Sot ka humbur jetën Jetart Berisha (20-vjeçar), viktima e dytë e rastit të rëndë që ndodhi në muajin maj, në Pejë, ku babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri nga i dyshuari Agron Gashi.,
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikqi.
Kujtojmë se më 7 qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.
I dyshuar për këtë rast Agron Gashi, ndodhet nën masën e paraburgimit, pasi dyshohet se i plagosi viktimat, mbrëmjen e 22 majit./sinjali