Ka ndërruar jetë personi i cili ishte goditur nga një veturë në Gjakovë.
Policia në raportin 24-orësh njofton se viktima ishe duke u trajtuar në QKUK.
“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/