Një burrë është arrestuar nga policia pasi i njëjti, nën ndikimin e alkoolit (sipas raportit të policisë), ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sipas njoftimit, pas arrestimit janë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese.
Mjetet janë tërhequr nga njësiti për deminim për trajtim të mëtejmë.
Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.