Policia e Kosovës me vendim të insepktorëve sanitarë ka mbyllur një furrë në Prishtinë, nën dyshimin se nga produktet e saj janë helmuar rreth 20 qytetarë.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportin 24 orësh të policis thuhet se furra është mbyllur me vendim të inspektorëve deri në daljen e analizave.
Pronari i furrës është intervistuar, e ankuesit do të intervistohen ditët në vijim.
“PËRDORIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raport.