Author: Rilinda

Të gjitha 88-të vendvotimet në komunën e Ohrit janë hapur në kohë dhe votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohet pa pengesa dhe në atmosferë demokratike. Këtë e kumtoi Komisioni Komunal Zgjedhor, prej ku theksuan se votimi ka filluar sipas parashikimit, në orën shtatë të mëngjesit, në të gjitha vendvotimet, dhe procesi zgjedhor tani për tani zhvillohet pa kurrfarë parregullsie Identike është situata edhe në komunën e Debërcës ku saktë prej orës shtat në mëngjes votohet në 28 vendvotime. Në territorin e komunës së Ohrit të drejtë vote kanë 50,203, ndërsa në Debërc 4.493 qytetarë.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur daljen e votuesve në tërë Republikën e Maqedonisë. Dalja e votuesve në nivel republikan deri në ora 10:00 ishte 9.49 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 11.05% Njësia zgjedhore numër 2: 9,70% Njësia zgjedhore numër 3: 11.36% Njësia zgjedhore numër 4: 11,29% Njësia zgjedhore numër 5: 9.05% Njësia zgjedhore numër 6: 5,10% Këto rezultate bazohen në 95.05 për qind e të dhënave të përpunuara. Deri më tani, nga KSHZ-ja thanë se janë regjistruar vetëm disa parregullsi të vogla.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e OSBE-së janë duke vëzhguar procesin zgjedhor nëpër të gjitha qendrat e votimit. Koordinatori special përgjegjës për misionin e OSBE, Roberto Bateli, ishte në disa vendvotime në Shkup që në mëngjes me ç’rast bëri thirrje për një proces të rregull zgjedhor. “Do të mbajmë një konferencë për media të hënën dhe atëherë do të japim vlerësimin tonë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do t’I japim konkluzionet tona për ditën e zgjedhjeve. Nuk kam se cka të them më shumë për momentin, do të jeni të informuar nesër”, deklaroi Përfaqësuesi i OSBE Roberto Bateli. “Maqedonia vërtetë duhet t’i…

Lexo më Shumë

Banorët e Haraçinës sot janë zgjuar me prezencën e madhe të policisë dhe sigurimit në hyrjen e fshatit si dhe rreth shkollës ku votohet. Materialet janë vendosur në shkollë qysh në orët e hershme të mëngjesit, kurse vendvotimi është hapur me kohë me ç’rast qysh ne orën 7 filluan të vijnë votuesit. Një person nuk ka mundur të votojë shkaku që nuk ishte në listën zgjedhore. Këshilltarët janë munduar ti ndihmojnë duke bërë disa kërkime në lista, por nuk arritën ta gjejnë. Në letërnjoftimin e këtij personi qëndron se është lëshuar në vitin 2011 dhe skadon me 2021. askush nuk…

Lexo më Shumë

Më shumë se 600 gjegjësisht 30% e të burgosurve s’kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre për votë pasi nuk kanë pasur dokument valid biometrik, shkruan televizioni “Telma”. Problemi është paraqitur gjatë organizimit të vazhdimit të afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve, pas çka institucionet fajin ia kanë hedhur njëra- tjetrës. Rastin e kanë shqyrtuar edhe përfaqësues të KSHZ-së dhe Avokatit të popullit deri tek i cili kanë arritur ankesa se disa nga të burgosurit kanë pasur letërnjoftime valide, por nuk kanë qenë nëpër lista.

Lexo më Shumë

Votim në emër të të tjerëve, presion ndaj votuesve, blerje të votave dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Këto janë disa nga parregullsitë të cilat i ka raportuar organizata CIVIL që monitoron zgjedhjet. Xhabir Deralla nga CIVIL tha se vëzhguesit e tyre janë aktivizuar që nga ora 06:00, ndërsa deri më ora 09:00 kanë raportuar më shumë se 60 parregullsi. Ai sqaroi se në një vendbanim në Butel, vëzhguesi i kësaj organizate është larguar nga vendvotimi nga anëtarët e vendvotimit. Deralla gjithashtu tha se përveç rasteve të regjistruara nga vëzhguesit, ka një numër të madh të parregullsive që janë paraqitur nga…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI për deputët në njësin 4 e shpall fitore që atje nuk kaloj asnje deputet. BDI ishte parti e vetme shqiptari si atje doli me kandidate.Partit tjere nuk nxorren kandidate ne diaspor që mos percahet vota shqiptare.BDI si parti e vetme shqiptare edhe atje nuk arriti të fitoj asnjë deputet. Ja çka shkruan Artin Spahiu në FB- BDI nisi me fitore! Diaspora dështon! VMRO nis me minus 3 deputetë. Kjo është BDI-ja që bëri ndryshimin në kodin zgjedhor dhe vendosi kritere të pamanipulueshme për të pamundësuar manipulimin me diasporën. Fitorja e madhe po troket! #bashkedrejtfitores Bashkë Vendosim!

Lexo më Shumë

Shkruan: Ismain SINANI – Kujtoni tradhtinë e bërë në Sopot! – Kujtoni se si janë dukur politikanët e sotëm para 10 apo 15 vjetëve dhe si duken sot! – Kujtoni shtëpitë e tyre të para 10 vjetëve dhe pallatet nëpër të cilat jetojnë sot! – Kujtoni biçikletat e vjetra të baballarëve të tyre sepse të vetat nuk i kanë pasur asnjëherë dhe shikoni sot veturat luksoze që i kanë! – Kujtoni ata djemtë e rinj të sinqertë, të cilët në vitin 2001 iu rrekën pushkës me një ideal më të madh e pastaj shikoni “komandantat” – kriminelët e pasluftës! -…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe publicist Kim Mehmeti ka bërë thirrje që të dalin të gjithë të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, njofton portali Sakte.net “Le të dalim të gjithë të votojmë, le të dëshmojmë se jemi popull me BESË dhe se dimë të dallojmë BESATARË dhe të PABESË! Le të dalim të votojmë kundër të keqes, le të tregojmë se nuk e shesim krenarinë tonë, se nuk i kemi frikë qyqarët e BDI’së që e dhunojnë popullin e vet vetëm për t’i forcuar qarqet politike e policore maqedonase! Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, këtë ia kemi borxh vetvetes!”

Lexo më Shumë

Shkruan: Albulena MEHMETI Formimi dhe dështimi i partive të reja politike në trojet shqiptare është një fenomen që po kalohet pa u hetuar, dhe përfundon i harruar me shpejtësinë e dritës. Vitet e fundit jemi mësuar ti kemi dy parti të mëdha në skenën politike në Maqedoni të cilat për vite të tëra kanë dominuar, herë në pushtet e herë në opozitë. Gjendje e njejtë për vite me radhë ishte edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Derisa në Maqedoni shfaqet një levizjë-parti e re politike me emrin Besa nën moton “O sot o kurrë” që bëri bujë atje, por jo vetëm.…

Lexo më Shumë

Çifti K.S dhe K.V nga Peshtani i Ohrit kanë votuar sot në shtëpitë e tyre, si persona të sëmurë, pasi kanë poseduar dokument për një votim të këtillë. Dyshimet lindin se si arritën që të marrin një vërtetim mjekësor për gjoja paaftësinë e tyre për të votuar, pasiqë ata janë parë të shkojnë në dyqan për të blerë, që nënkupton se janë në gjendje që të ecin. Sipas raportimeve të mediave, ky çift duhet që sonte të niset për në SHBA, që do të thotë se nuk do të mund që të votonin nesër.

Lexo më Shumë