Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski foli para Këshillit të Europës ku tha se maqedonasit e Bullgarisë shpresojnë për respektimin e të drejtave të njeriut në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës nga Strasburgu. Ai tha se Bullgaria edhe pse është anëtare e BE-së, megjithatë nuk i respekton aktvendimet e kësaj gjykate. Thotë se Bullgaria nuk guxon të jetë mbi këtë gjykatë.
“Një vend anëtar, Bullgaria, nuk është e përkushtuar në detyrat e saj si vend anëtar i Këshillit të Europës. Bullgaria me vite të tëra refuzon që t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës europiane për të drejtat e njeriut. Ka 16 aktvendime. Maqedonasve u mohohet e drejta që ta përdorin dhe ta mësojnë gjuhën e tyre amtare, u kufizohet e drejta që të grumbullohen si dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Këto aktvendime duhet të zbatohen! Kushtetuta kombëtare dhe gjykatat e Bullgarisë, nuk guxojnë të jenë mbi Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.