Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në Vlorë. Sipas policisë, personi është konstatuar rreth orës 17:50 dhe u gjet brenda ambienteve të shkollës industriale.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, por blutë e Vlorës thonë se personi vuante nga problemet shëndetësore.
“Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes”, njofton policia.