Author: Rilinda

Komuna e Tetovës ka filluar me shtrimin e rrugës së UÇK-së, një rrugë kjo mjaftë e frekuentuar nga banorët e vendbanimeve të Reçicës, Bregut të diellit. Kjo rrugë mban këtë epitet ngaqë ishte rruga nga ku lëviznin e gjithë logjistika e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe I gjithë furnizimi. Në terren sot ishte Kryetarja e Komunës së tetovës znj.Teuta Arifi për të inspektuar punimet. Vlen të theksohet se krahas rrugës së UÇK-së punohet intenzivishtë në shumë rrugë duke filluar nga : Rruga e banjës së qytetit, rruga “172” rruga “Kongresi Manastirit” rruga “Shipkovicë-Brodec” rruga “Tetovarja” etj.

Lexo më Shumë

Me datë 11.07.2016 ( e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit të pestë me rradhë nga toka në territorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë. Dezinsektimi do të zgjasë deri më datë 14.07.2016 (e ejte) Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00, dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit . Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti Fejzi Hajdari ka reaguar ndaj mosreagimit të përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë ndaj kërcënimeve publike ndaj tyre dhe deklarimeve antiNATO të megafonëve të qeverisë. Hajdari në “murin” e tij ka shkruar: “Si do reagonte Ambasada e SHBA-ve, sikur shqiptarët të kërcënoheshin si këta dy të krisurit: Milenko dhe Nikovski? Se marrëzia e promovuar në mënyrë institucionale në Maqedoni nuk ndodh rastësisht, më së miri e manifestojnë dy protegonistët e ditëve të fundit. Njëri i njohur si Milenko, (njeri i krisur) dhe magafon i Gruevskit dhe Mijallkovit, kurse tjetri medemek ‘diplomat në karrierë’ z.Nikovski. Gjithsesi, paraqitja e tyre…

Lexo më Shumë

Kanë vijuar punimet në infrastrukturë në qytetin e Tetovës. Komuna e Tetovës përkrah punimeve që zhvillon në “Rrugën 172”, “Kongresi i Manastirit” dhe “Rrugës së UCK-së” sot ka filluar punimet në rrugën “Tetovarja” një kërkesë kjo e qytetarëve të Tetovës, dhe banorëve që jetojnë në atë zonë. Kjo rrugë është e një rendësie të vecant për shkak se aty gravitojnë edhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”.

Lexo më Shumë

Pas leximit të reagimeve publike me frymë meskine nga Berat Buzhalla, Qani Mehmeti dhe Enver Robelli, nuk mund të heq mendjen dilemen se ç’do të ndodhte nëse edhe shqiptaret e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës, do reagonin ne te njëjtën mënyrë ndaj vrasjeve te fëmijëve ne Kosove ne vitet ’90ta. Pra, te tregonin “urtësi politike dhe fryme tolerance”, duke ftuar ne qetësi qytetaret e Kosovës, qe te mos bien pre e manipulimeve mediatike për shqetësim te popullit, nga “raste krimi ordiner”. Ta lëmë anësh faktin që qëndrimet e tyre janë tërësisht në kundershtim me parimet e gazetarisë hulumtuese dhe raportimit…

Lexo më Shumë

Ashtu siç pritej edhe më herët edhe në seancën e sotme të këshillit komunal të Komunës se Tetovës, këshilltarët e VMRO-së në shenjë proteste kanë lëshuar në mënyrë demonstrative seancën e këshillit komunal. Me pretekstin se Komuna e Tetovës nuk ka realizuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga kjo parti politike. Ata madje me ose pa qëllim në formë shumë naive, kanë përzier edhe partitë politike në këtë storje, duke theksuar në pres konferencë që komiteti i VMRO-së së Tetovës ka drejtuar disa herë kërkesa në drejtim të Komunës dhe kryetares së Komunës, por kanë hasur në vesh të shurdhur.…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet Demokratike Mund Ta Zgjidhin Krizën Politike Në Maqedoni Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, për herë të parë flet për situatën politike në Maqedoni për rolin e partive shqiptare në këtë proces, për unifikimin e teksteve shkollore dhe për marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve të cilat janë të mira, por kanë ngecje në ekonomi. Ai këto i shpalos në intervistën dhënë për revistën “Zaman”. Raportet fqinjësore dhe fushat e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Si i komentoni këto raporte? Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike, më 24 dhjetor 1993. Të dy vendet…

Lexo më Shumë

I dashur grabitës, uroj të jesh mirë! Të jesh mirë, i qetë dhe i padëmtuar moralisht dhe fizikisht, se di zoti se ku e bën natën, pas gjithë atij misioni të frikshëm që more përsipër të kryeje. Dhe e kreve. E kreve me përpikmëri të çmendur. E kishe lidhur gjithçka me numrin 3! Më intrigove aq shumë sa kam nisur të hamendësoj mbi numrin 3. Kjo më ndodhi pasi kaluan tri ditë. Tani iu kam hyre llogarive; duket se gjithçka është njehsuar me treshin; që nga numri juaj, ti e ndihmësit e tu, nga metrat e përshkruara në pistë e…

Lexo më Shumë

Serbia do të nisë vitin tjetër ndërtimin e autostradës nga Nishi në drejtim të Merdarës, për t’u lidhur më pas me autostradën në drejtim të Shqipërisë. Ministri i Financave në qeverinë teknike të Serbisë, Dushan Vujoviç ka deklaruar se kjo është një mundësi jo vetëm për zhvillimin e zonave që preken nga ndërtimi i autostradës, por edhe për daljen e Serbisë në Adriatik nëpërmjet Portit të Durrësit. “Pritet që kjo rrugë të ndërtohet në dy faza. Faza e parë është ajo e ndërtimit të të ashtuquajturit gjysmëprofil dhe më pas profili i plotë, që është shtylla kurrizore e zhvillimit dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka shprehur gatishmëri të lartë në Samitin e Parisit, për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë. Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin e Toplicës, edhe për Prokuple, Kurshumli, Bllacë dhe Zhitoraxhë, si dhe për një pjesë të rajonit të Nishavës. “Mendoj se autostrada është lidhje shtesë infrastrukturore edhe me Shqipërinë sepse do të kemi rrugë shumë të shpejtë që nga Durrësi deri në Tiranë”, tha Vuçiç. Kreu i qeverisë serbe në fjalën e mbajtur theksoi se paqja dhe stabiliteti janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të…

Lexo më Shumë

Kjo është intervista e parë që dha Prof. Ahmet Davutoğlu pasi u largua nga posti i kryeministrit, por ai iu shmang diskutimeve politike. Prof. Dr. Ahmet Davutoğlu dha një intervistë me rastin e publikimit të librit me titull “Qytetërimet dhe Qytetet”. Kjo është intervista e Davutoğlu-së në kanalin Haberturk: HABERTURK: Pas një kohe fare të shkurtër nga largimi juaj nga posti i kryeministrit u botua libri juaj i ri. Brenda një apo dy javëve e keni shkruar? DAVUTOĞLU: Në vitin 2002, kur u vendosa në postin e kryekëshilltarit kisha 4-5 projekte librash. Kur rrjedha e jetës sime ndryshoi, pjesa më…

Lexo më Shumë

Kur lindë djali -mbjellet lisi, kur vdes djali- pritet lisi.( Traditë e lashtë shqiptare) Këtyre ditëve u pre një lis i njomë në një familje shqiptare në Kumanovë dhe i dogji zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Por, thellësisht besoj se vdekja e Almirit i preku edhe zemrat e shumë jo shqiptarëve. Sepse, Almiri ishte vetëm një fëmijë katërvjeçar, ishte një krijesë e Allahut me shpirt të dëlirë, një krijesë që njerëzve i kishte falur vetëm buzëqeshje e dashuri, një krijesë që nuk kishte arritur të kuptojë se sa të këqinjë mund të jenë të rriturit, se çfarë përbindësha fshehen…

Lexo më Shumë