Biznesmeni shkupjan, Çedomir Radomiroviç i njohur si Çedo Rado ndërroi jetë pasi që u gjet në një gjendje të rëndë me plagë pranë një makine në aférsi të fshatit Orman të Shkupit.
Rado ishte një nga figurat e rëndësishme në qarqet e biznesit në fund të viteve 1990. Ai ishte themeluesi i kompanisë “Technocom” dhe Rado Bank.
Rreth orës 19:00 në fshatin Orman, pranë magazinave të Ministrisë së Brendshme, biznesmeni i njohur është gjetur i plagosur në kokë.
Sipas informacioneve në media, pranë tij kishte një armë dhe një plumb. Ai me autoambulancë është transportuar menjëherë në klinikat e Shkupit, por nga plagët e rënda për pak kohë ka ndërruar jetë,