Ekrem Krasniqi nuk arriti as dy muaj të qëndrojë në krye të Stacionit Policor në Bujanoc, komunë kjo me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Zgjedhja e tij në muajin prill të këtij viti në postin e komandantit të Stacionit Policor ishte vlerësuar historike, pasi që ishte hera e parë që një shqiptar nga kjo komunë në Serbi të zgjidhej në krye të një stacioni policor. Por, javë më parë ai është larguar nga ky post me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Beograd, me t’u zëvendësuar me një serb. Bujanoci dhe Presheva, komuna këto me shumicë…
Author: Rilinda
Itikafi është praktikuar nga Pejgamberi i Zotit (xh. sh.), nga bashkëshortet e tij, nga shokët e tij, si dhe nga shumë besimtarë të devotshëm gjatë historisë islame dhe ai vazhdon të praktikohet edhe nga shumë besimtarë të vendit tonë, por mjerisht jo në nivelin e duhur; kjo, si pasojë e mosnjohjes së rëndësisë së Itikafit Shkruan Qufli OSMANI Në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan i dërguari i Allahut (xh. sh.), Muhamedi (s.a.v.s.), i ka shpeshtuar dhe i ka shtuar ibadetet – adhurimet duke falur namaz dhe duke e madhëruar Krijuesin e Gjithësisë, sepse në dhjetë ditët e fundit…
Fshati Suharrën është mbi 30 kilometra larg qytetit të Bujanocit. Rruga që çon për në këtë fshat të Malësisë, është shumë e vështirë, raporton KTV. Momentalisht, në këtë pjesë të Malësisë jetojnë vetëm dy familje shqiptare. Madje, edhe këto dy familje janë të rrezikuara nga serbët e Vranjës dhe vazhdimisht kanë presion që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Dy muaj më parë, familja Bajrami është sulmuar nga 11 serbë të dehur. Selami Bajrami ka treguar në detaje së çfarë ka ndodhur pasditen e 22 prillit në oborrin e shtëpisë së tij. Ai ka thënë se kërcënimet janë të vazhdueshme që…
Kur agjërojmë në ditë të gjata, duhet të marrim jo lëndë ushqimore që treten lehtë, por që treten ngadalë, përfshi këtu lëndët ushqimore fibroze (grurë, elb, tërshërë, miell, thjerrëza, bishtaja, fasule, oriz etj.) Këto quhen karbohidrate komplekse, treten për rreth 8 orë, kurse lëndët ushqimore që treten shpejt, këtë e bëjnë brenda vetëm 3-4 orësh. Prim. dr. Mair Iseini Shumë njerëz e shikojnë agjërimin si një detyrim fetar, por vetëm pak njerëz i dinë përfitimet shëndetësore që sjell ai. Agjërimi është një praktikë e mirë nëse zbatohet siç duhet. Ai nxit eliminimin e toksinave nga trupi, e ul sheqerin në…
Respektimi i prindërve Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., krijuesit të gjithësisë; salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin s.a.v.s., familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë myslimanët që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Shkruan Orhan Sali Një ndër temat shumë të rëndësishme në Islam është edhe respektimi i prindërve, të cilin Allahu xh. sh. e ka ngritur në nivelin e respektit që i bëhet Atij. Allahu xh. sh. në Kuran in famëlartë thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që…
Nga prof. asoc. dr. Muhamet Bela Akademiku Rexhep Qosja, një ndër figurat më të shquara të kombit tonë, ka sot 80- vjetorin e lindjes. Për këtë korife të diturisë, shkencëtar, historian të letërsisë shqipe, prozator, dramaturg, kritik letrar, eseist, publicist, pedagog me virtyte të rralla, intelektual atdhetar dhe mbi të gjitha njeri me virtyte të çmuara, janë shkruajtur vepra, artikuj, janë mbajtur kumtime të shumta në konferenca, simpoziume e kongrese brenda e jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Natyrisht pa pretenduar se e njohim tërësisht korpusin e jashtëzakonshëm të veprave të tij, që për mëse një gjysmë shekulli i ka…
Ramazani është muaji i agjërimit, respektivisht i abstenimit nga gjërat ushqimore, por edhe nga fjalët e këqija, sepse gjatë agjërimit njeriut nuk i lejohet të flasë gjëra të këqija që nuk përputhen me natyrën e muajit të Ramazanit Nga Doc. dr. Muhamed Mustafi E gjithë bota orvatet të promovojë diçka që është në favor të saj për të ndikuar sa më shumë në mendjen e njeriut dhe për të përfituar vëmendjen e tij. Çdo aktivitet që përdoret në sfera të tilla, përfshi edhe fjalën, llogaritet si lëvizje që është paraprakisht mirë e studiuar dhe e projektuar. Aktiviteti i tillë botëror…
Kurani gjatë përcjelljes së rrëfimeve të tij nuk synon hulumtimin e fytyrës së brendshme të ngjarjeve historike, nuk ka për qëllim të konstatojë formën e zhvillimit të asaj ngjarje në histori. Pra nuk është natyra/puna e Kuranit të ndjekë apo të kërkojë përgjigjet e pyetjeve çka, si, ku, kurrë dhe kush? Mu për këtë arsye, Kurani nuk jep asnjë datë apo vit për rrëfimet që përcjell Nga Dr. Selver Xhemaili Duke lexuar dhe analizuar rrëfimet kuranore, asnjëherë nuk duhet të harrojmë e të anashkalojmë një fakt të pamohueshëm: Kurani nuk është një libër historie, apo një libër gjeografie, nuk është…
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar në Stamboll se BE po mendohet me ngut se çfarë do të ndodhë nëse Turqia do të hapë dyert për refugjatë drejt Evropës, transmeton Koha. Ai pastaj, ka thënë, njofton aljazzera.net, pse mendon që BE nuk e do Turqinë: “Hej, Bashkim Evropian, ju nuk na pranoni për shkak se shumicën e popullatës sonë e bëjnë myslimanët. Nuk mund të dëshmoni se nuk është kështu. E këtë ma ka thënë hapur një ish – ministër francez i Punëve të Jashtme. Me mua atëherë ka qenë edhe Ahmet Davutoglu. Ka qenë një takim trepalësh…
Në këtë betejë bëhet e qartë se sa vlerë ka dituria në fenë islame. Kjo vlerë bëhet e qartë kur Pejgamberi (a. s.) për robërit e varfër të cilët dinin shkrim-lexim, për lirimin e tyre kushtëzoi që secili prej tyre t’i mësojë nga dhjetë fëmijë të myslimanëve shkrim-leximin. Ndërsa të pasurit i shpagoi në kundërvlerë mes një mijë dhe katër mijë dërhemë, secilin sipas pasurisë që kishte. Nga Mr. Taxhedin Bislimi Beteja e Bedrit shënon ngjarjen me rëndësi të veçantë jo vetëm për historikun e Islamit dhe të myslimanëve, por edhe për porositë dhe mesazhet që duhet përfituar nga kjo…
Agjërimi, obligueshmëria dhe vlera e tij Besimi (imani) është ndjenjë e brendshme e myslimanit, që reflekton brenda thellë në zemër, në shpirt, e më pas rezulton me vepra të ndryshme në jetën e tij. Shkruan Ibrahim Sulimani Allahu xh.sh. shpeshherë në Kuranin famëlartë përsërit, duke iu drejtuar atyre që besuan, me thënien: “ O ju që keni besuar” – thirrje kjo që në vete bart shumë domethënie të mëdha! Zoti i bën besimtarët që të dallohen me thirrjen e Tij nga të gjithë ata që nuk e besuan. Allahu në kaptinën El Bekare, ajeti 183, thotë: “O ju që besuat,…
Akademia e Shkencës dhe e Arteve në Malin të Zi ka paralajmëruar tërheqjen dhe ndryshimin e disa pjesëve kontestuese të fjalorit që shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendor. 114 intelektuale të këtij vendi, mes të cilëve gjenden dhjetëra shqiptarë, kanë kërkuar nëpërmjet një letre të hapur tërheqjen e fjalorit dhe që t’u kërkohet falje qyetetarëve. Fjalori i sapobotuar i Akademisë malazeze ka shkaktuar reagime për mënyrën se si janë përcaktuar shqiptarët në Mal të Zi duke përplasur politikanë, historianë e gjuhëtarë. Ky fjalor është kontestuar pas përkthimit dhe dokumentimit nga Simon Shkreli. Fjalori ka krijur reagime për shkak të…

