Author: almakos

Konflikti për marrjen me qera të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për marrjen me qera të një mjeti ujor Jet- ski. Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin. Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Siç raportohet nga Departamenti Meteorologjik, proceset do të jenë më intensive me shira më të bollshëm, mbi 15 litra për metër katror. Do të ketë edhe kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Nga e marta do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave të ditës. MARKETING

Lexo më Shumë

Historia e Paul Harvey, një baba heroik nga Norfolk, Angli, ka emocionuar miliona njerëz pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë. 51-vjeçari arriti të fitojë 1 milion funte në EuroMillions, vetëm pak kohë pas përfundimit të një periudhe sfiduese që përfshinte rritjen e dy fëmijëve dhe luftimin me sëmundjen e tij. Një kalim i tillë nga tragedia në triumf është ndoshta një nga tregimet më impresionuese të kësaj dekade. Paul kishte blerë biletën e fatit për shortin e 4 korrikut, por nuk e kishte kuptuar se kishte fituar deri pas një jave. Ai u alarmua nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Shën Janit, në Karaburun, ku një grua 30-vjeçare ka rrezikuar të mbytet gjatë qëndrimit në det. Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë. Falë reagimit të shpejtë të tyre, 30-vjeçarja është shpëtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lexo më Shumë

A shkon njerëzimi drejt një kontakti të pazakontë me jetën jashtëtokësore në vitin 2025? E gjithë bota po debaton mbi një parashikim të një prej mistikeve më të njohura, Baba Vangës, e cila vdiq më shumë se një çerek shekulli më parë, por vazhdon të mbetet një temë aktive në diskutimet e sosialisht me karakter futuristik dhe mister. Emri i saj po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në rrjetet sociale për shkak të një parashikimi të veçantë që lidhet me vizitat e alienëve. Ky parashikim tronditës ka bërë bujë të madhe dhe ka ngjallur kureshtjen e miliona njërzve në…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës ku janë inspektuar punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.Mexhiti tha se projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë.“Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën 210 të lagjes Gazi Babë të Çairit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së përditshme të banorëve. Ky projekt, i cili ka qenë një kërkesë e kahmotshme e komunitetit lokal, po bëhet realitet falë investimit të siguruar nga Qeveria në kuadër të thirrjes së…

Lexo më Shumë

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). E lidhur me këtë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 50 automjete të blinduara, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së. “Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë t’i transferojnë 50 Automjete të Blinduara Sigurie (ASV) Qeverisë së Kosovës. Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional,” theksohet në postimin e ambasadës. Ky…

Lexo më Shumë

Burime brenda sallës së gjyqit bëjnë me dije se 14-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq ka folur mes lotësh gjatë seancës gjyqësore, duke shprehur thellësisht pendesën për ngjarjen tragjike. “Nuk kam dashur të bëj vrasje.  Ishte grindje e çastit.  Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë mes lotësh Enedio Guri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg të Maliqit, aty ku dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta. Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Xhersi, ku një burrë 76-vjeçar, Thongbue “Bue” Wongbandue, humbi jetën ndërsa po shkonte për të takuar një chatbot të Meta Platforms, i quajtur “Big Sis Billie”, që dukej si Kendall Jenner. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha mbi ndikimin e teknologjisë dhe etikën e përdorimit të inteligjencës artificiale. Familja e Bue ka treguar se ai ishte thellësisht i prekur nga bisedat me chatbot-in, i cili herë pas here pretendonte se ishte një person real dhe i dha një adresë takimi. Kjo situatë ka bërë që ata të pyesin veten për rreziqet që…

Lexo më Shumë

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare vendosi që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kryetari i saj, Mendu Thaçi, zgjedhjet i sheh si maskenball politik. Ai po ashtu tregoi se PDSH nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie, por edhe se është shkëputur çdo komunikimin e kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pasi brenda koalicionit ka marrë, siç i quajti, dy armiqtë e përbetuar të PDSH-së. “Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje. Mungesën një dëshire për…

Lexo më Shumë

Pika kufitare në Merdar është bërë një pikë e nxehtë për ata që duan të dalin nga Kosova, me pritje që arrijnë deri në 200 minuta, ose rreth 3 orë e 30 minuta. Kolona e automjeteve është e gjatë rreth 2 kilometra, duke krijuar një situatë të vështirë për udhëtarët. Fluksi i lartë i automjeteve në këtë pikë kufitare është një fenomen i zakonshëm gjatë sezonit veror, kur shumë bashkatdhetarë kthehen në vendet ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë. Kjo situatë ka sjellë shqetësime për udhëtarët, të cilët përballen me vonesa të konsiderueshme. Një tjetër pikë kufitare që po përjeton…

Lexo më Shumë

Nën masa të shtuara sigurie, në Gjykatën e Korçës është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për vrasjen e të miturit Erald Xhejo, 14 vjeç, në Maliq. Në ambientet e jashtme të gjykatës ka pasur prezencë të shtuar të familjarëve dhe forcave të rendit, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes. Mes të ndaluarve është edhe Enedio Guri, i akuzuar si autori i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij. Gjykata pritet të caktojë masat për të dhe të arrestuarit e tjerë. Të ndaluarit për ngjarjen në Maliq: • Enedio Guri – i dyshuar…

Lexo më Shumë