Author: Rilinda

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në ora 18:15 në stacionin policer në Tetovë, është paraqitur vepër penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”. MPB njoftoi se po punon në zbardhjen e tërësishme të rastit, shkruan META. Në Tearcë sot ka sigurim të fortë policer, me qëllim që të mundësohet votim i pandërprerë. Sipas OJQ “CIVIL” mbrëmë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se u kanë dhënë ryshfet votuesve. Nga CIVIL informojnë se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet,…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e OJQ “CIVIL” arritën në informata jo-oficiale se gjatë ditës rreth 40 votuesve në Tearcë u janë kthyer letër-njoftimet. OJQ “CIVIL” paraprakisht njoftoi se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet, që të sigurohet mos-dalshmëria e tyre për të votuar.

Lexo më Shumë

Për të eliminuar sa më tepër të jetë e mundur gabimet në pyetjet e testimit ekstern të këtij viti, Qendra Shtetërore e Provimeve ka shtuar thuajse dyfish kontrollin e materialeve që do të shërbejnë për Vlerësimin esketrn 2017, shkruan Koha. Me këtë, QSHP synon që në të njëjtën kohë të rritën cilësinë e kontrollit të jashtëm të nxënësve dhe të shmangën klimën negative që është krijuar në të kaluarën për shkak të gafave të shumta në këto teste, sidomos atyre të karakterit etnik. Edhe pse insiston në qëndrimin se “gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme”, drejtoresha Mirushe Ahmeti megjithatë konfirmon…

Lexo më Shumë

Shpesh blejmë lodra për fëmijët duke mos pasur kujdes sa është e përshtatshme për moshën, prej çfarë materiali është bërë lodra, ose nëse e përmban shenjën CE, e cila do të thotë se lodra nuk është e dëmshme për shëndetin e foshnjës. Aktualisht, shkruan gazeta Koha, në tregun e Maqedonisë dyqanet janë përplot me zbukurime të Vitit të Ri, lodra me drita, spërkatës, të cilët nuk janë të sigurt dhe janë të rrezikshëm për fëmijët. Por, edhe përkundër asaj se në Maqedoni implementohen masa rigoroze për siguri të lodrave të cilat i zbaton Bashkimi Evropian, megjithatë në dyqane ende shiten…

Lexo më Shumë

Vijon i qetë procesi zgjedhor në Tercë, nga gazetarët tanë në terren raportojnë se numri i votueseve vazhdon gjithnjë e në rritje dhe deri në orën 12:30 numri i tyre ka qenë 211 votues ose 29.5%. Në krahasim me zgjedhjet e 11 dhjetorit, pjesëmarrja është më e lartë deri në orën e raportuar. **************** Procesi i votimit në Tearcë vazhdon, dalja e qytetarëve është në rritje. Deri në orën 11:30, sipas të dhënave të grumbulluara, kanë dalë afërsisht 20% e banorëve me të drejtë vote. Numri i tyre është 157. Po ashtu, nga raportimet nga terreni mësohet se procesi vijon…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet në Tearcë u vunë në shënjestër të tymnajave për blerje votash, qysh një natë më parë. Por pavarësisht se në rrjetet sociale shkruhej për tentativa të blerjes së votës, nga policia mohojnë të gjitha zërat për akte të tilla. Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski tha për ALSAT se zërat për arrestimin e dy personave një natë më parë për blerje votash, nuk janë të vërtetë Sipas Josifovskit, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një denoncim, por gjatë hetimit të 4 policisë, nuk u konstatua tentativë e tillë për blerje votash. “Mbrëmë rreth orës…

Lexo më Shumë

Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet gara e tretë e Babagjyshave të Vitit të Ri si pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në kryeqytet. Në këtë garë do të marrin pjesë persona të moshës së ndryshme të veshur si Plaku i Vitit të Ri, ndërsa gjatësia e kësaj gare është dy kilometra. Ajo do të fillojë në sheshin “Maqedonia” dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Nikolla Vapcarov”, Dimitrj Çupovski”, Dame Greuv” “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nëpër skelën e Vardarit nga MPJ drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, në Urën e Gurit dhe do…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pranuar një ankesë të Lidhjes Social-demokrate, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rivotimin në një vendvotim në komunën e Tearcës, në rajonin e Tetovës. Në fakt, KSHZ-ja kishte refuzuar ankesën e opozitës, por ishte Gjykata Administrative që anuloi vendimin e KSHZ-së dhe pranoi ankesën e LSDM-së për rivotim në këtë vendvotim, që mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor, përkatësisht në mandate, që aktualisht janë 51 me 49 në favor të VMRO-DPMNE-së. E pakënaqur me vendimin e Gjykatës, VMRO-ja, që drejtohet nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se nuk do të…

Lexo më Shumë

Banorët e Tearcës sot do të kenë edhe një mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar. Vendvotimet janë hapur në ora shtatë, ndërsa në këtë rajon vërehet prani e shtuar e policisë. Madje në mes fshatit Sllatinë dhe Leshkë, tashmë disa ditë me radhë është e pranishme një patrullë policore nga Stacioni për siguri në komunikacionin rrugor. Po ashtu një patrullë policore gjithnjë kontrollon automjetet në hyrje të fshatit Përshefcë. Banorët e kësaj ane që dëshirojnë të ngelin anonim, thonë se krahas policisë së rregullt vërehen edhe inspektorë të policisë dhe pjesëtarë të njësive speciale. Nga Ministria…

Lexo më Shumë

Maqedonia është vendi i vetëm në rajon me vetëm dy operatorë telefonik (Telekom dhe Vip.One) dhe kjo për shkak se operatorët e mëdhenj nuk kanë interes të investojnë në Maqedoni Drejtori i Agjencisë për komunikim elektronik, Sasho Dimitrijoski, tha se interes për të investuar në Maqedoni për momentin kanë vetëm dy kompani, transmeton TV 21. “A do të ketë operatorë të tretë në vitin 2017, varet prej vlerësimit të operatorëve botëror se a do të gjejnë interes për të investuar këtu. Ajo që ne duhet të bëjmë është të rregullojmë spektrin e frekuencave, që është një nga kushtet themelore që…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ftuar udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët të organizuar prej tij. Lajmi konfirmohet nga burime të brendshme të kësaj partie, të cilët kanë folur për agjencinë shtetërore të lajmeve “MIA”. Takimi pritet të mbahet ditën e shtunë rreth orës 13 në Shkup. Ndërkohë, ftesat janë dërguar te të gjitha partitë shqiptare, pa përjashtim. Në qendër të takimit pritet të jenë zhvillimet politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Deri më tani, asnjë parti shqiptare nuk ka…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Rilindje me BESË” ka vlerësuar se mbështesin çdo nismë për interesat shqiptare, por nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ali Ahmeti. “Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare – si anëtarë të KSHZ-së – edhe një herë i…

Lexo më Shumë