Shkruan:Liber Emini , nga Kumanova magjister (perfundim i sipërm)i shkencave juridike
Nuk më pëlqen fort të jap analiza mbi politikë, sepse shpeshherë gabohesh.Por këtu flas me shumë bindje…
Ti ndalu dhe paramendoje…kryeministri edhe ministrat tjerë të VV i mësojnë se si duhen të sillen deputetët në publikë,pikërisht në një institucion të lartë shtetëror(KUVEND) pra ti ndalu edhe imagjino, merre krejt “të paditur” dhe “kriminel” Albinin (ashtu siç po e quajnë ata “intelektualët e vendit” ) bashkë me klikën e vet, po a pat ndonjë ofendim ose fjalor rruge në shprehjet e tyne?
Nëse unë nuk ndëgjova më thojni një?
Një njeri i shkollës edhe i dituri nuk ka nevoj të tregojë për diplomën edhe notën në të, sepse shkolla edhe ndriçimi i tij shihet në sjelljen dhe veprat që ai i bën.
Madhështia e një personi shihet prej veprave që bën ai dhe jo prej postit që ka.
Së pari mësohuni të bëheni njeri,pastaj mësohuni të merreni me punë të tjera, sepse nëse nuk keni investuar në vetvete nuk mundeni të investoni asnjëherë tek të tjerët(vendin tënd). Dhe kjo është fakt!
Dhe fakt tjetër është ,se kur nuk ke rrugë tjetër për të dalë kundër një të vërtete tejet të hidhur patjetër duhet të fillojsh me ofendime, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti shmangësh të metat e tua dhe ti mbulosh ato.
Dhe së fundmi PROPAGANDAT ADOLESHENTE (anti-amerikan dhe pro-rus) bazoni pak diku,të paktën bëhuni kinse po dini ndonjë gjë, sepse shumë keq po tingllon me i mvesh dikujt diçka vetëm pse nuk të pëlqen. Dhe pikërisht pse është ndryshe nga juve nuk iu pëlqen.Sepse telegraf urues fillimisht nga ata dhe Europa i morri.
Andaj mos u bëni aq komik, sepse reflektoni dy her më shumë të paditur,dhe kështu edhe më tepër dhimbshuri ndjejmë,se si kaq të paditur nuk ka pasur asnjëher populli shqiptarë.
PJEKUNI dhe LEXONI pak, e kur t’i kryeni këta dy misione,atëherë mësyjani KUVENDIT dhe ANALIZAVE.



