Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit në Stamboll rreth orës 22:30 minuta me orën lokale. Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 20 persona të plagosur me stë cilët flitet se ka edhe efektivë të policisë, por ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur. Ambulanca dhe forca të shumta policie janë parë të shkojnë në vendngjarje, ndërsa nga pamjet televizive është parë një zjarr i madh pranë stadiumit. Bashiktashi luajti ditën e sotme në stadiumin e tij kundër Bursaspor, ndeshje e cila u mbyll rreth orës 21:00 me atë lokale.
Author: Rilinda
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotograÞsë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me llambë UV. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë. Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00. Kush mund të votojë? Të drejtë vote ka çdo person i cili është…
Komisari i BE-së për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot deklaroi se popujt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë kulturë, identitet dhe histori të njejtë me vendet dhe popujt e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pa atë rajon, Unioni asnjëherë nuk do të kompletohet. Në pyetjen se si mund t’i bind qytetarët e BE-së, të cilët kanë rezerva ndaj zgjerimit, se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë mirë për Evropën, Han për “Nezavisne novine” tha se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja si union i paqes, sigurisë dhe prosperitetit, Union i vlerave siç janë demokracia, barazia dhe të drejtat e…
Dy bastore të “Sport lajf” në Shkup mbrëmë janë grabitur. MPB informon se mbrëmë në orën 18:10 është paraqitur se në orën 17:40 në rr. “Blagoja Stefkovski” më saktë në bastoren sportive “Sport lajf”, një person i panjohur i maskuar me pistoletë nga e punësuara e ka marrë fitimin ditor. Grabitja e dytë ka ndodhur në orën 20:30 në rr. “Tale Hristov” ku një person i panjohur me kërcënim me pistoletë nga e punësuara ka marrë tani për tani shumë të pakonfirmuar parash. Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e tërësishme të rasteve.
Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Qafëthanë, gjatë zbatimit të kontrollit të rregullt doganor e penguan përpjekjen për futje ilegale të 12 kilogramëve marihuanë në Republikën e Maqedonisë. Drejtoria Doganore kumtoi se më 9 dhjetor rreth orës 18 në hyrje në Republikën e Maqedonisë në vendkalimin kufitar Qafëthanë ka arritur automjeti motorik me targa italiane, i drejtuar nga personi L.M. shtetase rumune, ndërsa me të ka qenë edhe V.S. gjithashtu shtetase rumune. Personat në gjuhën angleze janë pyetur se a kanë diçka të paraqesin për kontroll doganor, me ç’rast janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të paraqitur dhe se kthehen…
Maqedonasit në Shqipëri po marrin pjesë në mënyrë aktive për përgatitijen e ligjit për mbrojtje të pakicave kombëtare në Shqipëri. Me këtë ligj, ata do të mund që përveç në Pustec, gjuhën maqedone t’a përdorin edhe në Gollo Bërdo, Gora dhe çdo kund ku ka maqedonas. Propozimi tani është në debat publik, ndërsa Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një apeli publik, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 28 dhjetor. “Së bashku me përfaqësuesit e pakicave tjera në Shqipëri, po marrim pjesë në debatin e organizuar…
Edhepse kodi zgjedhor dhe ai penal sanksionojnë rreptë fotografimin dhe publikim e fletëvotimit pasi të rrethohet, për çka edhe parashihet burg prej 3 deri më 5 vite, disa portale kanë publikuar fletë votimi të rrethuar, në favor të njërës parti politike, shkruan Fakte. Ambasadori amerikan Xhes Bejli deklaroi se vota është e fshehtë duke inkurajuar qytetarët të dalin dhe të votojnë. A do të reagojë ambasada në këto parregullësi?
Përfaqësitë diplomatike në Maqedoni, alarmojnë qytetarët e tyre të kenë kujdes ditën e zgjedhjeve. Ambasada e SHBA-ve, ato të BE-së por edhe përfaqësitë tjera diplomatike, kanë publikuar mesazhe sigurie duke apeluar qytetarët e tyre që më 11 dhjetorë mos të qëndrojnë në grupe dhe vende ku zhvillohet procesi zgjedhor. Nga ambasada e SHBA-ve thonë se qëndrimi nuk korrespondon me ndonjë indikacion konkret për dhunë. “Është procedurë standarde dhe përmbushje e obligimit të ambasadës ndaj qytetarëve. Indikacione për rrezik konkret nuk ka! Kjo nuk duhet të merret si koment mbi ecurinë e zgjedhjeve, por thjeshtë si obligim i ambasadës ndaj qytetarëve…
Në zyrën e Avokatit të Popullit, nesër në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në periudhën prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja falas telefonike 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen…
Në ditën të lirive dhe të drejtave të njeriut një hulumtim shkencor ka nxjerrë në sipërfaqe se qytetarët në Maqedoni nuk mund ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, ndërsa shkelen nga institucionet, në veçanti nga organet e gjyqësorit dhe përmbaruesit. “Fatkeqësisht më të zemëruar për momentin janë me çështjet e përmbaruesve sepse ka një bashkësi e organizuar mirë për të vjedhur drejtë për së drejti jo borxhin e qytetarit por marrin trefish më shumë. Pra nëse ne kemi 50 euro borxh, aty shtohet avokati përmbaruesi dhe institucionet tjera. Domethënë sistemi i drejtësisë nuk është në funksion të këtyre…
Në katër dekadat e fundit në Maqedoni janë bërë vetëm 366 transplantime të veshkave nga donatorë të gjallë edhe pse nevoja dhe kërkesat janë shumë më të mëdha. Mjekët thonë se dhurimi i organeve në vend është ende një temë tabu. Gjatë një tribune që u mbajt në Strugë, mjekët rekomanduan që për këtë çështje të flitet sa më tepër në opinion për të kapërcyer të gjitha pengesat që ekzistojnë. “Secili prej nesh përveç asaj që mund të jetë një donator i mundshëm,të dhurojë organe dhe inde gjatë gjithë jetës mund të jetë një marrës i mundshëm i tyre. Një…
Dalja më e madhe në votime në diasporë deri në orën 13 sipas KSHZ është regjistruar në Sofje dhe në Ankara. Sipas të dhënave në Sofja janë regjistruar 36 votues dhe kanë votuar 20 persona, kurse në ankara janë paraqitur 45 votues dhe kanë votuar 25 persona. Numri më i madh i votuesve është paraqitur në Zvicër, ku janë krijuar katër pikë votime, në Bern duhet të votojnë 4255 persona, në SHBA në 4 shtete, Uashington, Detorid, Çikago dhe New York do të duhet të votojnë 3086 persona dhe në Australi janë hapur dy vendvotimi në Melburn dhe Kanbera ku…