Të tjera masa reprezalja janë marrë pas grushtit të shtetit në Turqi. Plot 7850 oÞcerë policie janë pezulluar nga detyra. Deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë persona, gjysma prej të cilëve njerëz të drejtësisë, kryesisht gjyqtarë, ndërsa pjesa tjetër ushtarake. Aktualisht, në Turqi janë arrestuar 1036 gjeneralë dhe admiralë. Lajmi bëhet i ditur nga media shtetërore turke. Arrestimet masive po kryhen në të gjithë vendin, ndërsa aksioni i ndërmarrë është më i madhi në historinë e shtetit turk për pastrimet në ushtri të të gjithë atyre që janë besnikë të presidentit Erdogan.
Author: Rilinda
Qeveria e Serbisë mbrëmë ka sjellë vendim për formimin e ekipeve të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë. Zyrtarisht qëllimi i ekipeve do të jetë pengimi i kalimeve ilegale të emigrantëve në kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë. Në kufirin me Maqedoninë, ato do të jenë të koncentruara më së tepërmi në pjesën e kufirit Preshevë-Kumanovë, pjesë në të cilën thuhet se kalojnë pjesa më e madhe e emigrantëve,. Ky vendimi i qeverisë serbe për të shtuar prezencën ushtarake në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë vjen në kohën kur nuk ka ndonjë rritje dramatike të numrit të emigrantëve dhe kur vërehet afrim…
Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Turqi, mori vemendjen e shqiptarve, me shume se cdo event tjeter nderkombetar. Me shume se sa zgjedhjet amerikane, me shume se sa dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe me shume se sa gjithe eventet politike ne vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shume emigranteve shqiptare. Kishte nje vemendje befasuese, tek te gjitha zonat ku banojne shqiptare, nga Kosova ne Maqedoni e nga Shqiperia ne Mal te Zi. Qe shqiptaret paten kete vemendje per Turqine m’u duk befasuese. Per shume vite zhvillimet atje kane qene…
Turqia deri tani ka arrestuar 6.000 persona të grusht – shtetit të dështuar të së premtes, ka thënë Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag. “Operacionet janë duke vazhduar,” i tha ai medias shtetërore, duke shtuar se numri i arrestimeve do të rritet më tej. Spastrimi ka përfshirë ushtarë të rangut të lartë dhe gjyqtarëve. Më shumë se 50 ushtarë të lartë janë arrestuar në provincën perëndimore të Denizli të dielën. Të paktën 265 persona janë vrarë në përleshjet e grusht – shteti i cili dështoi./KlanKosova
Autoritetet turke në orët e para të mëngjesit kanë liruar nga detyra 2,745 gjykatës pas tentim grusht shtetit të së premtes. Televizioni NTV raporton se vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve. Pesë anëtarët kryesorë të këtij Këshilli janë larguar nga puna.
Mijëra turq që dolën në rrugët e qytetit pas thirrjes të presidentit Erdogan, treguan edhe njëherë se mbështetësit e tij janë të shumtë dhe dështimi i grushtit të shtetit ishte vetëm falë popullit që doli nëpër rrugët e Stambollit dhe Ankarasë. Ndërkohë një operacion i forcave të sigurisë ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Mediat thonë se tani ai është dërguar në një zonë të sigurt. Situata është duke u normalizuar dhe forcat qeveritare kanë arritur mëngjesin e sotëm të hapin urën e Bosforit, e cila ishte mbyllur gjatë natës me tanke…
Turqia u zgjua e trazuar nga ngjarjet e natës, ku qeveria dhe Presidenti Erdogan denoncuan një përpjekje për grusht shteti nga fraksione të ushtrisë së vendit. Mbeten ende shumë gjëra për t’u zbardhur mbi rrjedhën e ngjarjeve, por ajo që është e sigurtë, të paktën sipas Ankarasë zyrtare, është se grushti dështoi, por jo pa kosto. Të paktën 60 persona kanë gjetur vdekjen nga trazirat e natës, përfshirë këtu ushtarë dhe civilë. Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar 754 persona, pjesa më e madhe e të cilëve…
Në një kohë rekord Komuna e Tetovës ka filluar me asfalltimin e rrugës “Tetovarja”, një investim kapital ky për banorët e kësaj lagje dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”. Komuna e Tetovës paralajmroi fillimet e punimeve ditë më parë, megjithatë realizuesi i punimeve me nje dinamikë të shpejtë ka zhvilluar punimet dhe tanimë finalizimi i punëve me asfalltimin e rrugës janë drejt përfundimit. Rruga “Tetovarja” është premtuar shumë herë nga udhëheqësitë paraprake komunale, megjithatë ne si administratë komunale iu përgjigjëm pozitivishtë kërkesave të banorëve të kësaj lagje. Duke e parë si nevoje jetike për banorët dhe nxënësit…
Përsëri kërcënime në diskursin publik, përsëri në rrjete sociale. Kërcënime për të cilat është e qartë se kujt i drejtohen dhe në çfarë lloj dhune thërrasin: “Ambasada njëherë u dogj. Ambasadori në strehimore atomike u dh.. në brekë. (…) Atëherë patën fat, shpëtuan b***. Këtë herë (…) do të largoheni gjah në dorë”, “cili armik do të hyjë – i gjallë nuk do të dal”, “Hey, dude, guvernator, ruaju që të mos na ndodhë Bengazi”, “Xhesi, Xhesi…Bengazi të më ndodh”, “Opinioni po humb durimin – Ambasada njëherë u dogj, ambasadori shpëtoi kokën, këtë herë nuk do mund”. Përsëri heshtje nga…
Qytetarët e Maqedonisë janë shprehur kundër vendimit të qeverisë për të marrë hua përmes euro-obligacioneve në vlerë prej 650 milionë eurove. Ata thonë se kanë shumë pak ose aspak njohuri për atë se si shpenzohen mjetet nga arka e shtetit, veçanërisht për arsyen e marrjes së kredisë dhe destinimit të saj, njofton REL. Visar Halimi 30 vjeç, i cili punon si taksist, thotë se të gjithë duhet të angazhohen që të bllokohet huamarrja e Qeverisë së Maqedonisë, sepse këto para nuk shpërndahen në formë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “Krejt këto para do t’i vjedhin pushtetarët. Do…
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se kushtëzimet për demarkacionin me Malin e Zi, të “zbuluara” njëri pas tjetrit nga kryeministri Isa Mustafa, e të ndihmuar edhe nga ministrat e kabinetit të tij, e ka shtyrë të pyes me kë dreqin janë, kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij. Ai në një opinion ka shkruar se me këto veprime të Kryeministrit “Akademik” do të duhej të reagonte fuqishëm ASHAK-u, anëtar i se cilës është, por ata kanë zgjedhur heshtjen në vend që të reagonin me argumente shkencor, duke u vërë kështu në mbrojtje të…
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit nga Presidenti i Republikës, Filip Vujanoviç, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe në veçanti për rati䙅kimin e protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë me 23 qershor. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanoviç vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm…

