Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Ziadin Sela sot zgjodhi kryetar të degës në Strugë, Idri Istrefin. Ai erdhi në këtë post në vend të kryetarit të deritanishëm, Lulzim Nasufi. “Me vota unanime, pa asnjë kundër dhe me mbështetje të gjerë nga anëtarët, sot Idri Istrefi mori drejtimin e degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë. Ky rezultat pasqyron besimin e plotë të strukturave dhe anëtarësisë për t’i dhënë Strugës një vizion të ri, energji të re dhe punë të palodhshme për qytetin dhe komunitetin”, thekson ASH. MARKETING
Author: almakos
Apple dhe Samsung, dy gjigantët e teknologjisë, kanë njoftuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm që do të ndryshojë përfundimisht mënyrën se si përdoruesit përjetojnë fotografitë në telefonat e tyre. Ky partneritet synon të prodhojë sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone, duke premtuar një përmirësim të dukshëm në cilësinë e imazheve. Teknologjia e re do të zhvillohet në një fabrikë të re në Teksas, një hap strategjik që thekson angazhimin e Apple për të rritur prodhimin në Shtetet e Bashkuara. Kjo lëvizje jo vetëm që do të rrisë kapacitetet prodhuese, por gjithashtu do të ndihmojë në krijimin e…
Gazetari Erl Murati e sheh me shumë shqetësim, goditjen që po i bëhet një prej mediave më kritike ndaj pushtetit sot, News24, që prej aksionit policor të së shtunës, që kulmoi më fikjen e sinjalit të transmetimit. Në një lidhje me edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkos, Murati edhe në postin drejtues në këtë grup mediatik, u shpreh se me ndërprerjen e transmetimit të News24, është shuar përkohësisht dhe në mënyrë arbitrare, një prej televizioneve më kritike ndaj qeverisë. Sipas Muratit, grupi mediatik, i vendosur në ambientet e ish-uzinës së autotraktorëve u mbyll në mënyrë arbitrare…
OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o pas një vale të madhe reagimesh nga përdoruesit. A është ky një hap i nevojshëm për të ruajtur besimin e abonentëve? Së fundmi, OpenAI ka njoftuar riaktivizimin e modelit GPT-4o për abonentët Plus, një vendim që ka shkaktuar një valë diskutimesh në komunitetin e përdoruesve të tij. Kjo lëvizje vjen pas kritikave të shumta mbi cilësinë e përgjigjeve të modelit të ri, GPT-5. Përdoruesit kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke vënë në dukje se GPT-5 ka humbur pjesën më personale dhe empatike që karakterizonte modelin e mëparshëm, GPT-4o. Kjo është një çështje e…
Dekania e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, Ledina Alolli, ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë, e ka cilësuar mbylljen e sinjalit të News24 si censurë ndaj halleve dhe problemeve të komunitetit. Alolli shkruan se me mbylljen e News24, Rama dëshmoi sërish se integrimin europian e ngriti si fasadë për manipulimin e publikut në fushatën e pseudozgjedhjeve të 11 Majit. Reagimi i Ledina Alollit: Fikja e sinjalit të News24, censurë ndaj halleve dhe problemeve të çdo komuniteti. Një televizion që i jep zë, çdo problemi dhe shqetësimi të fermerëve, njerëzve të punës në bujqësi e blegtori, bizneseve të vogla…
Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi, ka reaguar për mbylljen e tv News24 nga Policia, një veprim që ish- deputeti e cilëson si një ves që teston fibrën e një diktatori. Roshi thotë se me këtë veprim qeveria nuk po mbyll thjesht një televizion, por po mbyll vendin në një diktaturë. Reagimi i Artur Roshit: Mbyllja e Televizionit News24, një ves që teston fibrën e një diktatori Policia rrethoi Televizioni. News24, një nga Televizionet më të mëdha në vend. Thonë se ka një Vendim Qeverie që ambientet e këtij televizioni do të shkojnë për një kompani shtetërore që…
Me kalimin e teknologjisë, orët inteligjente po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet, dhe Apple Watch Ultra 3 pritet të jetë një nga modelet më të përparuar në treg. Por, çfarë na pret nga kjo pajisje e re? Të dhënat e fundit sugjerojnë se ky model do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme, përfshirë një ekran më të madh dhe përmirësime të tjera teknologjike. Versioni më i ri beta i iOS 26 ka zbuluar disa detaje interesante për Apple Watch Ultra 3. Sipas atyre që kanë analizuar grafikat, ky model është në zhvillim dhe është i destinuar për t’u lancuar…
Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka prezantuar projektin për parkun e ri në këtë komunë. Sipas tij, kjo do t’i jap frymëmarrje të re Çairit, por edhe tërë Shkupit.Sot, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, prezantova një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Çairit, Parkun e Ri, një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale që do t’i japë frymëmarrje të re Çairit tonë, por edhe gjithë Shkupit. Ky projekt, i përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike, do të realizohet sapo të marrë detyrën kryesia…
Moderatori dhe gazetari Endri Xhafo, që prej vitesh drejton emisionin Log., ka renditur me fakte uzurpimin e paligjshëm nga policia të News24 dhe jo vetëm. Në një reagim të tij, Xhafo jep detajet e kontratave të godinave dhe ndërprerja e sinjalit dhe zaptimi i Tv News24 është vepër penale, ashtu sic është edhe ndërprerja e energjisë elektrike, kur në fakt ka një kontratë të rregullt dhe faturat janë paguar. Reagimi i Endri Xhafos: Me pak fjalë… Për miqtë dhe jo miqtë, që vazhdimisht po më pyesin: “A nuk ju ka mbaruar kontrata juve qysh para 3 vjetësh”, apo, “a keni…
Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i gjuajtjes më armë zjarr, që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë e mitur, dhe një kalimtar i rastit. MPB “Në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë një apel të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke theksuar se me ardhjen e temperaturave të larta, kujdesi për shëndetin është më i domosdoshëm se kurrë. Çfarë duhet të dimë për të mbrojtur veten dhe ata që na rrethojnë? Nxehtësia e lartë ka pasoja kritike për shëndetin e individëve, sidomos për ata që janë më të ndjeshëm, siç janë të moshuarit, fëmijët dhe ata me sëmundje kronike. Efektet e nxehtësisë nuk duhet të neglizhohen, pasi ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, siç janë goditjet nga nxehtësia. Duke pasur…
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas sulmit shtetëror ndaj televizionit News 24 dhe rrethimit të godinës së Focus Media Group nga forcat e Policisë së Shtetit, më 9 gusht 2025. Në një letër dërguar komunitetit ndërkombëtar, AGSH e cilëson këtë akt si një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e gazetarisë në vend. AGSH thekson se gjatë sulmit policer u ndërpre energjia elektrike, duke lënë televizionin pa sinjal, gazetarëve iu ndalua hyrja në ambientet e redaksisë dhe u bllokua puna e redaksive dhe aksesimi i publikut në përmbajtje.…

