Mirsad Ziberi
Përgëzim, sepse janë të paktë, sa mos me thënë se nuk ka fare, politikanë, analistë, opinionistë ose diplomatë shqiptarë nga Tirana, që ngrenë zërin për padrejtësitë që na bëhen neve shqiptarëve të këtij kufiri londinez me kontributin e partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë si nga pozita, ashtu edhe opozita.
Ndërhyrja ime është tek shembulli i Garibaldit, i cili në kohën e luftës la familjen, shtëpinë dhe fermën e tij dhe luftoi nga jugu i Italisë deri në veri, derisa i bashkoi zonat dhe gjithë popullin italian nën një shtet të vetëm dhe, në përfundim të luftës, tha: “Tash po kthehem te ferma ime, ndërsa me shtetin le të udhëheqin njerëzit e dijes, ata të cilët kanë aftësi për të udhëhequr politikat shtetërore. Dhe, ashtu veproi derisa ndërroi jetë si një hero i vërtetë për popullin dhe për historinë e Italisë”.
Pjesërisht pajtohem me juve, sepse shembulli i Garibaldit i ngjan realitetit tonë në Maqedoni pas luftës së vitit 2001, por nuk pajtohem plotësisht, sepse ta krahasosh figurën e një heroi të një populli të madh, si Garibaldi i italianëve, me figurën e Ali Ahmetit ose edhe të politikanëve të tjerë shqiptarë në Maqedoni që na udhëheqin këto 15, po besa edhe 25 vitet e fundit pluralizëm, për mua është e njëjtë sikur ta barazosh dhe të thuash se janë të njëjtë Patrioti e Heroi me Tradhtarin!? Garibaldi ishte nga mesi i popullit të tij, kurse këta politikanët tanë në Maqedoni edhe vet nuk e dinë se nga vijnë dhe sa emra kanë, çfarë profesioni kanë dhe si janë trajtuar në vendet europiane gjatë migrimit që kanë pasur atje si profesionistë të ndonjë lloji të veçantë ose si pensionistë skizofrenë. Pra, këtu kemi të bëjmë me politikan parashutistë, të cilët na erdhën nga jashtë, na u imponuan si patriotë dhe si liderë politikë te populli ynë dhe e shfrytëzuan nacionalizmin për agjenda të huaja dhe për përfitime personale.
Kjo padrejtësi ose ky zullum ndaj popullit tonë në Maqedoni nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit e të Millosheviqit, sepse në atë kohë te populli ynë – përskaj të gjitha të zezave të përjetuara – morali dhe dinjiteti kanë ekzistuar dhe ka pasur një ekonomi të mirë, ndërsa ne tani s’kemi asgjë fare: një gjuhë që s’e përfill askush në instancat shtetërore, një flamur që në emër të tij po vriten e burgosen shqiptarët për 15 vite me radhë nga ky pushtet, po shkelet nderi dhe po shahet nëna shqiptare jo më nga Rankoviqi e Millosheviqi, por nga Ali Ahmeti dhe të tjerët si ai, po montohen vrasje dhe procese të ndryshme për t’i eliminuar shqiptarët nëpër burgje, po rrënohet kultura shqiptare si asnjëherë më parë në histori me kryqe gjigande dhe me mega-projekte si ai “Shkupi 2014”, u shkatërrua ekonomia shqiptare në Maqedoni dhe, si rezultat i kësaj gjendje sociale, brenda 5 viteve në gjendje liberalizimi vizash kanë migruar mbi 100 mijë shqiptarë, shifër kjo që për çdo dit e më shumë po rritet, pasi që shumica e tyre janë kryefamiljarë. Andaj kur ata t’i marrin edhe familjet e tyre në Europë, kjo shifër do kaloje 400 mijë, që është sa gjysma e popullit tonë në Maqedoni.
Ky është rezultati i këtyre politikanëve parashutistë, marksistë-leninistë, të cilët punuan dhe ende vazhdojnë të punojnë kundër popullit tonë në emër të nacionalizmit, duke u shitur si shqiptarët më të ndershëm ose, ndryshe thënë, si shqipemadhorët, të cilët erdhën nga Europa si pensionistë me sëmundje mendore pa asnjë euro në xhep, kurse tani janë ndër shqiptarët më të pasur dhe me politikat e tyre të pista për tenderë, tashmë mbrojnë pasurinë e tyre e jo popullin tonë.
Megjithatë te populli jonë shqiptar në Maqedoni këtyre politikanëve u doli fytyra e vërtetë, kjo për shkak të veprimeve të tyre 15-vjeçare në politikë, si dhe për shkak të përgjimeve telefonike, ndër të cilat nuk mund të kalojë pa i përmendur disa aktorë dhe disa komentatorë nga Tirana e Prishtina, të cilët pa fijen e turpit u radhitën në anën e të pamoralshmëve, duke i arsyetuar ose edhe duke i mbrojtur bisedat hot-line të eksponentëve të BDI-së. Mos të harrojnë këta analistë se historia përsëritet: çka do të mbjellësh do të korrësh! Andaj ju që e mbajtët anën e këtyre të sëmurëve seksualë dijeni se kur e keqja vjen në komshi, po qe se e lufton, do të vjen edhe në shtëpi! Andaj mos u shitni për ca euro të pista të këtyre politikanëve seksofrenë, që vetë deklarojnë se janë “më shkije se sa vet shkijet”, në këtë rast se sa Rankoviqi dhe Millosheviqi (aludoj te veprat e tyre, e jo te bindjet fetare, edhe pse ato s’kanë asnjë bindje fetare).
Këta politikanë arritën që për një kohë rekorde brenda 15 vitesh me qindra mijëra shqiptarë t’i shpërngulin nga trojet tona etnike.
Heroi dhe Tradhtari nuk janë të njëjtë dhe nuk krahasohen.