Hartimi i dokumentit “non paper”, që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar Tiranës zyrtare, si dhe politika e ndjekur nga diplomacia greke në marrëdhëniet me Shqipërinë përsa i përket çështjes çame, janë bërë objekt i politikës së brendshme në Greqi. Një ditë pasi ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka sqaruar në një intervistë radiofonike dhe më pas me një njoftim zyrtar sesi ka vepruar në lidhje me çështjen kaq të përfolur të ditëve të fundit, Ministria e Jashtme publikon edhe një deklaratë të dytë me tone të ashpra kundër opozitës. Aty akuzohen deputetët konservatorë, që sipas kreut të diplomacisë…
Author: Rilinda
Aplikacioni më i popullarizuar kohëve të fundit në telefonat e mençur është padyshim “Pokemon Go”. Ky aplikacion po i “çmend” shumë vende të botës sidomos në SHBA dhe në shumë vende të Evropës. Por çka është në fakt ky aplikacion që është mjaftë i popullarizuar? Dhe cila mund të jetë lidhja dhe digresioni me titullin e tekstit në fjalë? Shumë të rinjë këtë shprehje e kanë të njohur nga filmi vizatimor i ashtuquajtur Pokemon ku personazhet ishin në ndjekje të disa krijesave të vogla e të mëdha me fuqi të mbinatyrshme për t’i pasur pjesë të koleksionit të tyre. Pra…
Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se Serbia do të jetë e gatshme të përforcojë sigurinë në kufijtë e saj, edhe nëse kjo gjë do të shkaktojë pakënaqësi në Bashkimin Evropian. Deklarata e Nikoliq ka ardhur vetëm një ditë pasi në Hungari u mbajt referendumi lidhur me kuotat e detyrueshme të BE-së për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare. Serbia ka intensifikuar së fundi patrullimet kufitare, ndërsa mijëra refugjatë po i drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për t’iu larguar luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Nikoliq ka argumentuar se nëse Serbia nuk mund…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur një axhendë të ngjeshur, por edhe tejet të veçantë. Thaçi i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agollit, për kontributin në pavarësinë e Kosovës. Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Kosovë, pasi sipas tij rilindësit, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ishin për një republikë të përbashkët. “Lidhja e Prizrenit ishte për një republikë. Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them…
Komuna e Tetovës ka filluar ndërtimin e të ashtuquajturës “Urra e Kazazëve” që gjendet në afërsi të objektit të ish shkollës së Gjimnazit, mbikalim ky që lidh dy rrugët që kalojnë përeth lumit Shkumbin. Rrjedhimishte dje ka filluar dislokimi i urrës së vjetër nga metali, dhe me mbarimin e procedurave pritet të fillojë puna për ndërtimin e urrës së vjetër. Vlen të theksohet që Komuna e Tetovës ka filluar nje ofanzivë për sa i përket invesitmeve kapitale në infrastrukturë.
“Amnesty International” ka kërkuar nga organet greke hetimin e menjëhershëm të një rasti të poshtërimit të 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë. Sipas kreut të organizmit europian, nëse vërtetohet që poshtërimi është kryer edhe për motive raciste, policët grekë duhet të dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur një grup policësh kanë gjetur në rrugë 5 fëmijë të moshës 12 deri 16 vjeç nga Siria, të cilët mbanin në duar automatikë lodre të blera për një shfaqje teatrale në një prej qendrave të kulturës në qendër…
Hungarezët votojnë sot në referendimin për kuotat e detyrueshme të BE-së për risistemimin e emigrantëve. Kryeministri i djathtë, Viktor Orban kundërshton planet për shpërndarjen e një totali prej 160 emigrantësh përreth Europës. Sipas skemës së njoftuar pas krizës së vitit të kaluar, Hungaria duhet të pranojë 1.294 azilkërkues. Qytetarët do t’u përgjigjen me “po” ose “jo” pyetjes: A doni që Bashkimi Europian të ketë mandatin të detyrojë sistemin e shtetasve johungarezë në Hungari, edhe pa aprovimin e Asamblesë Kombëtare? Sondazhet sugjerojnë se votuesit do t’i refuzojnë propozimet, çfarë do të forcojë pozitat e Orbanit në betejën me Brukselin. Në mënyrë…
Teuta Arifi bashkë më ekipin qeveritarë sot kanë përuruar përfundimin e rrjetit të ujësjellësit të Tetovës. Të pranishëm ishin zv/Kryeministri Halili, Ministrat Ahmeti dhe Zeqiri si dhe dy ish ministrat parapak të ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Abdilaqim Ademi dhe Nurhan Izairi. Kryetarja Arifi para përfaqësuesve të mediave theksoi: Storja 20 vjecare e ujit të pijshëm ne Tetovë sot merr fund. Sot ne shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me…
Qëndrimi i komisionerit për zgjerim në BE Johannes Hahn dhe reagimet e ashpra të Ministrisë së Jashtme greke. Çështja çame për herë të parë përflitet në Bruksel. Rruga që çoi në faktin për ta njohur si problematikë për t’u zgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe zërat e një komuniteti që përjetoi gjenocide 71 vite më parë. Çamët e vjetër, të rinj dhe ata që do të vijnë nga kjo brezni e këtij komuniteti, do e mbajnë mend mirë një emër, atë të Johannes Hahn. Politikanit që mban postin e komisionerit për zgjerim të BE-së, që trazoi Athinën zyrtare për një…
Një lëkundje sizmike e magnitudës 5 ballë u shënua në zonën e Kalamatës, 170 km nga Athina, në orën 10:17 të paradites, sipas orës lokale. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit është 38 kilometra në jugperëndim të Kalamatës, në thellësinë 19 kilometra, çfarë e bëri edhe më të fortë lëkundjen. Momentalisht nuk raportohen viktima në njerëz. Sipas burimeve lokale janë dëmtuar disa banesa të vjetra. Prefektura e Kalamatës ka dërguar në zonë një ekip ekspertësh për të verifikuar dëmet. Për të qetësuar panikun e banorëve, prefektura njoftoi se u urdhërua mbyllja e shkollave dhe kopshteve për ditën e…
Ministria austriake e Mbrojtjes paralajmëron se Ballkani Perëndimor paraqet rajon për rekrutim dhe bazë logjistike të xhihadistëve në Evropë. Në raportin për gjendjen aktuale të sigurisë nga 14 shtatori, analistët e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë fotografitë shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, transmeton Tanjug. “Problemi me islamizmin në Ballkanin perëndimor reflektohet në bazë të lidhshmërisë përmes diasporës, në hapësirën e BE-së”, thuhet në raport. Edhe derisa në Kosovë pas arrestimit të liderëve salafistë është vërejtur zvogëlim i aktiviteteve, në Bosnje e Hercegovinë rritet rreziku nga sulmet terroriste, shtohet në raportin, të cilin e publikoi gazeta vjeneze “Hojte”.…
Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa u pavarësuar KOST-i, Prishtina nuk bën asnjë veprim për hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. DW: Zonja Ministre, tashmë sipas jush është arritur marrëveshja për targat e automjeteve me Serbinë në kuadër të dialogut, mirëpo, për disa ditë radhazi kishte disa dilema dhe kundërthënie në qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit, a mund të shpjegoni se çfarë përmban kjo marrëveshje? Edita Tahiri: Marrëveshja për reciprocitetin e targave të automjeteve është një marrëveshje që është arritur…

