Banorët e Tearcës sot do të kenë edhe një mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar. Vendvotimet janë hapur në ora shtatë, ndërsa në këtë rajon vërehet prani e shtuar e policisë. Madje në mes fshatit Sllatinë dhe Leshkë, tashmë disa ditë me radhë është e pranishme një patrullë policore nga Stacioni për siguri në komunikacionin rrugor. Po ashtu një patrullë policore gjithnjë kontrollon automjetet në hyrje të fshatit Përshefcë. Banorët e kësaj ane që dëshirojnë të ngelin anonim, thonë se krahas policisë së rregullt vërehen edhe inspektorë të policisë dhe pjesëtarë të njësive speciale. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se prezenca e përforcuar policore , është në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për zbatimin e qetë dhe të sigurt të rivotimit, që do të realizohet në një nga vendvotimet e këtij vendbanimi në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Spanjë: Afro 3 milionë hektarë pyje të djegura, evakuohet Gátova nga zjarret
- Mbrëmë në Shkup: 262 kundërvajtje, 102 motoçiklistë të sanksionuar, 6 të arrestuar
- Zyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash
- LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
- Demolohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
- Pritje deri në një orë në Tabanocë dhe Bogorodicë, LAMM apelon për kujdes në rrugë
- Pa asnjë dhomë të lirë, gruaja sheh hapësirën mbi dollap – ideja e saj bëhet virale
- Këto vendbanime në Shkup sot do të mbeten pa energji elektrike


