Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka akuzuar ashpër opozitën LSDM dhe ish-kryeministrin Zoran Zaev për keqpërdorime të mëdha të fondeve të programit evropian Erasmus+ gjatë kohës sa ishin në pushtet. Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, përmes Lidija Dimovës dhe Agjencisë Erasmus+, janë shpërndarë 83 mijë euro për trajnimin e gomarëve, si dhe 125 mijë euro të tjera për projektin “Zgjidh të djathin”, që i është dhënë vëllait të deputetit Dime Velkovski. “LSDM-ja dhe Zaev, përmes Dimovës, shfrytëzonin fondet për qejfe personale dhe i shpërndanin projektet tek persona të afërt me partinë, përfshirë gjyqtarë, profesorë dhe familjarë të deputetëve. Buxheti i…
Author: almakos
Një 30-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, në zonën e Agios Panteleimonas, mëngjesin e kësaj të hëne (18 gusht). Sipas mediave greke, i riu u gjet i shtrirë pa shenja jete në rrugën “Michalis Voda 200”, me një plagë fatale në kokë. Viktima dyshohet se është qëlluar nga afër, në një atentat të mirëorganizuar. Policia greke ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e krimit ndodhet edhe mjekësia ligjore, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimës apo motivin e mundshëm të vrasjes.
Policia ka shoqëruar në komisariat një dentist 36-vjeçar në Devoll, pas vdekjes së një 59-vjeçari që ra pa shenja jete menjëherë pasi doli nga klinika dentare ku po merrte trajtim. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në qytetin e Bilishtit. Viktima, shtetasi Sh. D., kishte shkuar për një mbushje dhëmbi dhe, sipas policisë, pas daljes nga klinika, ra në tokë dhe humbi jetën. Mjekët konfirmuan se ai kishte mbërritur në spital pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Sipas njoftimit zyrtar, dentisti i përfshirë është shtetasi B. L., 36 vjeç, i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që…
Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka trashëguar miliona borxhe dhe është urgjentisht e nevojshme të konsolidohet për të siguruar mirëmbajtje më të mirë të rrugëve. Menjëherë pas zgjedhjeve, planifikojmë rikonstruimin e saj të plotë, thotë nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. “Ajo pjesë që shkon nga Demir Kapia, përmes Negotinës, Velesit, Shkupit, Kumanovës dhe kufirit me Serbinë, është tashmë është gati për rikonstruim, kështu që atje po punohet për një projekt rikonstruimi. Rrethrrotullimi i Shkupit, janë bërë disa ndërhyrje, por edhe atje nevojitet një rikonstruim i plotë”, theksoi ministri i Transpirtit Aleksandër Nikolloski në emisionin “Vesti Plus”…
Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë ka dënuar bastisjen e zyrave të Focus Media Group më 9 gusht, ku u mbyll për 9 ditë TV News24, u ndërpre energjia elektrike, u sekuestruan pajisje dhe u bllokuan mbi 200 gazetarë për të mos ushtruar detyrën. “Veprimi erdhi në kundërshtim me një vendim të Gjykatës së Tiranës dhe shqetëson për lirinë e shtypit dhe demokracinë në Shqipëri”, theksohet në reagim. Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë thekson se sulmi shkel detyrimet e Shqipërisë sipas standardeve të ECHR, OSBE dhe Bashkimit Evropian, dhe shpreh mbështetje për gazetarët e pavarur. Organizata bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën menjëherë sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte shkuar për të bërë një mbushje dhëmbi, por sapo ka përfunduar trajtimin dhe ka dalë jashtë, është rrëzuar në tokë pa shenja jete. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë komplikacion shëndetësor apo ndonjë problem të lidhur me ndërhyrjen dentare.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar pikën e tetë të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në Decentralizimin e Administratës Publike dhe Sigurinë Publike. Kjo pikë thekson nevojën për një administratë efikase dhe të drejtë, si dhe për përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet e sigurisë. Administratë publike pa klientelizëm Sipas ASH-Taravari, riorganizimi i administratës publike do të bazohet në parimet e meritokracisë, profesionalizmit dhe etikës, duke synuar eliminimin e klientelizmit dhe çdo forme të punësimeve partiake. Administrata komunale do të digjitalizohet për të ofruar shërbime më të shpejta, efikase dhe të qasshme për qytetarët. “Çdo qytetar…
Katërmbëdhjetë turistë nga Franca dhe Gjermania kanë shpëtuar mrekullisht në kanionin e Langaricës, në zonën e njohur si “Ura e Dashit”, pasi mbetën të bllokuar nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe autoritetet e zonave të mbrojtura, ndërhynë me shpejtësi dhe bënë të mundur shpëtimin e të gjithë turistëve. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë shprehur mirënjohje për ndihmën e dhënë në kohë dhe për përkushtimin e treguar nga…
Koalicioni VLEN, përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për rënie të vazhdueshme të mbështetjes mes qytetarëve dhe për një krizë të thellë politike brenda strukturës së saj. Sipas VLEN-it, qytetarët në çdo cikël zgjedhor po e japin gjithnjë e më qartë mesazhin se nuk duan më të drejtohen nga “një strukturë e korruptuar dhe e konsumuar politikisht”. “BDI është përballur me zhgënjim masiv dhe zemërim nga elektorati i vet. Në shumë komuna me shumicë shqiptare, si Gostivar, Strugë, Saraj, Dibër, Vrapçisht dhe të tjera, partia nuk ka më as kandidatë…
Apple po zhvillon një sistem operativ krejtësisht të ri, i njohur me emrin e koduar “Charismatic”, që pritet të sjellë një revolucion në botën e teknologjisë. Ky sistem do të jetë një hap i rëndësishëm për kompaninë, duke e bërë atë më të integruar në jetën e përditshme të përdoruesve. Spekulimet rreth këtij sistemi operativ, i njohur gjithashtu si “homeOS”, kanë qarkulluar për një kohë të gjatë. Sipas burimeve të besueshme, ky sistem do të ofrojë një platformë të re për menaxhimin e shtëpive inteligjente, duke e bërë jetën më të lehtë dhe më të organizuar për përdoruesit. Mark Gurman,…
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën Egnatia në Greqi, ku një kamion përplasi dy automjete. Në njërën prej makinave ndodheshin katër shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve humbën jetën në vend. Viktimat janë: • Viktor Bushi, 59 vjeç • Klarenc Kacaj, 61 vjeç • Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe E plagosur rëndë: • Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe Në makinën tjetër ndodheshin katër shtetas grekë nga Athina: një 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç. Fatmirësisht, të gjithë pësuan vetëm plagë të lehta dhe u transportuan në spitalin e Komotinës. Shoferi…
Një i burgosur shqiptar 28 vjeç është arratisur sot nga spitali i Kosturit në Greqi, ku ishte shtruar në repartin kirurgjikal të Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti. Pavarësisht se mbahej nën mbikëqyrjen e gardianëve, i riu ka arritur të largohet në rrethana ende të paqarta. Sipas burimeve nga policia greke, bëhet fjalë për një të dënuar për vepra të rënda penale. Autoritetet dyshojnë se 28-vjeçari mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë.

