Ben REXHEPI
Mungesa e respektit ndaj shqiptarëve ishte faktori kryesor që shpërtheu luftën e lavdishme çlirimtare. Shqiptarët një komb me vlerë të shtrenjtë, nuk e gëzuan respektin e institucioneve, ligjeve, parimeve, universiteteve madje edhe as të historisë. Krahas gjithë këtyre mos-respektimeve, ne ishim të edukuar nga prindër që kanë ndarë edhe gjizën nga goja e tyre vetëm e vetëm që të kemi një të ardhme pa të meta.
Rregullat plotësoheshin me përpikëri, kërkesat e caktuara zbatoheshin, orari e disiplina në nivel. Në momentin kur gjiza humbi nga kuzhina shqiptare, ku më tej filloi edhe mos-respektimi i barkut të zbrazët, krisi lufta.
Krahët i përveshën ata që u edukuan nga prindër bark-bosh, fëmitë e tyre, të këputur nga të lodhurit e shtypjes, kapën kallashnikovët dhe kërkonin respekt dhe vetëm respekt ndaj tyre. Po të analizohet betimi i UÇK-së, do të del se lufta filloi dhe do të mbaron vetëm me kthimin e respektit ndaj neve. Fëmitë, si gjizë-ngrënës, ishin të moralshëm dhe misioni i tyre ishte ndalja e epidemisë nga njerëzit të cilët e faktorizonin ate. Ata thjeshtë synonin ndreqjen e shtetit.
Lufta e tyre për respekt do ti ndreqte institucionet. UÇK-ja synonte integrimin e shtetit. Rritja e varfërisë vetëm hapte rrugën drejt rritjes së nacionalizmit. Nacionalizmi solli luftën, dhe përfundoi me marrëveshje.
Nga një marrëveshje shumëpalëshe kaloi në ate dypalëshe më tej u bë në ate ndërkombëtare. A thua ndërkombëtarët sollën lirinë! Jo aspak, lirinë e solli drita e kombit. Statuskuoja e shtetit nuk ruhet nga ndërkombëtarët e as nga luftëtarët, por nga intelektualët. Si mungesë e inteletualëve sot veprojmë në përputhje me vullnetin e dikujt, pranoj pa e kundërshtuar.
Një popull që luftoi për respekt, fitoi respektin dhe jeton me respekt të ndryshkur.
Sot ka rrugë që emërtohen me emrat e atyre trimave por , nderimi më i mire për ata luftëtarë nuk është ti emërtosh rrugët me emrat e tyre por të bësh çfarë bënin ato!
Marrëveshja vetëm solli ndrimin e kafazit, nga njëri kafaz në tjetrin. Marrëveshja bëhet përballë dy palëve, e jo njëri pranë tjetrit. Pra të kuptohemi, marrëveshje nuk kishte.
Lufta nuk mbaroi me kthimin e respektit por mbaroi me romantizëm. Sot sistemi kapitalist normalizoi shitjen e gjizës dhe të ushqyerit me te, tretemi ngadalë jo nga uria por nga ndjenja e çudisë. Për ta kuptuar më mire:
-“Më mire koalicion me armikun se sa korupcion ndaj vetes, se korupcioni është tradhëti”.
Lavdi dëshmorëve!