Gjykata Administrative vendosi që të ketë rivotim në një vendvotim në Tearcë, VMRO-DPMNE do ta bojkotojë rivotimin, ndërkaq Stejt Departmenti amerikan ka dënuar retorikën e disa liderëve. Për momentin askush nuk mund të paragjykojë se çfarë procese mund të prodhojë bojkotimi i rivotimit, shkruan DW në gjuhën maqedonase. “Jemi të shqetësuar për shkak të zmadhimit të tensioneve politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe e dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë partiak, e cila jep leje për sulme të institucioneve demokratike dhe të ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit Amerikan, Xhon Kirbi. Ai theksoi…
Author: Rilinda
Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veliçkovski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të shoferëve në udhëkryq, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në dritën e kuqe të semaforit, si dhe 11 shoferë…
Sulejman Mehazi Pasi s’është numri i deputetëve i nevojshëm për ndryshimin e kushtetutës së R. së Maqedonisë, i kotë koalicionimi i partive shqiptare me cilën do qoftë parti maqedonase. Vetëm që do jetë mashtrimi i radhës.Për të fituar të drejtat e barabarta shqiptarët si nga aspekti kombëtar e gjuhësor, poashtu dhe buxhetor e ekonomik duhej ndërruar kushtetuta e kësaj republike. Për t’u ndërruar kjo kushtetutë duhet votuar 2/3 e deputetëve, prej 120 deputetëve duhej votuar 81. Kështu që, matematika e koalicionimit të partive shqiptare me cilin do qoftë parti maqedonase për ndryshim kushtetues është e pallogaritshme, e kotë. 20 deputetë…
LSDM në një reagim me shkrim në deklaratën e Nikolla Todorovit nga VMRO-DPMNE-ja citon se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan ndryshimet, votuan për jetë më të mirë, për paga më të larta, firma më të fuqishme vendore, paratë të kthehen tek qytetarët, institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe për të drejtat e të gjithëve. “Mbi 600.000 qytetarë deklarua se më nuk ka vend për politikën e Gruevskit, nuk ka krim, nuk ka vjedhje të zgjedhjeve. Republika e Maqedonisë do të ketë Qeveri për të gjithë qytetarët. Proceset demokratike kanë filluar dhe nuk ka kthim pas”, thuhet…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet që të vazhdoje seanca gjyqësore kundër aktivistit të Revolucionit të Larmë dhe kandidat të LSDM-së për deputet, Pavle Bogoevski. Prokuroria e ngarkon për pjesëmarrje në masë që do të kryej vepër penale, gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë me çka ashtu si thuhet ka dëmtuar objektin e ministrisë së kulturës. Në seancën paraprake ka qenë i thirrur edhe përfaqësuesi i ministrisë që duhej të tregonte për lartësinë e dëmit, por seanca është anuluar, pasi që mbrojtja ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar ekspertizën, të cilën prokuroria e ka dërguar në gjykatë.…
Tahir Hani funksioner i lartë i BDI-së nga Struga, duke folur për rrezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Strugë, e vecanërisht rrezultatin e dobët të BDI-së në vendlinden e tij në Veleshtë ka fajsuar politikën e degës së Strugës të cilë e cilësoi si të gabuar në raport me Veleshtën, njofton Drini.mk Zgjedhjet kadrovike, punësimet por edhe qasja e përgjithshme e degës së Strugës ndaj Veleshtës sipas Tahir Hanit është shkaku që BDI në mënyrë permanente dështon në Veleshtë. Tahir Hani në këtë intervistë në Struga Tv, ka pranuar se ai personalisht nuk ka pasur fuqi politike për të ndikuar në…
Ylber Ballazhi nga Maqedonia ka fituar vendin e 1-rë në nivel evropian në fushën e stomatologjisë, përkatësisht në fushën e estetikës, njofton Portalb. Në një konkurs i quajtur “Essentia Contest”, i cili për bazë ka pasur aftësitë estetike në teknikën “layering”, apo ndryshe siç njihet estetika orale, 28 vjeçari nga Kërçova, me punimin e tij ka arritur të mposhtë konkurentët e vendeve evropiane. Punimi është vlerësuar lart nga komisioni i përbërë nga emra eminent në fushën e stomatologjisë si Prof. Marleen Peumans nga Belgjika dhe Dr. Javier Tapia Guadix. Vendin e dytë e ka marrë Dr. Žilvinas Budrevičius nga Lituania,…
Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në ora 11 e 44 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta ndërda do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta. Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me erë të lehtë. Temperatura minimale do të lëvizë…
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, qytetarët votuan për ndryshim. Votuan për të jetuar mirë, paga më të larta, kompani të forta vendore, për t’u kthyer paratë e qytetarëve, institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësi për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratave të Nikolla Todorovit të VMRO-DPMNE, i cili tha se partia e tij nuk do t’i njeh rezultatet e zgjedhjeve nga ritovimi në Tearcë dhe se partia e tij është fituese e zgjedhjeve. “Mbi 600.000 qytetarë votuan se nuk ka vend në politikë për figura si Nikolla Gruevski, nuk ka kriminelë, nuk ka vjedhje…
Dy faturistë që ishin angazhuar nga komuna e Haraçinës për pagesën e faturave të ujit thonë se janë larguar nga puna nga kryetari i komunës së Haraçinës, për qëllime politike. Ata thonë shkaku i largimit ka qenë se nuk kanë marrë pjesë në tubime partiake gjatë zgjedhjeve. Avni Iljazi, njëri prej tyre thotë se pasi përfunduan zgjedhjet, u është thënë që mos të vijnë më në punë. “Të komunës na thanë mblidhi plaçkat edhe shko, nuk ke punë më këtu. Mua kolegu më tha që prej para zgjedhjeve kanë thënë që do të na nxjerrin prej punës, sepse nuk kemi…
Shqipatërt në këto zgjedhje bën ndryshimin e madhë, kane dalë fitimatar dhe jo humbës. Këta djem që ju bashkuan Aleancës dhe Besës janë pikërisht fuqia që kësaj rradhe historin për ndryshme brënda shtetit të Maqedonisë. 20 deputet, dhe gjatë gjithë kësaj perudhe BDI nuk prodhoj gjë, vetëm teori mashtruse ndaj shqipatërve,mi jepni votat ju fus në BE, mi jepni voatat do të zgjedh statusin e uçk-së. Çfar votash e Çfar interesash ka mbrojtur Ahmeti! Përgjimet treguan një të vërtet shumë të madhe.Skandale dhe afera, një ser veprash penale. Pengohet prokroria speciale me qëllim që mos përgjigjen për këto shkelje. Partitë…
Washington ka dënuar retorikën për tensione nga disa udhëheqës politikë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Nga Shteti amerikan u bëjnë thirrje liderëve të caktuar politik që të ndalojnë me fjalimet e tyre nxitëse të dhunës ndaj institucioneve dhe ambasadorëve të shteteve të huaja në Maqedoni, transmeton TetovaSot. “Jemi të shqetësuar në lidhje me tensionet politike në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 11 dhjetor. Udhëheqësit e caktuar politik me retorikën e tyre japin leje për dhunë dhe sulm ndaj institucioneve dhe ambasadorëve të shteteve të huaja në Maqedoni. I bëjmë thirrje liderëve politikë të ndalojnë sulmet e tyre të…

