Author: Rilinda

Skenari të vjedhur fitoren e zgjedhjeve na bën edhe më të fortë, më të vendosur në qëllimin tonë për të mbrojtur demokracinë, sepse ne jemi në anën e popullit, drejtësisë, ligjit dhe të vërtetës, dhe në këtë kontekst VMRO-DPMNE-ja mbetete në qëndrimin e publikuar të shtunën të Komitetit ekzekutiv të partisë, tha Nikola Todorov në vendimin e Gjykatës Administrative e cila e pranoi padinë e LSDM-së për rivotim në vendvotimin 2011 në Tearcë. “LSDM dhe eprorët e tyre vazhdojnë përpkjene e turpshme për të vjedhur fitoren e kristaltë të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit. Gjykatësit e Gjykatës Administrative të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me partnerët e Koalicionit prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partnerët, kumtoi LSDM pas takimit, pajtohen se në zgjedhje ka fituar koncepti i bashkësisë, kundrejt konceptit të ndarjeve, pasi që mbi 600.000 qytetarë kanë dhënë mbështetje për jetë. “Është konstatuar se ndryshimet demokratike në Maqedoni nuk po ndodhin më. Maqedonia do të ketë qeveri e cila do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve në vend”, thuhet në kumtesë. Në takim, sipas kumtesës, është folur edhe për “hapjen e mundësive për koalicione me qëllim të formimit të një qeverie stabile për të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike vazhdon me punësime të reja. Efimija Çuçurska dhe Andrijana Ristoska janë dy të punësuarat e reja në këtë institucion. Prororja Speciale, Katica Jenave për televizionin Alfa ka konfirmuar se Çuçurska dhe Ristostka janë të punësuarat e PSP-së dhe se të dyja janë punësuar në bazë të konkursit publik. Konkursi, sipas Katica Janevës është publikuar në media dhe përzgjedhja është bërë në përputhje me rregullat ligjore.

Lexo më Shumë

Sot shqipatërt duhet të jenë më të bashkuar se kur, por t’ju bëhet e qartë që BDI mos të jetë pjesë e tyre, meqe ata jane shkaktarët kryesor të kësaj gjendje kaotike. Ka 12-13 vite që kanë shkaktuar dhe kane partizuar aq shume shoqerinë tonë. Kjo aleancë VMRO-BDI do ishte mirë të shërbente si opozitë e njëher e përgjithmon të lind nevoja për ndryshme. BDI premtoi poste të larta qeverisëse e që në këmbim nuk morrën asgjë, shkruan Almakos. Ndaj blloku i ndyshimeve me një krymenistër shqiptar, me mandat dhe detyra të caktuara është ajo që i duhet Maqedonisë. Te…

Lexo më Shumë

Mënyra se si negociohet pas zgjedhjeve, Maqedonia po hyje në krizë, Gruevski kategorikisht nuk ka qëndrim pozitiv me ndërkombetarët e mos të flasim me shqiptarët, miqtë tanë ndërkombetar më konkretisht kur pyeste Fuere arsyen e qëndrimit të kësaj strukture në qeveri , nuk dinin të arsyetonin qeverisjen e tyre. Udhëhiqemi nga një shtet që është i robëruar në krye me një shoqëri të korruptuar, shprehet Hajredni në debatin televiziv ClickPlus.

Lexo më Shumë

Në emisionin 360 në Alsat M, nëpërmjet lidhjes së internetit ‘Skype’ ish euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni, gjegjësisht me sulmet e fundit deklarative ndaj ambasadorëve të huaj nga kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski. Foure tha se është i shokuar me sulmet e kryetarit të OBRM-PDUKM ndaj diplomatëve dhe me publikimin e lajmeve për vdekje të ambasadorëve në Maqedoni. Në pyetjen e gazetarit nëse OBRM-PDUKM ka filluar ndonjë lojë me akuzimin e ambasadorëve ndërkombëtar, Fouere përgjigjet: ‘Deklarat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski e dhënë para KSHZ-së të shtunën ishte…

Lexo më Shumë

“Nuk duhet të hapen fronte të armiqësive me faktorin ndërkombëtar, por duhet të ketë fokusim në thellimin e miqësive dhe bashkëpunimit për të vazhduar rrugën e integrimit euroatlantik, vlerëson drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova, duke komentuar fjalimin e fundit të kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski drejtuar një pjese të ambasadorëve të huaj në vend. Sipas saj, kjo gjuhë e ashpër është e rrezikshme dhe me pasoja. ‘’Ajo është një porosi shumë e keqe që adresohet deri te Unioni Evropian, te anëtaret e saj dhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian, sepse kjo është e papranueshme. Kjo…

Lexo më Shumë

Nga ora 10 në Gjykatën Penale në Shkup janë rezervuar seancat ”Mitmarrja” dhe ”Sopoti”. Në lëndën ”Mitmarrja” është i akuzuar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev por ky gjykim anulohet. Lënda ”Sopot” u kthye në rygjikim për këtë vit por Prokuroria Speciale Publike kërkon që ta marr të njejtën. Ky rast daton që nga viti 2003 dhe bëhet fjalë për një eksplodim të një bombe ku humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një civil.

Lexo më Shumë

I pasionuar pafundësisht ndaj regjimit të Nikolla Gruevskit, Kirill Boshkovski, si njeriu i parë i policisë së uniformuar në Shkup është shefi kryesor i stacioneve policore për prishje të rendit publik në llogarinë e tij të Facebook ka kërkuar publikisht dëbimin e ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli, transmeton TetovaSot. Kiril Boshkovski, tek opinioni maqedonas njihet si polic i cili profesionalizmin e tij i dhe betimin e ka shitur për interesa partiake. Ai në profilin e tij e ka postuar fotografinë e ambasadorit amerikan Xhes Bejli, dhe duke shkruar përbi fotos “Të lutem largohu”.

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative sot duhet të shqyrtojë edhe dy padi që i parashtroi Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe një VMRO-DPMNE-ja për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për negociatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Gjykata Administrative mbajti dy seanca në të cilat ka shqyrtuar dy padi të tjera të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në seancën e parë u shqyrtua padia e parashtruar nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për anulimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 17.12.2016. Në seancën e dytë të Gjykatës,…

Lexo më Shumë

Ndërsa gjithë vëmendja ishte tek sulmi terrorist të Berlinit dhe ekzekutimi i ambasadorit rus në Ankara, anarkistët grekë sulmuan në mënyrë të koordinuar mjetet e transportit publik të Athinës. Të mirëorganizuar ata ndaluan dhe më pas zbritën pasagjerët e tre autobusëve që kalonin me rrugën jashtë Politeknikumit të Athinës dhe i vunë zjarrin. Nuk pati të lënduar nga pasagjerët apo shoferët, ndërsa mjetet e transportit publik u dogjën tërësisht. Ndërkohë në të njëjtën kohë një tjetër grup anarkistësh dëmtoi rëndë stacionin e autobusëve me zonën rezidenciale Kifisia të Athinës.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 12 deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i qetë me paraqitjen e mjegullave të dobëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 11 ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë Celsius.

Lexo më Shumë