Author: almakos

Ndikimi i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, po merr dimension të ri me qeverinë aktuale, ku përveç “Telekomit Serb”, tani përmes “Alta Bank” që ka lidhje të ngushta me Milan Radojçiç, po tentohet të depërtojnë edhe në sektorin bankar.Lidhur me këtë rast, sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ku sipas tyre qeveria aktuale, me VLEN-in si vegël politike, po lejon depërtimin e këtij kolonizimi ekonomik që është kundër interesa kombëtare dhe shtetërore. Komunikata e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e implementimit të agjendës së “Botës Serbe”…

Lexo më Shumë

Ambientet e News24 vijojnë që të jenë në terr televizv prej dy ditësh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare. Kjo ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën. https://www.youtube.com/live/HjvtaMuV1hU?si=6TphfzNhLh8oPE22

Lexo më Shumë

Pas publikimit të një shkrimi të detajuar nga Gazeta Shqiptare mbi hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, erdhi reagimi i ashpër i Gazment Bardhit, i cili e cilësoi fikjen arbitrare të sinjalit të News24 dhe rrethimin me forca policore të redaksive si një akt të qartë hakmarrjeje politike. Gazment Bardhi ka risjellë shkrimin e publikuar në Gazetën Shqiptare në 8 gusht, që sipas tij solli hakmarrjen e Belinda Ballukut ndaj News24 një ditë më pas, mëngjesin e 9 gushtit. “Në datën 8 Gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group Media”, publikoi shkrimin…

Lexo më Shumë

Nxënësit maturantë që nuk i kanë kaluar ose nuk i kanë përfunduar me sukses provimet eksterne në afatin e qershorit të maturës shtetërore, do të kenë mundësinë t’i riprovojnë ato më 12 dhe 14 gusht, në sesionin e gushtit. Sipas njoftimit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (DIC), më 12 gusht (e martë) do të mbahet provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht), ndërsa më 14 gusht (e enjte) do të zhvillohet provimi në lëndën me zgjedhje (matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, filozofi dhe estetikë). Për këto dy ditë testimi janë regjistruar gjithsej 1118 maturantë. Prej…

Lexo më Shumë

Një histori e jashtëzakonshme peshkimi ka ardhur nga brigjet e Connecticut-it, ku një peshkatar i pasionuar arriti të kapë një peshkaqen të pashembullt me peshë 320 kilogramësh. Si ndodhi kjo aventurë e shkëlqyer dhe çfarë do të thotë kjo për botën e peshkimit, do ta zbulojmë në këtë artikull! Ed Lovely, një peshkatar i apasionuar nga Hampton, Connecticut, gjithmonë kërkon mundësi për të shijuar pasionin e tij. Ai ndan emocionet e tij në lidhje me aventurat e peshkimit, duke përshkruar procesin si një eksperiencë të qetë, deri në momentin e papritur kur një peshkaqen sulmon tërheqjen e tij. Ed pohon…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të ndërmarra nga shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., të cilat çuan në mbylljen e disa prej mediave më të mëdha në vend. Bardhi kujton se më 8 gusht 2025, në orën 18:40, Gazeta Shqiptare publikoi një shkrim mbi komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për Zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Vetëm disa orë më pas, më 9 gusht, në orën 07:00, “KAYO” sh.a. e drejtuar në Këshillin Mbikëqyrës nga Ermal Nufi, urdhëroi zaptimin e ambienteve të News24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, pavarësisht se këto prona janë me kontrata qiraje të vlefshme…

Lexo më Shumë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur alarmin për përbërjen problematike të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar emrin e Radomir Llaban, një individ me një të kaluar të errët kriminale dhe lidhje të dyshimta me shërbimin sekret serb, BIA. Në një konferencë për media të dielën, Haxhiu shprehu shqetësimin e saj lidhur me emërimin e Llabanit si gjyqtar në këtë institucion të rëndësishëm, duke përmendur se kërkesa e saj për të frenuar këtë vendim nga ish-presidenti Hashim Thaçi ishte injoruar. “Para disa ditësh, unë kam dërguar një letër në adresë të ish-presidentit Thaçi, me kërkesën për të…

Lexo më Shumë

Diplomati Agim Nesho e ka cilësuar fikjen e sinjalit të televizionit informativ News24 si një rast të pazakontë dhe alarmues për një demokraci funksionale. “Është një rast i paprecedent. Sinjalet e televizioneve janë hapësira publike që i shërbejnë interesit të qytetarëve, pavarësisht mënyrës së menaxhimit apo pronësisë. Këto janë të domosdoshme për funksionimin e një demokracie që ka nevojë të forcojë shtetin e së drejtës,” deklaroi Nesho per SyriTV. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen dhe personalizimin e shtetit shqiptar, duke e lidhur ndërhyrjen ndaj mediave me frikën dhe pasigurinë. Agim Nesho: Duhet të themi që ishte një rast…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi mes Apple dhe Samsung, dy gjigandëve të teknologjisë, ka potencialin të ndryshojë përfundimisht botën e kamerave të telefonëve. Një investim i ri në sensorët e avancuar për modelet e ardhshme të iPhone 18 premton përmirësime të jashtëzakonshme në performancën e kamerave, dhe ka të gjithë shanset për të shkaktuar trazira në tregun global të imagjistikës. Me qëllimin për të shpërndarë prodhimin në SHBA dhe për të rritur kapacitetet lokale, ky bashkëpunim do të zhvillohet në një fabrikë në Teksas. Kjo strategji jo vetëm që do të theksojë angazhimin e Apple për prodhimin vendas, por gjithashtu do të reduktojë varësinë…

Lexo më Shumë

Nisma Thurje ka reaguar pas rrethimit të ambienteve të News24 dhe ndërhyrjes në punën e gazetarëve, duke e cilësuar këtë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë në vend. Në deklaratën e saj, Nisma Thurje thekson se liria e medias është një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe garancia që qytetarët të marrin informacion të pavarur, të balancuar dhe të vërtetë. Sipas saj, çdo vendim arbitrar që ndikon në funksionimin e mediave cënon pluralizmin e mendimit dhe pengon qytetarët të mbajnë institucionet nën vëzhgim. “Të drejtat e gazetarëve për të punuar pa frikë, pa ndërhyrje dhe pa…

Lexo më Shumë

“Skandali i mosdhënies së asnjë prove se si u shpenzuan 120 milionë denarë në organizimin e samitit të OSBE-së është një tjetër fakt i qartë i pandershmërisë dhe punës së paligjshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme nën udhëheqjen e Bujar Osmanit”, reagon sot VLEN.Më tej theksohet se në vend të transparencës dhe llogaridhënies, e vetmja “fitore” për Osmanin ishte pritja e ministrit rus Sergej Lavrov në Shkup, një veprim që shkaktoi reagime negative dhe dyshime serioze në lidhje me orientimin e politikës së jashtme të Osmanit dhe partisë nga lista e zezë BDI. “Opinioni duhet ta di:Pse nuk ka…

Lexo më Shumë

Takimet e fundit ndërkombëtare me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë shndërruar në një situatë të pazakontë. Pse liderët ndërkombëtarë po i shmangen zyrave dhe po zgjedhin takime në ambiente më informale dhe private? Analistët e politikës kosovare ofrojnë një perspektivë të thellë mbi këtë fenomen. Një pyetje që lind natyrshëm është: A po vendosin liderët ndërkombëtarë t’i dërgojnë një mesazh politik për distancimin nga qeveria aktuale? Sipas analistëve, kjo strategji lidhet ngushtë me mungesën e legjitimitetit të institucioneve që qeverisin Kosovën për momentin. Kosova vazhdon të përballet me vështirësi në formimin e institucioneve, edhe pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet…

Lexo më Shumë