XHEVDET HAJREDINI
Lubço Giorgievski pak kohë para se t’ia dorëzojë postin e kryetarit të VMRO-s, Nikolla Gruevskit ia dorëzojë edhe Platformën programore, të cilën ai vet nuk arriti ta realizojë as me ndihmën e tradhëtarëve shqiptar, të cilët pa mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, u futën në koalicion Qeveritar me partinë e tij, duke i premtuar, siç u bë e ditur më vonë, se “deri në vdekje do ti rrinë besnik” dhe duke i shpall të relaksuara mardhënjet ndëretnike në Maqedoni.
Kjo Platformë u bë publike në muajin shkurt të 2003. në gazetën ditore Dnevnik.
Unë mendoj se ka nevojë që kjo dekleratë anti-shqiptare e VMRO-së të publikohet përsëri tash, pas ngjarjeve tragjike të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, me qëllim që të shihet edhe njëher rroli i atyre shqiptarëve të koruptuar të cilët ishin dhe ende janë gati të veprojnë dhe ti shërbejnë Nikolla Gruevskit me VMRO-në, dhe më tutje të ngelin në pushtet
Në vazhdim iu sjellim tekstin original të kësaj Platforme.
-“Faktet konfirmojnë se maqedonasit dhe shqiptarët më shpesh ju kanë takuar palëve kundërshtare. -Periudha e robërisë Osmane është koha e zullumeve dhe plaçkitjeve të përherëshme të kryera nga bandat vullnetare të kaçakëve. -Periudha e Luftës së Dytë Botërore masakrat dhe vrasjet të cilat heshtën për hatër të bashkim-vëllazërimit.
-Demostratat e ndryshme dhe veprimet e bandave të ndryshme të organizuara pas Luftës së Dytë Botërore, si ç’ishte formacioni paramilitar në kohën e LSDM-së dhe PPD-së dhe VMRO dhe PDSH-së.
-Gjithnjë vetëm maqedonasit kanë qenë ata që kanë falur dhe kanë dëshmuar se duan të jetojnë bashkë.
-Energjia shkatëruese të cilën e bartin në vete fqinjët tanë shqiptarë paraqet një gurrë të madh të lidhur rredh qafës tonë dhe për shkak të tij asnjëherë nuk do mundemi të lëvizim nga vendi.
-Themeli i interest tonë qëndron në shpëtimin etnik të Kumanovës, Shkupit, Kërçovës dhe Sturgës. Kjo nënkupton shpërnguljen e qytetarëve shqiptarë nga ky rajon nëpërmjet shkëmbimit të mjeteve financiare dhe pasurisë.
-Si do që të jetë për ne maqedonasit një gjendje faktike mbetet e qartë: Sa më gjatë që Kosova ndodhet nën Serbi aq më të mëdha janë mundësitë për tu ballafaquar me ekstremizmin shqiptar, dhe, e kundërta, sa më shpejt Serbia arrin ta heq gurin nga qafa e vet, aq më shpejt do jemi dëshmitar edhe të një katastrofe, që ndoshta do jetë katastrofë maqedonase.
-Zgjidhjen e mundëshme të këtijë problemi të hidhur e shikojmë në formulimin e një strategjie të hapur dhe të përbashkët mes Shkupit dhe Beogradit”.
Dihet se VMRO-ja, në skenën politike në Maqedoni është paraqitur, ka qenë, është dhe do të jetë parti radikale antishqiptare. Si e tillë në zgjedhjet parlamentare të 1990. e fitoi numrin më të madh të deputetëve maqedonas dhe refuzoi kategorikisht të formoi Qeveri ku do të mernin pjesë edhe përfaqësuesit e partisë shqiptare e cila e fitoi mbështetjen e gjithë votuesve shqiptarë.
Më vonë, fatëkeqësisht, VMRO-ja do të gjejë shqiptarë “besnik deri në vdekje” të cilët do ti shpallë edhe “Vojvodë” dhe do ti merr në Qeveri pa mbështetjen e shumicës së votuesve shqiptarë.
Më vonë VMRO-ja do të gjejë mik tjetër shqiptar jo më pak ”besnik deri në vdekje”, me të cilët arriti për 8 vjet ta realizojë programin e ashtuquajtur “Rilindja në 100 hapa” të partisë së vetë.
Gruevski me VMRO-në vazhdimisht e nxiti dhe e rriti nacionalizmin dhe shovinizmin në rradhët e antarsisë së vet, i robëroj të gjithë institucionet e shtetit duke i shëndëruar në degë partiake, derdhi, dhe vodhi miliarda euro të popullit, kurse BDI në të njejtën kohë vazhdimisht “Kërkon” diçka.
Kërkon:
Ose në Nato brenda gjashte muajëve, ose tërhiqemi nga koalicioni (Qershor 2014).
Të rehabilitohen shqiptarët të cilët kanë qenë viktima të komunizmit Pension për të gjithë që kanë qenë në UÇK Komison anketues për rrahjen në Kuvend FBI të kyçet në hetimin e rastit Monstra (por jo edhe në rastin e Lagjes së Trimave dhe Aferës Telekom)
Ambasadorë në Prishtinë dhe Tiranë
Përfaqësim të drejtë në ASHAM
Hetim për falsifikimin nga ana e VMRO-s të votave të maqedonasve në Shqipëri
Lista e kërkesave të BDI-së gjatë gjith kohës derisa është në koalicion me VMRO-në nuk ka fund. As një nga këto kërkesa nuk është realizuar përveç faljes së rasteve të të akuzuarve të Gjyqit të Hagës. Këtë e bëri Gruevski, siç thotë vet, “të rimë rehat gjatë gjith mandatit”. Edhe me të vërtetë ndejtën rehat.