Të burgosurit e dënuar për krime të rënda, me dënime prej 15 vjet burg dje në mbrëmje kanë kidnapuar rojtarin dhe e kanë përdorur atë për të shpëtuar nga burgu i Idrizovës. Raportohet se të burgosurit arritën t’ia marrin armën zyrtare mbikëqyrësit dhe e kanë detyruar të del me ta jashtë. Pastaj me automjet mbikëqyrësi i ka dërguar në fshatin Nerez nga ku edhe janë humbur gjurmët. Rastin e ka konrmuar drejtori i burgut dhe policia e cila sot dha deklaratë të shkurtër se tek ta është denoncuar arratisja nga burgu më i madh në shtet. Më shumë detaje askush…
Author: Rilinda
Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të Lëvizjes BESA, për ta përfituar këtë subjekt si partner koalicioni, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. BESA është subjekt i preferuar jo vetëm për shkak të rezultatit të madh zgjedhor që shënoi më 11 dhjetor, por edhe për shkak se sipas vlerësimeve të dy subjekteve kryesore maqedonase BESA pas zgjedhjeve të ardhshme me këtë trend të ngritjes do të jetë partia më e madhe te shqiptarët. “Çmimin e Lëvizjes Besa e rrit edhe fakti se udhëheqësia dhe deputetët e sajë nuk mund të shantazhohen nga parti tjera…
Kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovsi, është deklaruar për fillimin e procesit gjyqësor për rastin e sulmeve ndaj tij dhe komunës që ai udhëheq. Në këtë rast, të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe një këshillëtar i OBRM-PDUKM-së. Rasti njihet si ”Shuplakat për Zhernovskin”. Ai thotë se nuk duhet të ketë zhgënjim në radhët e opozitës, pasi që Gruevski dhe të tjerët janë në gjyq për dhunë në komunën Qendër. Zhernovski konsideron se dëshmitë janë mjaftë të fuqishme kundër Gruevskit dhe të tjerëve, duke pritur që të përballen me dënime. Zhernovski shtonë…
Ish ambasadori i BE-së Ervan Fuere është shprehur se Nikolla Gruevski pas problemeve që i solli popullit nuk meriton të jetë kryeministër i vendit. Fuere ka shtuar se Vmro është kundër reformave urgjente, andaj diskualifikohet që të udhëheqë me vendin.
sh gjenerali i Policisë së Maqedonisë, Goran Stojkov lirohet nga burgu. Ai në rastin “Spiun” u dënua me 9 vjet burg dhe me gjykimin e Gjykatës së Apelit dënimi i tij është zvogëluar në 3 vjet dhe 3 muaj burg. Në rastin “Spiun” janë dënuar 17 persona për spiunazh, grabitje dhe shantazh. Ata theksuan se bëhet fjalë për rast të montuar. Prokuroria Speciale Publike këtë vjeshtë e mori përsipër rastin.
Me rikthimin e anëtarëve të KSHZ-së për të shqyrtuar ankesat e LSDM-së para këtij institucioni sërish janë mbledhur simpatizantë të VMRO-DPMNE-së për të mbrojtur siç thonë ata toren e kësaj partie në zgjedhjet e së dielës. Të njëjtit tanimë kanë sjellur edhe drunj për t’u ngrohur, që do të thotë se përgatiten të rrinë para KSHZ-së derisa KSHZ të mbaroj me shqyrtimin e ankesave. Seanca e djeshme e KSHZ-së ka zgjatur deri ne orën 3 e gjysmë të mëngjesit të sotëm.
Partitë shqiptare dënuan ashpër fjalorin e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së dhe brohoritjet e mbështetësve të kësaj partie para KSHZ-së. Për BDI-në e Ahmetit, këto presione nuk ndihmojnë në përmbylljen e krizës politike në vend. Në reagimin me shkrim të kësaj partie thuhet: “Presionet propaganduese politike partiake siç po bëjnë partitë politike maqedonase apo të etnive tjera, nuk e ndihmojnë procesin dhe mbylljen e krizës”. Presionet propaganduese politike partiake siç po bëjnë partitë politike maqedonase apo të etnive tjera, nuk e ndihmojnë procesin dhe mbylljen e krizës. Për Lëvizjen Besa, zhargoni i fjalëve që kanë përzgjedhur zyrtarët e VMRO DPMNE-së në…
Anëtarja e kryesisë së BDI-së, Ermira Mehmeti thotë se pavarësisht tores në numra, BDI-ja është humbëse morale e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas Mehmetit, BDI-ja në zgjedhje u ndëshkua nga shqiptarët për shkak të programit të konsumuar, njerëzve të konsumuar, por edhe për shkak të moskundërshtimit të politikave të VMRO-së. Ajo thotë se BDI-ja duhet të reformohet dhe këtë më së miri do ta bënte nëse mbetët në opozitë. Intervistën me Ermira Mehmeti mund ta ndiqni sonte në emisionin 360 gradë në Alsat.
LSDM-ja sot përmes një kumtese u bën thirrje qytetarëve të mos u nënshtrohen provokimeve, ndërsa e akuzoi VMRO-DPMNE-në se bën presion ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. “Procesi i numërimit dhe shpalljes është pjesë e rëndësishme e zgjedhjeve demokratike për këtë arsye VMRO-DPMNE duhet të ndalojë të bëjë presion ndaj KSHZ-së, ndërsa ky institucion të mbetet konsekuent ndaj procedurave ligjore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. LSDM-ja akuzoi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dëshiron skenar për përleshje mes qytetarëve sepse, siç theksohet, janë frikësuar nga përgjegjësia për krimet që i kanë bërë. “Shumicë e madhe, mbi 612 qytetarë, votuan për ndryshime dhe askush…
Mbrëmë gjatë kohës së protestave të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila po vendoste për ankesat e partive politike për zgjedhjet, në rrjetet sociale u paraqitën shkrime me emra, mbiemra dhe adresa të aktivistëve të “Revolucionit laraman” dhe me thirrje deri tek përkrahësit e VMRO-DPMNE-së që t’i “vizitojnë” personat e përmendur, shkruan META. Në Tëiter përhapej listë me adresat e kandidatëve për deputetë të LSDM-së nga sektori qytetar, Pavle Bogoevski due Ivana Tufegxhiq dhe aktivistit të “Revolucionit Laraman”, Demjan Haxhi-Angelkovski. Një pjesë e shfrytëzuesve të rrjeteve sociale bënin thirrje për likuidim ose vizitë të këtyre personave dhe…
Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski apelon qytetarët dhe kompanitë deri në fund të muajit të shtrojnë kërkesë për përgatitjen e elaborateve për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme deri te kompanitë e autorizuara gjeodezike dhe paralajmëron se do të shtrojnë kërkesë për vazhdimin e afatit për përpunimin e elaborateve. Oda e Gjeodetëve të autorizuar, Telekom dhe VIP tashmë kanë dorëzuar kërkesë që të vazhdohet afati për përgatitjen e elaborateve gjeodezike, i cili skadon më 31 dhjetor të këtij viti. “Këtyre ditëve është rritur numri i kërkesave të shtruara për përgatitjen e elaborateve dhe…
15:20- KSHZ ka refuzuar edhe ankesën e pestë të LSDM-së me 7 vota kundër, raporton Portalb. Në ndërkohë LSDM ka tërhequr dy ankesa që kishte parashtruar më parë. Për momentin po vijon diskutimi për ankesën e radhës të LSDM-së. ******** Ka vazhduar seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku në rend dite janë ankesat dhe parashtresat e LSDM-së, e cila konsideron se ka parregullsi në zgjedhje dhe me këtë rast i janë marrë vota. Para fillimit të seancës, përfaqësuesi i autorizuar i ”Koalicioni për jetë në Maqedoni”, që udhëhiqet nga LSDM-ja, i ka tërhequr dy nga katër ankesat dhe parashtresat e…

