononcim deklaroi se News 24 është një institucion, i ka hapur dyert çdo politikani, pavarësisht nëse ka qenë i majtë, i djathtë apo i qendrës dhe gjithashtu çdo qytetari. Gjençaj u shpreh se situata është e papëlqyeshme. Ai shtoi se shpreson që institucionet e drejtësisë të bëjnë drejtësi dhe News 24 të kthehet në normalitet. Gazetari Ergys Gjençaj: Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të përballesha me këtë situatë. Ky është një institucion mediatik, që ia ka hapur dyert çdokujt. Këtu kanë ardhur politikanë majtas, djathtas, të qendrës, liberalë,…
Lëvizja në pikat kufitare në Kosovë ndjek një ritëm të qetë, duke ofruar një përvojë të lehtë për udhëtarët. Ndërsa shumë njerëz presin me padurim të kalojnë nëpër kufij, situata aktuale tregon një fluks normal të automjeteve. Sipas autoriteteve, deri në orën 07:06, vetëm dy pika kufitare kanë raportuar kolona të automjeteve, që janë Dheu i Bardhë dhe Kullë. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, udhëtarët në dalje nga territori i Kosovës kanë hasur një kolonë prej 200 metrash. Kjo kolonë përkthehet në një kohë pritjeje rreth 30 minuta, e cila ndonjëherë mund të jetë shqetësuese për ata që duan…
**Gati për një transformim të madh në orët inteligjente?** Apple Watch Ultra 3 po vjen dhe me të po mbahen shpresat për disa karakteristika që do të ndryshojnë mënyrën se si e perceptojmë teknologjinë e orëve inteligjente. Versioni më i fundit beta i iOS 26 ka zbuluar grafikë që confirmojnë se kompania Apple është duke punuar për një orë të re, një lajm që po ngjall shumë interes. Apple Watch Ultra 3 pritet të lansojë këtë vjeshtë, dhe informacione të reja nga kontribuesi i MacRumors, Aaron Peris, kanë zbuluar detaje interesante për dizajnin e saj. Imazhi i publikuar sugjeron se…
News 24 pa sinjal transmetimi. Godina e kompanisë medatike e vendosur në ish-Uzinën e Autotraktorëve në lagjen Shkozë të Tiranës, u rrethua nga forcat e policisë, që kërkuan nga punonjësit e medias lirimin e mjediseve. Që nga ora 07:36’ e së shtunës, transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t’i kalojë kompanisë shtetërore…
Prej dy ditësh, ambientet e News24 vijojnë të qëndrojnë në terr, pasi Policia e Shtetit ndërpreu sinjalin e televizionit informativ më të madh në vend, në një veprim të cilësuar si arbitrar. Ndërhyrja ndodhi gjatë një dite të zakonshme pune, përmes një aksioni të paparalajmëruar, duke bllokuar transmetimin e kanalit dhe aktivitetin normal të tij. Për këtë ngjarje kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kanë cilësuar veprimin si “uzurpim” të News24 nga ana e policisë. Mijëra ndjekës në rrjete sociale kanë dënuar atë që e quajnë një akt barbar dhe kanë shprehur solidaritet…

