Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar në Lushnjë, pasi posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë. Ersilio Sinës, nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh. Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet…
Author: almakos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në prezantimin e raportit të tanzicionit të BERZH-it mbi riformulimin e politikave industriale në një kontekst global të ndryshuar nga sfidat dhe mundësitë e reja. “BERZH-i nxjerr në pah gjendjen gjithnjë e më komplekse dhe ringjalljen strategjike të politikave industriale, si mjet për përballimin e ndryshimeve strukturore në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim, në shekullin XXI”, u shpreh Guverantori Sejko. Ai u shpreh se këto politika nuk janë thjesht një mjet për mbështetjen e industrive ekzistuese, por theksoi se duhen parë si një levë për të krijuar ekonomi të diversifikuara dhe inovative. “Shumë…
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Qeverinë e përbashkët të VMRO-DPMNE dhe VLEN-it, duke theksuar se informacionet për pazare politike, shantazhe dhe lëvizje të koordinuara për interesa personale janë konfirmuar si të sakta. Në një seancë të fundit qeveritare, ish-deputeti Salim Sulejmani është emëruar si i dërguar special në Arabinë Saudite, ndonëse pritej të merrte një post më të lartë – atë të ambasadorit të plotfuqishëm. Aleanca për Shqiptarët e cilëson këtë si një nënçmim të qëllimshëm dhe dëshmi të qartë të një pazari të ulët politik, në këmbim të dorëzimit të mandatit të…
Në seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, prokurorja Elida Kackini është përplasur me avokatin e të pandehurit, Ilir Muratin. Kackini deklaron se janë sekuestruar dy celularë njeri prej tyre është enkriptuar gjatë momentit të arrestimit të Bexhdilit Bexhdili nuk ka komunikime me Altin Hajrin dhe Gentian Docin Funiqin per shkak se telefoni i enkriptuar ishte ndërkohë i sekuestruar. Kackini: Në momentin kur është rrëmbyer Jan Prenga I pandehuri Festim Bexhdili ka shkuar ne drejtim te Shijakut nga plazhi. Kackini: vvokati po tenton te shmangë…
Raketa Starship e SpaceX u nisi me shpejtësi drejt hapësirës nga Teksasi, por doli jashtë kontrollit rreth gjysmës së fluturimit të saj, duke shkaktuar shqetësime të reja inxhinierike në programin e raketave për Mars që drejtohet nga CEO-ja Elon Musk. Me një lartësi prej 122 metrash, Starship është thelbi i ambicieve të Musk për eksplorimin e Marsit dhe u lëshua nga vendi i lëshimit Starbase i SpaceX. Ky lëshim përfaqësonte përpjekjen e nëntë të plota të testimit që nga fillimi i kësaj aventure, pas disa dështimesh të mëparshme që kishin sjellë mbeturina mbi ishujt e Karaibeve dhe pengesa për fluturimet…
Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet procesi ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili ishte dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga gjykata e lartë dhe çështja u kthye për rigjykim SPAK pretendon se Bexhdili ka patur nje celular encro chat, por nuk është zbërthyer! Ndërkohë Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur encrochat Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin Ai thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKYECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit Sipas tij, komunikimet e Hajrit…
Një 44-vjeçar, i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë. Gertin Aliu akuzohet nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”, informuan blutë. Prokuroria e…
Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime më 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar, por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016. FAKTORËT QË NDIKUAN Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktorë kryesorë që kanë…
Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Uilfrid Martens për studime evropiane në kuadër të aktiviteteve për Shënimin e Ditës së Evropës – 9 Maj, sot organizon panel diskutim me temë “Formësimi i së ardhmes – Integrimi në BE si shtytës i përparimit të Maqedonisë së Veriut”. Në panel diskutimin, siç paralajmërojnë organizatorët, parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të vendit dhe jashtë, të trupit diplomatik, komunitetit akademik, studentë dhe aktorë tjerë relevantë. “Në ngjarje fjalim hyrës do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, prof.dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer/kryetari i…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shprehu mbështetje të fortë për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, në një moment delikat, kur ky i fundit u intervistua nga Prokuroria Speciale për një kontratë të dyshuar prej 60 milionë eurosh për mbetje shtazore. Intervistimi i Pecit, i cili zgjati pesë orë, është bërë në cilësinë e të dyshuarit dhe është liruar pas procesit të rregullt të intervistimit. Kontrata që ka shkaktuar shqetësime publike është e lidhur me menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve publike, një çështje që ka prekur interesin e opinionit të gjerë. Me datën e intervistimit, Kurti ka postuar në platformën e…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit. Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre. Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë. Era do të…
Ende nuk ka përgjigje nga Bullgaria nëse do të zhvillohet takim dypalësh midis delegacioneve maqedonase dhe bullgare në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku delegacionin e RMV-së do ta udhëheqë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Pasi kryeministri Hristijan Mickoski zbuloi të premten se gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, u diskutua një format për takim midis palëve maqedonase dhe bullgare për të zhbllokuar procesin evropian të Maqedonisë, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane, Viktorija Trajkov, njoftoi se sot pritet përgjigje nga Sofja. “Mendoj se do të ketë disa gjatë ditës së sotme”, tha Trajkov. Trajkov përsëriti qëndrimin e…

