Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Plantacion i fshehtë me 680 kilogramë kanabis në Strumicë, dy të arrestuar
- Vjeshta sapo nisi, Pelisteri zbardhet nga bora
- Toshkovski: Është koha që Maqedonia të punojë për vlerat evropiane, jo vetëm të flasë për to
- Kurti: Procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk ka përfunduar, presim drejtësi në apel
- “Mos ëndërroni më që ka shtet”/ Skandali i ish-drejtueses së SHISH, “shpërthen” deputeti i PD, Tomor Alizoti: Këtu nuk ka asgjë më (VIDEO)
- Arrestohet 46-vjeçari në Shkup: Policia i gjeti marihuanë dhe para të falsifikuara
- Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike
- Grubi dhe Bajrami sërish në bankën e të akuzuarve, vazhdon gjyqi për “Lotarinë”



