Author: almakos

Përfaqësues të opozitës kanë reaguar ashpër pas pushtimit të ambienteve të News24 nga forcat e policisë. [embedded content] Lisandër Hoxha u shpreh për mediat se ata kërkuan informacion nga policia për arsyet e ndërhyrjes, por nuk morën asnjë përgjigje. Sipas Hoxhës, çështja e godinës së News24 duhet të trajtohej nëpërmjet gjykatës, dhe gazetarët nuk duhej të pengoheshin në punën e tyre. Lisandër Hoxha: Kanë ardhur tu rrëmbejnë mikrofonat, sot këto që mbani ju në dorë do ti mbajë me porosi të Ramës, Ardi Veliu. Do të transmetojë Rama nga News24, nuk dëshiron Rama që skandalet financiare të publikohen sic kanë bërë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrethimin e News 24 dhe ndërprerjen e sinjalit të televizionit.[embedded content]Përmes një prononcimi nga ambientet e jashtme të News24 të rrethuara nga policia, Boçi thotë se kërkon një informacion për situatën nga drejtuesit e këtij aksioni absurd sipas tij. “Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit”, tha Boçi. Demokrati tha se sot në News24 ardhur një ndërmarrje x me emër…

Lexo më Shumë

Pas një denoncimi paraprak ditën e djeshme për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 390 të Kodit Penal – “Marrja ose shkatërrimi i vulës apo shkresës zyrtare”, bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore në Manaastir, në periudhën nga ora 19:25 deri në 20:20, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Demir Hisar, në prani të një avokati, kanë kryer kontroll në banesën e M.L. (57) nga Demir Hisari. Gjithashtu, me urdhër gjykate, në periudhën nga ora 20:45 deri në 21:30 është kryer kontroll edhe në ambientet zyrtare të shkollës së…

Lexo më Shumë

Anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit. Përmes një postimi, Andrey Kovatchev bën thirrje për transparencë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri. “Lajmet e fundit nga Tirana në lidhje me qiranë e Panorama Group ngrenë pyetje. Unë bëj thirrje për transparencë të plotë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i shpalli zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor. Me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që duhet ta miratojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT “Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025”.…

Lexo më Shumë

NGA AGIM NESHO Sa më afër vjen dita e llogaridhënies për regjimin Rama për masakrën zgjedhore të 11 Majit, aq më shumë regjimi merr masa ektreme për të kontrolluar situatën. Filloi me marrjen e kompetencave të pushtetit lokal, duke hedhur në rrugë drejtorët që i kishte përdorur vetë për zgjedhjet, vazhdoi me heqjen masive të karrigeve dhe tavolinave në rrugë, ku vetë zoti Rama tregonte pamjet estetike të Rilindjes 2.0; futi fadromat dhe shkatërroi ndërtimet në Theth, kur vetë kryeministri ju kishte premtuar të kundërtën; nxori në diskutim kodin e ri penal, që mund të burgosesh nëse nuk je dakort…

Lexo më Shumë

Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë në godinën e News 24, duke e cilësuar si një “sulm të paprecedentë ndaj medias së lirë” dhe një shkelje flagrante të të drejtës kushtetuese për informim. “Sot, policia ka rrethuar godinën e News 24, ka ndërprerë me forcë dhe pa paralajmërim sinjalin e transmetimit, duke penguar gazetarët të hyjnë në vendin e tyre të punës. Qytetarët janë privuar nga një prej zërave më të besueshëm të informacionit në vend. Ky është një akt i rëndë kundër lirisë së shtypit, themelet mbi të cilat qëndron çdo demokraci,” u shpreh Gjoni. Ai paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Nuk mendoj se është mirë cili do funksionar i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Shtëpinë ligjvënëse, porositi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. Ai në intervistë për Press24.mk thotë se interpelanca për prokurorin publik, Ljupço Kocevski është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëviznin gjërat. “Nuk mendoj se është mirë cili dot funskionar i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shrpehur përmes përfaqësuesve të tyre në Shtëpinë ligjvënëse. Prioriteti ynë është kthimi i besimit në sistemin e jurisprudencës dhe ruajtja e pavarësisë dhe integritetit të…

Lexo më Shumë

Avokati Marash Logu ka ngritur pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë “KAYO” sh.a. në ambientet e “Panorama Group” sh.a., duke e cilësuar veprimin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Sipas Logut, Panorama Group sh.a. ka një kontratë qiraje të vlefshme deri më 9 maj 2033, me qira mujore 15 mijë euro. Ai thekson se vendimi i Këshillit të Ministrave që i ka kaluar “KAYO” sh.a. katër prona në të njëjtën zonë kadastrale, nuk përfshin këtë pasuri.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Vendimi i është dorëzuar institucioneve përkatëse për organizimin e procesit zgjedhor. Gashi theksoi rëndësinë e mbajtjes së një gare të ndershme dhe demokratike, duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të tregojnë maturi politike dhe të shmangin gjuhën përçarëse apo keqpërdorimin e burimeve publike. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, e cila nis 20 ditë para ditës së votimit, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin në aspektin administrativ, por nuk do të mbajë seanca…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të News24 nga policia mëngjesin e sotëm, duke theksuar se televizioni do të rikthehet më i fuqishëm se kurrë. Lala e cilëson News24 një televizion që ka bërë histori dhe një “ingranazh të vënë në lëvizje” që nuk mund të ndalet. Ajo shprehet e bindur se tentativa për ta heshtur do të dështojë, duke vlerësuar përkushtimin e kolegëve dhe punonjësve të të gjitha niveleve në këtë media. “Jam dëshmitare për dy dekada sesi News24 ka bërë histori. Tentativa për të na heshtur do të dështojë”, shkruan Lala, duke shtuar se forca…

Lexo më Shumë

Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të News24 dhe rrethimit të godinës nga policia që në orët e para të mëngjesit. Ai ngre pikëpyetje mbi mënyrën e veprimit të autoriteteve, duke e krahasuar me “mentalitetin e terroristit” që synon të përçojë frikë masive. Sipas Dervishit, vendimi gjyqësor që njeh pronësinë e godinës Bashkisë së Tiranës është marrë tre javë më parë, por televizioni duhet të kishte muaj kohë për t’u zhvendosur. “Pse ky ngut, pse kaq dhunshëm, pse me panoramë e shije terrori?”, pyet ai. Gazetari paralajmëron se kjo është një goditje që shkon përtej News24, duke…

Lexo më Shumë