Avokati i familjes Iljazi, të cilët muaj më parë denoncuan dhunën e ushtruar mbi djalin e tyre për të cilin pretendojnë se është ushtruar në çerdhe, apelon që Prokuroria Publike të zbardhë sa më shpejtë këtë rast. Avokati Goran Zarovski thotë se ka argumente të mjaftueshme që dëshmojnë në pretendimet e familjes. “Apelojmë deri në Prokurorinë publike që ky rast sa më shpejtë të zgjidhet dhe të ketë përmbyllje të të gjithë kësaj situate të palakmueshme. Pasur parasysh edhe atë se deri më tani është bërë edhe ekspertizë, edhe janë marrë deklarata nga shumë persona, si dhe të dëmtuarit, konsiderojmë…
Author: Rilinda
Fjalimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para KSHZ-së i cili akuzoi ambasadorët, është i papërshtatshëm vlerëson akademiku Vllado Kambovski. Ai megjithatë shtoi se deklarata e tillë është dhënë nga pozita partiake. “Në qoftë se do të ishte dhënë nga ndonjë organ shtetëror apo përfaqësues i ndonjë organi shtetëror do ta gjykoja, por ajo është dhënë në funksion të qëndrimeve partiake, ndërsa puna ime nuk është që të gjykoj pozicione partiake”, deklaroi akademiku Vlado Kambovski. Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para KSHZ-së të shtunën mbrëma tha se disa ambasadorë kanë filluar shumë të përzihen në politikën…
Askush dhe asgjë nuk mund që të ndaloj në rrugën e proceseve të nisura demokratike në Maqedoni, thuan nga LSDM-ja. “Askush dhe asgjë nuk mund që të ndaloj në rrugën e proceseve të nisura demokratike në Maqedoni. Tentimi i Nikolla Gruevskit që përmes pres konferencës së Nikolla Todorovit që të kryej presion ndaj Gjykatës Administrative është një dëshmi se në çfarë panik gjendet Gruevski nga ndryshimet që po vijojnë. Kemi treguar se koha e politikanëve si Gruevski ka përfunduar. VMRO-DPMNE tashmë është opozitë, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur ndryshime. Institucionet, duke e përfshirë edhe Gjykatën Administrative janë të obliguara që…
Dalja në skenë e shumë partive politike në veçanti te blloku shqiptar erdhi si paknaqësi nga disa parti politike që gjatë gjinden në skenën politike në vend. Me këtë u bënë edhe shumë koalicione të partive dhe populli shqiptar kishte mundësinë më shumë se asnjëherë që të votoj për njërën nga partitë e shumta. Nga këtu vihet dilema se vallë është e mundur që partitë e ashtuquajtura parti të vogla të shkrihen në një parti të vetme. Sipas analistëve një qasje e tillë është e mundur. Në një analizë në lidhje me atë se a është e mundur që partia…
Deklarata e VMRO-DPMNE-së edhe njëherë tregoi se Komiteti Ekzekutiv edhe ai i drejtuesve të partisë iu është me rëndësi vetëm që ta shpejtojnë lëkurën e tyre, dhe jo interesat e popullit, komentoi profesori universitar Jove Kekenovski. “Me deklaratën ata dëshmuan se janë të gatshëm të shkojnë deri në fund, duan që ta frikësojnë popullin që ta realizojnë qëllimin e tyre, shpëtimin e të ardhmes së parashikueshme të tyre. Janë të gatshëm që të nisin luftë vëlla vrasëse vetëm për një grup të njerëzve që na kanë gënjyer dhe vjedhur për 10 vite”, deklaroi Kekenovski. Profesori Kekenovski vlerësoi se deklarata me…
Nga lumi Vardar, afër urës së kalimtarëve “Syri” në Shkup, dje në mesditë është nxjerrë trupi i pajetë i një mashkulli, kumtoi policia. Shkupjani S.B. dje në orën 12:18 në polici ka paraqitur se rreth orës 12, derisa ka peshkuar në kejin e lumti Vardar ndërmjet Urës së Gurit dhe urës së kalimtarëve “Syri” ka vërejtur se si uji bartë një trup mashkulli, i cili ishte ngujuar në gurët afër urës “Syri”. Ekipi i Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse nga uji e ka nxjerrë trupin. Bëhet fjalë për trup mashkulli i moshës ndërmjet 55 deri 70 vjeç. Nga Ndihma e Shpejtë…
Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial në seancën e sotme i shqyrtoi raportet për radiodifuzerët rajonalë dhe lokalë. Në seancë, katër e anëtarët e pranishëm vendosën të mos ngriten procedura penale për asnjë nga radiodifuzerët. Disa anëtarë parashtruan vërejtje për balancimin në raportimin e një pjese të mediave, por në fund njëzëri u vendos t’i propozohet Agjencisë për media të mos ngriten procedura penale.
Një grup ndërkombëtar për lirinë e shtypit tha se numri i gazetarëve të vrarë në punë ka rënë në vitin 2016, krahasuar me nivelet rekorde të viteve të mëparshme, shkruan REL. Në raportin e lëshuar të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se së paku 48 gazetarë janë vrarë nga 1 janari deri më 15 dhjetor të vitit 2016, krahasuar me 72 të vrarë më 2015. Komiteti, megjithatë, shtoi se është duke hetuar vdekjet e së paku 27 gazetarëve të tjerë, për të përcaktuar nëse ato kanë qenë të lidhura me punën. Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e…
Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 34 aksidente, nga të cilat në një aksident lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer, në 21 aksidente janë lënduar 31 persona, ndërsa 12 kanë kaluar vetëm me dëme të shkaktuara materiale. Policia e trafikut të premten ka kryer kontroll në 16 aksidente të trafikut. Në tetë prej tyre, lëndime të lehta trupore kanë marrë 12 persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material. Siç informoi për MIA-n, Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në SPB – Shkup, të shtunën është kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente. Gjashtëmbëdhjetë…
VMRO-DPMNE sonte në Gjykatën Administrative ka paraqitur padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ankesat e Lëvizjes BESA dhe anulimit të rezultateve të votimit për listat e deputetëve, në vendvotimin nr. 0396/1 të zonës së gjashtë zgjedhore, në komunën e Gostivarit, njoftuan sonte nga VMRO-DPMNE. Ky vendim i paligjshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, thuhet më tej në kumtesë, drejtpërdrejt ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore, gjegjësisht në dëm të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” dhe e konteston qartë vullnetin e shprehur të shumicës së popullit maqedonas. “Në kuadër të padisë, shërbimi juridik i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për…
Partia Demokratike Turke, që është pjesë e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” me VMRO-DPMNE kërkojnë që të respektohet vullneti i qytetarëve, pasi që sipas tyre koalicioni i udhëhequr nga Nikola Gruevski është fitues i zgjedhjeve të 11 dhjetorit. “Ne kemi bërë maksimum në koalicionin “Për një Maqedoni më të Mirë” presim që kriza të zgjidhet, ne jemi me popullin, populli ka votuar dhe mbetemi në anën e votueseve. Ne si koalicion kemi fituar 51 deputet dhe do të vazhdojmë me atë temë”. , tha Gjunul Bajraktar nga partia PDT-së, në kongresin e djeshëm ku kryetar u zgjodh Bejxhan…
Mbrëmë ka përfunduar afati për parashtrim të padive deri te Gjykata Administrative për vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor rreth ankimimeve nga partitë për votim dhe grumbullim të votave rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. LSDM-ja kumtoi se ka parashtruar katër padi deri te Gjykata Administrative, të cilat kanë të bëjnë me votimin në vendvotimin në Njësinë zgjedhore 6. Lëvizja Besa, bëri të ditur se nuk do të ngritë padi deri te Gjykata Administrative rreth vendimeve të KSHZ-së që të hedh poshtë shtatë nga tetë ankimimet e tyre për procesin zgjedhor. KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim të…