Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë
Çdo sistem shëndetësor ka pjesën e vet të dukshme dhetë padukshme. Të dukshme janë spitalet, ambulancat, mjekët, pajisjet dhe shërbimet që qytetarët i përjetojnëdrejtpërdrejt. Por, pas tyre ekziston edhe një shtresëtjetër, më e thellë, e përbërë nga të dhënat, proceset, trendet, rreziqet dhe vendimet që përcaktojnë nësesistemi në një moment të caktuar do të reagojë me vonesë apo do të njohë me kohë se ku nevojitetndërhyrje. Pasi në kolonat e mëparshme kam shkruarpër temat e gjuhës së përbashkët të sistemit dhe përpacientin si pjesëmarrës aktiv në trajtimin e vet, tanifokusin e drejtoj te shtylla e tretë e Strategjisë Digjitaletë Shëndetësisë 2026–2030, e cila na çon në nivelintjetër, ku shëndetësia manifestohet si një sistem qëmëson nga të dhënat e veta, parashikon rreziqe dhemenaxhon me kujdes.
Shtylla e tretë e strategjisë i kushtohet të dhënaveshëndetësore, analitikës, inteligjencës së shëndetitpublik, menaxhimit institucional, qëndrueshmërisë dhesigurisë. Bëhet fjalë për shtyllën që duhet ta shndërrojëshëndetësinë nga një sistem që kryesisht reagon ndajpasojave, në një sistem që njeh me kohë rreziqet dhevepron.
Në shëndetësi, e dhëna nuk është kurrë një numër iizoluar, një shprehje kuantitative pa lidhje me njëgjendje njerëzore. Ajo është gjurmë e një jete reale qëpërmban informacion për një diagnozë të caktuar, kontroll, terapi, rrezik, skrining, sinjal epidemiologjik, hospitalizim, rezultat. Nëse këto të dhëna mbeten tëmbyllura hermetikisht në institucione të veçanta, atëherë ato kanë vlerë të kufizuar. Por nëse janë tëorganizuara mirë, të mbrojtura, të standardizuara dhe tëanalizuara, ato bëhen inteligjencë e shëndetit publik, pra shndërrohen në dije që mund të ndihmojë shtetin tëplanifikojë më mirë, mjekët të trajtojnë më mirë dhepacientët të marrin kujdesje me kohë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për sëmundjet qëe rëndojnë më shumë shoqërinë tonë, si sëmundjetkardiovaskulare, sëmundjet malinje, diabeti, pasojat e duhanpirjes, si dhe ushqyerja e pashëndetshme. Këtogjendje nuk shfaqen papritur në jetë. Ato kanë trende, grupe rreziku, dallime rajonale dhe shenjaparalajmëruese. Nëse sistemi i ndjek me kohë dhe arrint’i detektojë, parandalimi mund të drejtohet atje kuështë më e nevojshme, e jo aty ku rastësisht kanëarritur të dhënat.
Në këtë kuptim, inteligjenca e shëndetit publik ështënjë formë e re përgjegjësie. Në praktikë, kjo do të thotëtë dimë se ku skriningu ka përfshirje të dobët, kupacientët kronikë nuk ndiqen mjaftueshëm rregullisht, ku mungon shërbimi specialistik, ku ka rrezik të shtuarpër sëmundje infektive, dhe ku burimet nuk përputhenme nevojat reale. Politikat e bazuara në prova kërkojnëtejkalimin e qasjes administrative dhe braktisjen e intuitës burokratike, pra zhvillimin e një detyrimiinstitucional që shëndetësia të udhëhiqet mbi bazën e dijes së verifikueshme.
Përvojat ndërkombëtare tregojnë se kjo nuk është njëide e largët dhe e pazbatueshme. Në Shtetet e Bashkuara, Programi Kombëtar i MbikëqyrjesSindromike i CDC përdor të dhëna nga qendratemergjente dhe burime të tjera për monitorimin e hershëm të kërcënimeve shëndetësore dhe trendeve tëpazakonta. Në Mbretërinë e Bashkuar, UK Health Security Agency përmes paneleve publike mundësonndjekjen e viruseve respiratore, rezistencësantimikrobiale dhe indikatorëve të tjerë të shëndetitpublik. Në Finlandë, Findata tregon se si të dhënatshëndetësore dhe sociale, nën rregulla të rrepta, mundtë përdoren për kërkime, planifikim dhe inovacion, pa cenuar privatësinë e qytetarëve. Këta shembuj tregojnëse shëndetësia moderne nuk nënkupton vetëmmenaxhim të institucioneve dhe buxheteve, por edhe tëkapaciteteve analitike, infrastrukturës së besueshmedhe rregullave.
Për shtetin tonë kjo do të thotë ndërtimi i një funksionikombëtar analitik shëndetësor që do t’i lidhë të dhënate sistemit dhe do t’i shndërrojë në indikatorë në kohë. Instituti i Shëndetit Publik, qendrat e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë, Fondi i SigurimitShëndetësor, spitalet dhe mjekët amë duhet të jenëpjesë e një logjike të lidhur të shëndetit publik. Qëllimiështë krijimi i hartave të rrezikut, indikatorëve tëpërfshirjes, programeve për paralajmërim të hershëmdhe skenarëve të gatishmërisë.
Kjo përfaqëson thelbin e vendimmarrjes së bazuar në tëdhëna, ku vendimet merren mbi bazën e gjendjes realenë terren, e jo mbi zakone administrative. Ministria dheinstitucionet e shëndetit publik duhet të identifikojnëme kohë se ku ka pjesëmarrje të ulët në skrining, kukrijohen lista të gjata pritjeje, ku pacientët kronikëpërfundojnë më shpesh në spital dhe ku burimet nukndjekin presionin real mbi shërbimet. Në këtë mënyrëpolitika shëndetësore bëhet më precize: burimetshpërndahen sipas nevojës, programet korrigjohensipas rezultateve dhe institucionet vlerësohen sipasefektit që krijojnë për qytetarët.
Pandemia e koronavirusit tregoi se gatishmëria e shëndetit publik nuk mund të improvizohet në kohëkrize. Në krizë, koha është burimi më i çmuar. Sistemiduhet të dijë ku ka kapacitete, ku ka rrezik dhe kuduhet të drejtohen burimet njerëzore, pajisjet, komunikimi dhe ndërhyrjet parandaluese. Prandaj, shtylla e tretë integron logjikën e paralajmërimit tëhershëm, inteligjencës epidemiologjike dhe analizës nëkohë reale si pjesë e menaxhimit të përditshëm.
Të dhënat në vetvete nuk janë të mjaftueshme për tëpasur një sistem më të mirë shëndetësor. Nevojiteninstitucione që dinë t’i përdorin ato. Prandaj, kjoshtyllë duhet të lidhet me menaxhimin, burimetnjerëzore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të sistemitshëndetësor. Shëndetësia digjitale kërkon profile tëreja, zhvillim të kompetencave dhe një kulturë të re pune: analistë shëndetësorë, informaticienë, ekspertë tësigurisë kibernetike, profesionistë që kuptojnë procesetklinike dhe ata që dinë si të shndërrojnë të dhënat nëpolitika.
Njëkohësisht, European Health Data Space vendoskornizën për bashkëpunimin e sistemeve shëndetësorekombëtare përmes rregullave të përbashkëta. Kjonënkupton përgatitjen e të dhënave shëndetësore që atotë jenë të kuptueshme, të krahasueshme dhe tëpërdorshme edhe në kontekst evropian. Kjo kërkoninstitucione me kompetenca të qarta, siguri juridike, përgatitje teknike dhe standarde të larta për mbrojtjen e privatësisë.
Shtylla e tretë ka një dimension të thellë me vlerë. Ajo flet për një shtet që dëshiron të dijë para se të reagojë, për një sistem shëndetësor që nuk e sheh të dhënën sidetyrim administrativ, por si përgjegjësi publike. Institucionet do të mësojnë nga puna e tyre, duke mbrojtur besimin e qytetarëve dhe privatësinë e tyre.
Nëse shtylla e parë ishte gjuha e sistemit, ndërsa e dytazëri i pacientit, shtylla e tretë është inteligjenca e shëndetësisë. Qëllimi i saj është ta shndërrojëinformacionin në dije, dijen në vendim dhe vendiminnë politikë shëndetësore të qëndrueshme dhe në kohë.


