Më 22 prill të këtij viti ishte raportuar për zhukjen e 6 vjeqarit Arianit, në qytetin Elm pranë shtëpisë së tij.
Ai ishte zhdukur gjatë kohës sa po luante para shtëpisë së tij, derisa kamerat e sigurisë tregonin djalin duke ecur vetëm, drejtë një pylli aty pranë vetëm disa momente më vonë.
Historia e zhdukjes, kërkimit e më pas edhe i gjetjes së tij mund të konsiderohej si një rrëfim i denjë edhe për filmat mister të Hollyëood. Arjani ishte fëmijë autik i cili kishte aftësi që njerëzit e tjerë nuk i kishin.
Ai u gjet pas 64 ditë kërkimesh, ku ishin për dorur për gjetjen e tij, varka, dronë, qenë, zhytës. helikopter pranë lumit “ofste”.
Kërkimet për të u bënë në mënyra të ndryshme nga frika se do të friksohej nga zhurma 6 vjeçari, ekipet e shpëtimit vendosen ta kërkojnë duke vendosur tullumbace dhe karamele në një zonë të pyllëzuar pranë shtëpisë.
Mediat gjermane vazhduan me teori duke dhënë opsione se ai mund të ishte ngrënë nga nje ari e dikush tjetër thoshte se mund te ishte vrare aksidentalisht nga një gjuetar.
Mirëpo me 24 qershor, një fermer gjeti trupin e një femiu në një livadh në Berste, ku pas 3 muaj kërkime trupi i Arjanit u zbulua në vendin ku po kërkohej rreth 4 kilometra nga shtëpia. Interesantja është se në vendin ku u gjet Arjani ishte kërkuar edhe me herët nga ekipet e shpëtimit dhe banorët por nuk ishte gjetur kur ai ishte kërkuar.
Ndërkaq policia e ka përjashtuar mundësinë e kryerjes se ndonjë krimi nga ndonjë palë tjetër. /Lajmi
Shiko videon: