Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes Popullit, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se në çdo seancë në kuvend dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase.
“Në çdo seancë, jo në një, keni ju problem. Çdo seancë nga deputetët e opozitës dhe cdo seancë e përsërit e ke në parlament ndërsa në hard kopi, të gjitha në tavolinë i kemi, këtë mund t’ua incizojë në seancën e radhës që vije, live tua lëshoj të shihni vet se çfarë dokumente ka në tavolinë, vijnë vetëm në gjuhën maqedonase”, deklaroi Rexhepi.
Ai tha se kjo bëhet me qëllim derisa ata të merren me gjuhën shqipe të mund të kalojën të gjitha projektet tjera që i tangojnë shqiptarët, pa analizuar përmbajtjen.
“Megjithatë, fatkeqësisht aty nuk është kryetar kuvendi ai, është kryetar kuvendi koordinatori i VMRO-së i cili në vazhdimësi ia jep instruksionet si duhet të veprojë, kur duhet të reagojë dhe çfarë duhet të reagojë. Ne jemi dëshmitarë kështu është turpshëm të shifsh një pozitë të tillë ku kryetari i Kuvendit merr instruksione nga grupi parlamentar i një partie politike mbas të cilit reagon dhe funksionon në kuvend, është e dhimbshme si shqiptar”, deklaroi Rexhepi.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Merz vendos kusht për buxhetin e BE-së: Pa marrëveshje për Ukrainën, nuk ka miratim
- Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
- Babai i Meghan Markle rikthehet në paraburgim federal në SHBA, dyshohet se hoqi byzylykun elektronik
- SHBA akuzon tre operativë të lidhur me Iranin për komplotin terrorist në bazën ushtarake në Britani
- “Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës
- Pas Trumpit, kush do të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë? Emrat që po përgatiten të dalin në “fushëbetejë” në vitin 2028
- BOTA NË FOKUS | “Habibi, call me senator”: Fitorja që tronditi AIPAC-un sionist
- NASA investon 500 mijë dollarë për motorët elektrikë të raketave



