Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sipas të dhënave zyrtare brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër për subvencionim të teksteve shkollore.
Nagavci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një ditë më parë hapën aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën E-Kosova.
“Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Nagavci.
Ajo tha se në shërbim është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të ketë rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].
“Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, përfundoi ajo. /Telegrafi/