Author: Rilinda

Ditët e fundit në stacionet matëse në Shkup, por edhe në Tetovë, Manastir dhe Kumanovë vazhdimisht tregohet nivel ekstrem i lartë i ndotjes së ajrit. Në mëngjes nivel të lartë të grimcave kancerogjene PM10 ka pasur edhe në Milladinovc, në dy stacionet Matëse në Manastir, Kërçovë, Tetovë, Koçan dhe Kavadar. Stacionet matëse n Veles tregojnë nivel të mesëm të ndotjes. Në qendër të Shtipit dhe në Karposhit ka gjithashtu edhe nivel të lartë të grimcave PM2.5. Mbrëmë stacioni matës te Rektorati tregoi 650 mikrogramë në një metër kub PM10, që është për 13 herë më shumë se sa e lejuara…

Lexo më Shumë

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në vendet e ish Jugosllavisë, me autor Timothy Less. Ai në analizë flet për ridefinim të kufijve, duke shkuar deri të ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe, Serbisë dhe Kroacisë, të gjitha këto me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme, transmeton lajmi.net. Koha është, thotë Less, për një ndryshim radikal në mënyrë që paqja të jetë afatgjate dhe të vendoset stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Nëse, siç thotë, Perëndimi, ashtu siç pohon, vërtetë dëshiron ruajtjen e paqes në Ballkan, atëherë ka ardhur momenti që qëndrimet pragmatike…

Lexo më Shumë

Larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, BDI ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në, njofton për Gazetën Lajm një burim i lartë nga partia “integriste”. Sipas tij, takimi i parë është realizuar mbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup. Burimi jonë thotë se takimi është realizuar mes dy bashkëpunëtorëve të afërt të Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj supozon se kryetarët e këtyre dy partive kanë njohuri. “Deri sa kryetari jonë po bën apel për bashkim të partive shqiptare, bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë filluar negociata me përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Me moton “Mos hidh fishekzjarrë”, sektori SPB në Ohër, e ka filluar projektin “Prevenim nga keqpërdorimi i mjeteve piroteknike”. Në kuadër të këtij projekti, pjestarët e policisë, do ti vizitojnë shkollat fillore dhe do të prezantojnë rreziqet që u kanosen fëmijve nga përdorimi e keqpërdorimi i mjeteve piroteknike, për mosnjohjen dhe pakujdesinë e përdorimit dhe pasojat fatale që mund të dalin nga këto. “Nga lëndimet e këtilla nuk ka mbrojtje, rreziku nga djegja e duarve dhe fytyrës, syve dhe organeve të frymëmarrjes, rreziku nga shpërthimi, traumat psikike etj janë pjesë e prishjes së argëtimit, ndaj preferohet që të festohet mezemër…

Lexo më Shumë

Në organizim të fakultetit për shkenca shoqërore pranë universitetit ‘Goce Dellçev’ në Shtip, sot do të mbahet manifestimi ‘Mësuesit e ndryshojnë botën’, ku do të marrin pjesë nxënës dhe profesorë me fjalimet e tyre. Në manifestim, e cila do të mbahet në Qendrën multimediale, fjalim do të mbajë Reshat Ametovski, student i fakultetit pedagogjik ‘Kliment Ohridski’-Shkup, si dhe shumë studentë dhe profesorë tjerë nga fakultete të ndryshme dhe institute të qyteteve tjera të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë këtë të martë pas një përleshje me policinë gjermane, në një qendër tregtare në Maastricht të Gjermanisë. Gjatë një kontrolli nga policia gjermane, ai ka kundërshtuar dhunshëm dhe me këtë rast, të ndihmuar edhe nga kalimtarët e rastit, policia ka arritur ta shtrijë përtokë. Sipas policisë, shtetasi refugjat nga Maqedonia ka sulmuar policinë pasi kjo e fundit ka dashur ta kontollojë. Sipas informatave të dëshmitarëve, pasi policia e ka neutralizuar shtetasin në fjalë, ai ka humbur vetëdijen dhe më pas ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital. Sipas informatave të deritanishme, shtetasi maqedonas…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pranuar një ankesë të Lidhjes Social-demokrate, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rivotimin në një vendvotim në komunën e Tearcës, në rajonin e Tetovës. Në fakt, KSHZ-ja kishte refuzuar ankesën e opozitës, por ishte Gjykata Administrative që anuloi vendimin e KSHZ-së dhe pranoi ankesën e LSDM-së për rivotim në këtë vendvotim, që mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor, përkatësisht në mandate, që aktualisht janë 51 me 49 në favor të VMRO-DPMNE-së. E pakënaqur me vendimin e Gjykatës, VMRO-ja, që drejtohet nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se nuk do të…

Lexo më Shumë

Me qëllim që të sigurohet siguri dhe të mbahen rendi dhe qetësia publike në vigjilje të festave të fundvitit, Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot do ta realizojë fushatën “Vit të lumtur dhe të sigurt 2017 – në shoqëri familjare dhe miqësore”. Fushata organizohet me qëllim që t’u tregohet qytetarëve për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojave të mundshme nga sjellja jo e përgjegjshme, por edhe të promovohet sjellje e pranueshme dhe e dëshirueshme gjatë festave. Siç informojnë nga MPB-ja, qëllimi i kësaj ngjarje është ngritja e ndërgjegjes tek qytetarët, sidomos tek popullata minorene për rrezik nga…

Lexo më Shumë

Konferencë e parë shkencore për ndotjen e ajrit do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës për kërkim dhe informim për mjedisin e jetesë “Eko-svet” në Shkup. Konferenca ka për qëllim që të nxitë debatin midis qytetarëve dhe ekspertëve në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për këtë problem.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me dukuri të vranësirave të vogla lokale në pjesët perëndimroe të vendit. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 5, ndërsa e ditës prej 4 deri 10 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 6, ndërsa e ditës do të ngritet deri shtatë gradë. Në ditët në vijim do të përqendrohet mot…

Lexo më Shumë

Në të dyja anët e rrugës që shpie nga fshati Kalishtë drejt Strugës, vërehen sasi të mëdha të mbeturinave, pjesa më e madhe e të cilave janë mbetje nga ndërtimet, që formojnë disa mini deponi. Një pjesë e mbeturinave gjendet pranë liqenit, që jep përshtypjen se këtu nuk mbahet llogari çfarë ku hidhet. Banorët me të cilët biseduam, thanë se shërbimet e inspektimet duhet të jenë më aktive në këtë terren. Nga Inspektorati komunal për Alsat thanë se që në muajin maj ata kanë kryer kontroll në terren, por kanë konstatuar se bëhet fjalë për prona private. Është kërkuar nga…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni po vazhdon praktika e disa bizneseve shqiptare që preferojnë të reklamohen tek mediat maqedonase. Kjo dukuri është evidente dhe se shumë biznesmenë preferojnë që të reklamohen tek mediat maqedonase, edhe pse ata nuk kanë përfaqësitë e posaçme të ndonjë biznesi me renome apo brend ndërkombëtarë. Por këtë e bëjnë për qëllimet e tyre, duke qenë të lidhur edhe me struktura politike. Edhe në bisedat e përgjuara dyshohet për biznesmenë shqiptarë që derdhin para tek disa media, por duke kërkuar që të mos publikohet reklama e tyre. Ata në një formë siç mëson INA paraqiten si sponsorizues të aktiviteteve…

Lexo më Shumë