Author: almakos

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026. Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë, do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit, përveç maturantëve, do të bëhet më 12 qershor 2026. Për maturantët shkolla përfundon më 29 maj, ndërsa provimet e tyre janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026. Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën…

Lexo më Shumë

Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet. Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10 ditë pas…

Lexo më Shumë

Gënjeshtra shpesh shihet si një veprim i keq, por në fakt është një pjesë thelbësore e natyrës njerëzore, e mbushur me arsye të ndërlikuara. Pse gënjejmë? A është vetëm për përfitim personal, apo ka diçka më thellë? Studimet shkencore tregojnë se arsyeja e mashtrimit shkon përtej asaj që ne imagjinojmë. Shpesh, gënjeshtra nuk ka për qëllim të dëmtojë, por të mbrojë. Kjo mund të jetë një “gënjeshtër e bardhë” për të ruajtur ndjenjat e dikujt, ose një mashtrim për t’u shpëtuar pasojave të një veprimi. Siç shkruan Dan Ariely në librin e tij “The Honest Truth About Dishonesty”, njerëzit priren…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar sot në studion e re të News24, ku komentoi me tone të ashpra ndërprerjen e transmetimit të medias për disa ditë, duke e cilësuar si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe një tentativë për të instaluar censurën në Shqipëri. “Për 10 ditë, publikut iu mohua e drejta për t’u informuar nga një burim i pavarur. Ajo çka ndodhi është një akt frikësimi, jo vetëm për News24, por një **sinjal për të gjithë gazetarët dhe qytetarët e lirë të këtij vendi”,” deklaroi Salianji. Salianji vlerësoi profesionalizmin dhe pavarësinë e…

Lexo më Shumë

Juristi Jordan Daci ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së forcave ushtarake në ambientet e Focus Media News dhe Panorama Group, duke e cilësuar aksionin si një akt vetëgjyqësie dhe ndërhyrje të papranueshme në një çështje që është ende në shqyrtim gjyqësor. “Në rastin e News24, kemi të bëjmë me vetëgjyqësi. Çështja është në gjykatë, e vërteta është me Neës24. Ushtria e ka të ndaluar të marrë pjesë në çështjet e rendit,” deklaroi Daci në intervistën për News24.Juristi theksoi se gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme materiale të gazetarëve, duke kujtuar edhe një precedent të mëparshëm të vendosur nga…

Lexo më Shumë

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë. Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushallë për rrymë”, ndërkaq sipas tyre, që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve. “Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O =…

Lexo më Shumë

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, poshtë piramidës 15. Zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa rreth 60 forca nga disa institucione po punojnë për izolimin e flakëve. Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit, raporton gazetarja Lorena Kodra. SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00.Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të…

Lexo më Shumë

Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar “Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve, njoftojnë nga LAMM. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. “Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING

Lexo më Shumë

Në studion e “Koha për t’u zgjuar” në News24, eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, foli për mungesën e indeksimit me inflacionin, teksa bëri një përllogaritjet për pensionet që mund të përfundojnë zyrtarët e lartë. Hoxha komentoi situatën aktuale të sistemit të pensioneve në Shqipëri, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar asnjë rritje apo indeksim për pensionistët. Çdo vit legjislacioni shqiptar parashikon që pensioni duhet të indeksohet me inflacionin. Kjo nuk është bërë akoma për këtë vit, por shqetësuese është që në buxhetin e 2025-s nuk parashikohet asnjë rritje”, tha Hoxha. Megjithatë, sipas tij, ekziston mundësia…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.5 lekë dhe do shitet me 102.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111 lekë dhe do shitet me 112.6 ekë.

Lexo më Shumë

Pas një ndërprerjeje të paprecedentë prej 10 ditësh, ekrani i News24 është sërish në transmetim.  Ndërprerja e imponuar e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend mori fund sot me rikthimin e tij pranë shikuesve tanë besnikë. Pas ndërhyrjeve arbitrare që e bënë të pamundur vazhdimin e transmetimeve nga ambientet e mëparshme, News24 ka gjetur forcën dhe rrugën për të vijuar punën nga një hapësirë e re, duke mos hequr dorë nga misioni i tij. Ky rikthim është më shumë se një moment teknik; është dëshmi se liria e medias nuk mund të ndalet me urdhra, barriera apo…

Lexo më Shumë