Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë.
Sipas policisë, viktima derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.
“Si pasojë i njëjti e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë,


