Zinedine Zidane ka treguar dëshirën për të drejtuar kombëtaren franceze, ndonëse nuk po e mendon këtë për momentin.“E kam thënë disa herë që kur kalon ekipin kombëtar si lojtar dhe bëhesh trajner, është logjike të mendosh për këtë. Por nuk është koha e duhur”, ka thënë ai në një prononcim për revistën GQ , përcjell GazetaBlic Sport.
“Kur isha në Kanë, doja të shkoja në Bordo. Më pas doja të luaja për Juventusin dhe Madridin, sepse ishte një përvojë ndryshe dhe po forcohej. Kjo është ajo që ne e quajmë ambicie. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz dhe kam besuar gjithmonë në veten time. Unë po shkoj përpara”, vazhdoi ai.
Trajneri, pa klub që nga largimi i Real Madridit në vitin 2021, ka rrëfyer se karriera e trajnerit është e ndryshme nga ajo e një lojtari.
“Lojtari dhe trajneri janë dy figura të ndryshme. Kur lë një sezon në stol, je më i lodhur se një lojtar. Gjithçka ju vjen nga të gjitha anët. Herë pas here energjia juaj mbaron,”, ka pranuar ai./GazetaBlic Sport/
Data 05.10.2026
Aktuale
- Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon Klodian Brahon. SPAK merr mbështetjen amerikane për luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës
- Tensionet rriten: Protestuesit përgatiten të bllokojnë daljen e deputetëve nga Kuvendi
- “E enjtja, dita e shqiptarëve”, Berisha: Mblidhuni para Parlamentit, jepini përgjigjen e merituar “bastionit” të krimit e mafies
- (VIDEO) Kompania kosovare “Interex” e blen rrjetin “Tinex”
- Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat. Këngëtarja: Pamjet i shpërndau…
- (VIDEO) Aksioni “Pastruesi”, për dy vjet 5.268 të arrestuar, sekuestrohen sasi të mëdha drogë dhe armësh
- (VIDEO) Arrestohet ish-drejtorja financiare e Llotarisë Shtetërore
- (VIDEO) Kompania kosovare “Interex” e blen rrjetin “Tinex”



