Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.
Nga Kuvendi, thanë se Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë.
“Policia e Kosovës ka njoftuar për një kërcënim me bombë brenda objektit të Kuvendit dhe ka kërkuar prej të gjithëve, deputetëve dhe personelit, që të largohen nga objekti.
Për më shumë ju njofton Policia.” Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë, ku po ofrojnë siguri”, thuhet në konfirmimin e Kuvendit.