Author: Rilinda

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është gjithnjë e më nervoz për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit, shkruan gazeta austriake Standard në analizën post-zgjedhore për situatat në Maqedoni. Thaçi mendohet, ndërsa Mijallkov është truri i regjimit, transmeton Dojçe Vele. Ankesat para KSHZ-së dhe rrezikimi i mundshëm i fitores së ngushtë në zgjedhjet, krijon frikë tek VMRO-ja nga humbja e pushtetit, shkruan Standard. Shkak për atë vlerësim, është siç shkruan gazeta është “fjalimi nervoz i Gruevskit të shtunën”.

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk është e sigurtë se cila parti politike do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritjen se me cilën do të koalicionojnë. Është e qartë se qeveria e re nuk mund të përbëhet nëse nuk përfshihen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media, ka anketuar qytetarët e Shkupit se: me cilën parti duhet të koalicionojnë partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë janë përgjigjur se më mirë për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, nëse formohet qeveria e re do të ishte e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të mërkurën (21.12.2016) rreth orës 14 e 30 minuta në rrugën “Xhon Kenedi”, në Shkup, një person me iniciale K.M. e ka kërcënuar një polic nga stacioni policor në Bit Pazar, transmeton Gazeta Lajm. Personi K.M. ka qenë me veturë “Citroen C4” pa targa dhe ka adresuar kërcënime verbale ndaj policit, për shkak të një zënke paraprake. Policia njoftoi se po ndërmerr masa për ndriçim të rastit.

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski nga dita e djeshme ka nisur me punë si noter. LSDM ka publikuar dokument nga Gazeta zyrtare me çka vërteton profesionin e ri të Milloshoskit. Bartësi i listës për kandidatë në njësinë zgjedhorë numër 5 është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas LSDM ky akt tregon se Gruevskin po e braktisin njerëzit e tij më të afërt. “Po fillon jeta për qytetarët e Maqedonisë që votuan kundër regjimit, për ndryshime në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e partisë. Milloshoski në reagimin e tij të fundit ka theksuar se do të jetë…

Lexo më Shumë

Ish ndërmjetësuesi i bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Vanhojte, pas qëndrimit të tij të parë në lidhje me zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, pas rezultateve të dala nga zgjedhjet dhe gjendjen momentale deri në formimin e një qeverie të re koalicionuese vjen me shkrimin e tij të dytë. Tekstin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë: Mësimi për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e Dytë) Gjykata Administrative e anuloi votimin në Tearcë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vendosi për një rivotim në këtë vendvotim. Vendimi i Gjykatës Administrative është shpresëdhënëse. Kjo dëshmon…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë një ligj të ri për kryerjen e pagesave nga qytetarët ku në mes tjerash thuhet se qytetarëve nga 1 janari nuk do të ju bllokohen xhirollogaritë nëse të njejtit nuk paguajnë fatura të mbetura për shërbime komunale dhe shërbime tjera publike. Ky ligj nuk vlenë për kompanitë dhe subjektet juridike por vetëm për qytetarët. Përmbaruesi Gordan Stankoviq thotë se procedura e bllokimit që ishte deri tani do të shfrytëzohet si mundësi paralajmërimi. Kjo risi në ligjin për shlyerjen e detyrimeve përfshin shërbime si: taksa e radiodifuzionit, pagesa e ujit, mbeturinave, shërbimeve të komunave, parkingjet e…

Lexo më Shumë

Tearca është në “potez” në tabllon politike të shahut në Maqedoni për momentin janë në duart e banorëve të fshatit Tearcë. Praktikisht brenda natës ky fshat u shndërrua në qendër të ngjarjeve politike dhe temë interesi jo vetëm për opinionin vendor por edhe ndërkombëtar, shkruan Nova Makedonija. Pas Përzhinos ku u bë marrëveshja ndërpartiake për dalje nga kriza politike, tani i tërë procesi duhet të rrumbullakësohet në Tearcë, me aktin e rivotimit. Nova Makedonija ka bë një reportazh nga fshati Tearcë, në të cilën e përshkruan përditshmërinë e këtij fshati në këto ditë kur atje janë të drejtuar sytë e…

Lexo më Shumë

Neto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në Maqedoni në tetor të këtij vitit arrin 22.460 denarë dhe është për 1,1 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Bruto-paga mesatare është 33.023 denarë dhe është për 1,3 për qind më e lartë se sa në tetor të vitit 2015. Në tetor të këtij viti 1,1 për qind e të punësuarve në RM nuk kanë marrë pagë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritja e neto-pagës vjen falë pagës më të lartë të paguar në sektorin e Ndërtimtarisë për 6,4…

Lexo më Shumë

Avokatët, noterët, përmbaruesit, gjeodetët dhe komunat nga tani kanë mundësi që në kërkesat elektronike që i parashtrojnë deri në Kadastër nëse bëjnë gabim ta përmirësojnë atë në afat prej 24 orëve. Me risinë e vendosur prej dje, drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, në konferencë për shtyp theksoi se shfrytëzuesit profesionalë do t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe kohën sepse paraprakisht kërkesa për shkak të një gabimi është refuzuar dhe është dashur sërish të dorëzohet në Kadastër. “Sendërtimi i ri në sportelin elektronik, i vendosur në vitin 2014, mund të kryejë plotësim nëse bëjnë gabim teknik gjatë parashtrimit të…

Lexo më Shumë

Dy operatorë celularë virtuozë kanë për qëllim të hyjnë në tregun e Maqedonisë në vitin 2017. Njëri prej tyre, i njohur në korniza botërore, veçmë e konfirmoi vendimin e tij, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) Sasho Dimitrijoski. “AKE mund të krijojë mjedise konkurruese dhe të mundësojë hyrje të operatorit të tretë celular. Nëse do të ketë operator të tretë fiks në vitin 2017, varet nga vlerësimi i operatorëve nëpër botë nëse do të gjejnë interes biznesi për të investuar këtu. Atë që ne e kemi bërë dhe do ta bëjnë është që të lirojmë një spektër…

Lexo më Shumë

Ditët e fundit në stacionet matëse në Shkup, por edhe në Tetovë, Manastir dhe Kumanovë vazhdimisht tregohet nivel ekstrem i lartë i ndotjes së ajrit. Në mëngjes nivel të lartë të grimcave kancerogjene PM10 ka pasur edhe në Milladinovc, në dy stacionet Matëse në Manastir, Kërçovë, Tetovë, Koçan dhe Kavadar. Stacionet matëse n Veles tregojnë nivel të mesëm të ndotjes. Në qendër të Shtipit dhe në Karposhit ka gjithashtu edhe nivel të lartë të grimcave PM2.5. Mbrëmë stacioni matës te Rektorati tregoi 650 mikrogramë në një metër kub PM10, që është për 13 herë më shumë se sa e lejuara…

Lexo më Shumë

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në vendet e ish Jugosllavisë, me autor Timothy Less. Ai në analizë flet për ridefinim të kufijve, duke shkuar deri të ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe, Serbisë dhe Kroacisë, të gjitha këto me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme, transmeton lajmi.net. Koha është, thotë Less, për një ndryshim radikal në mënyrë që paqja të jetë afatgjate dhe të vendoset stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Nëse, siç thotë, Perëndimi, ashtu siç pohon, vërtetë dëshiron ruajtjen e paqes në Ballkan, atëherë ka ardhur momenti që qëndrimet pragmatike…

Lexo më Shumë