Author: Rilinda

Rrugëtimi i Ukrainës drejt integrimit në BE ka marrë një kthesë të re sot pas publikimit të disa fotove intime të zv/ministres së Brendshme e ngarkuar për Integrimin në BE. 24-vjeçarja Anastasia Deeva, ka qenë objekt i sulmeve të ashpra prej momentit që ajo ka marrë këtë detyrë për shkak të moshës së saj fare të re, akuza të cilat shefi i saj, i cilësoi si fanatike. Tashmë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov ka dalë sërish në mbrojtje të 24-vjeçares së martuar pas publikimit të fotove gjysmë të zhveshura në rrjetet sociale. Avakov ka theksuar se fotot e…

Lexo më Shumë

Një shtetas shqiptar 32 vjeç, i identifikuar si Rigert Dervishi, është ekzekutuar me 10 plumba nga persona të panjohur në Athinë, në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Keratsini” të Pireut, në rrethana që ende nuk janë qartësuar. Ata i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike. Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit në Maqedoni po merr përmasa shqetësuese për shëndetin e njerëzve, para së gjithash të fëmijëve. Çdo i dyti fëmijë është diagnostikuar me probleme të frymëmarrjes. Kjo situatë është e pranishme vite më radhë, por kulmi ka arritur në dy-tre vitet e fundit, bazuar në të dhënat jo vetëm të institucioneve shëndetësore të vendit, por edhe të organizatave ndërkombëtare, shkruan REL. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga ndotja e ajrit në Maqedoni vdesin 1.350 njerëz në vit, ndërsa ekonomia e saj pëson dëme deri në 235 milionë euro, si rezultat i vdekjeve të hershme, shpenzimeve për shëndetësi,…

Lexo më Shumë

1. Janë bërë tetë ditë nga shuarja e jetës në burgun e Prizrenit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe studentit i cili edhe dy provime duhej t’i jepte për t’u bërë mjek i popullit! Janë bërë tetë ditë prej se vendorë e të huaj, njerëz të politikës, intelektualë, medie të shkruara dhe elektronike shfaqin mendime për këtë vdekje të papritur, të ndodhur në rrethana të paqarta dhe në mënyrë edhe më të paqartë. Disa, me vetësigurinë e njerëzve që s’kanë dëgjuar ndonjëherë për brejtje të ndërgjegjes, thonë se Astrit Dehari u vetëvra! Disa të tjerë thonë se ai u vra…

Lexo më Shumë

Autoritetet në Greqi druajnë për sulm të ri të mundshëm terrorist, pasi që dje dy persona me motoçikletë hodhën një granatë dore ndaj Ambasadës së Francës në Athinë. Në sulm, një nga policët ka marrë lëndime më të lehta. Theksohet se incidenti ndodhi vetëm disa ditë para asaj që planikohet, për 15 nëntorin, vizitën e presidentin amerikan në largim Barak Obama në Greqi.Një burim i policisë, i cituar nga gazeta “Proto tema” paralajmëron, se ditëve në vazhdim në të cilat duhet që të ndodhë vizita e Obamës dhe përvjetori i Politeknikës së Athinës mund të përdoren si mundësi nga ana…

Lexo më Shumë

Si mund një njeri i qytetëruar e besimtar të nënshtrohet përpara pushtetit të fuqisë dhe t’ia dorëzojë atij dy gjërat më fisnike me të cilat e ka shpërblyer Zoti, e që janë – e vërteta dhe liria ? Kohëve të fundit, ndër ne po diskutohet për zvetnimin e vlerave morale qytetare dhe shumëkush pikërisht aty po e detekton shkakun e krizave të shumta që po e gllabërojnë shoqërinë. Një lament i përgjithshëm po dëgjohet nga të gjitha anët, të gjithë janë të trishtuar nga krimi, korupcioni, keqpërdorimi, mashtrimi dhe shantazhimi që janë bërë dukuri të përditshme, janë bërë diçka me…

Lexo më Shumë

Raporti i KE-së për Maqedoninë tregon se vendi ka ngec në kriteret themelore të cilat janë abc-ja e secilit vend demokratik – gjykata, liria e të shprehurit, të drejtat njerëzore dhe ekonomia funksionale e tregut. Me nota të tilla bëhet e qartë se Greqia është vetëm një pjesë e problemeve të rrugë së Maqedonisë në drejtim të BE-së Progres Raporti për përparim të Maqedonisë në proceset e integrimet evropiane për vitin 2016 është i qartë – nuk ka datë bisedimesh nëse nuk plotësohen kushtet nga Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat me prioritet, të cilat dalin nga raporti i Rajnhard Pribes.…

Lexo më Shumë

Një granatë ka shpërthyer jashtë Ambasadës franceze në Athinë. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në kohën që një motorçiklete ndaloi jashtë godinës së ambasadës, që ndodhet në rrugen “Vasileos Sofias”, vetëm pak metra larg Parlamentit grek dhe hodhi një granatë në drejtim të godines së ambasadës. Prej shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera. Në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat ruajnë godinat e parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme, por nuk munden të ndalonin terroristët. Pak minuta më vonë, u gjet edhe motorçikleta në…

Lexo më Shumë

Edhe pse titulli mund t’ju mashtrojë, ky nuk është shkrim për raportin e Ali Ahmetit me partinë e tij. Për atë gjë kemi shkruar më herët, e tani më është vonë. Edhe për Ahmetin edhe për BDI-në. Ata gjenden para zgjedhjeve vendimtare për fatin e tyre, në të cilat zgjedhje do u përcaktohet ardhmëria, në fakt ajo që nuk do kenë më të ardhme. Për këtë parashikim timin të guximshëm ekzistojnë shumë faktorë, analiza dhe argumente se BDI dhe Ahmeti në këto zgjedhje do fitojnë më së shumti dy deputetë, gjithsejt, dhe vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore, por unë…

Lexo më Shumë

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë nuk është më surprizë. Çfarë mbetet e paqartë është gjuha që ka përdorur Brukseli për të shprehur kushtëzimin që Shqipëria duhet të përmbushë. Por kushti i të gjitha kushteve është reforma në drejtësi dhe siç mëson Top Channel zbatimi i saj do të kërkohet të jetë i prekshëm dhe i besueshëm. Por, megjithëse pjesa e rekomandimit kushtëzohet edhe me prioritete të tjera dhe mbahet ende nën embargo, Top Channel ka mësuar se raporti i këtij viti është pozitiv. Janë dy fraza që gjenden në pothuajse 90 faqe të raport, “progres i vazhdueshëm”…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do të luftojë çdo element të dhunës apo kërcënim që paraqitet ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Gjatë një vizite në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, Ministri, Oliver Spasovski gjatë i ftoi qytetarët që të denoncojnë frikësimet eventuale qoftë nga pjesëtarët e policisë apo të çdo zyrtari apo institucioni tjetër. Ai gjithashtu rikujtoi se në bazë të ligjeve në fuqi çdo kërcënim ndaj votuesve apo formë tjetër e presionit dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet burg. “Në rast se do të ketë çfarë do qoftë presioni nga pjesëtar të policisë, nga…

Lexo më Shumë

Veljko Laliç, kryeredaktor i së përjavshmes “Nedeljnik”, është i bindur se intervista e realizuar me Donald Trump, kur kandidati republikan kërkoi falje për bombardimet e NATO-s për luftën e Kosovës, është autentike. Ai thotë se Trump e tërhoqi intervistën e cituar në tërë botën pas reagimeve, vetëm 12 orë pas publikimit të saj. Rreth 55 për qind e serbëve besojnë se Trump është njeriu i duhur për të qenë president i Amerikës. “Hillary është pritur aq mirë në Kosovë, si dhe Biden, ndërsa bashkëshorti i saj ka shtatore në Kosovë, kurse në Beograd përmendore të Clintonit janë rrënojat e ndërtesave,…

Lexo më Shumë