Rivotim në Tearcë përfundoi, ka qenë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por ndoshta edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 404 qytetarë. LSDM nuk ka arritur të marrë edhe një mandat. Jozyrtarisht: 107 VMRO 297 LSDM
Author: Rilinda
Qytetarët e Ohrit edhe këtë vit dekoruan pemën nënujore e Krishtlindjes, e cila, për të 15- ën herë me radhë, zhytësit nga Qendra e zhytësve “Amfor” dhe Klubi për aktivitete nënujore “Ohri”, kanë vendosur në ujërat e liqenit në Gjirin e eshtrave. Kësaj radhe partneri i kësaj qendre ishte Shoqata për aktivitete nënujore në Maqedoni. Babadimri “nënujor”, fëmijët u dhuroi dhurata të Krishtlindjeve. Këtë herë dekorimi i pemës nënujore të Krishtlindjeve u dedikohet fëmijëve me sëmundje të rralla.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, nga gjithsejtë 714 votues të regjistruar, deri më ora 17:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 377, apo 52.8 për qind. Ndryshe konferencën për shtyp KSHZ-së e ka caktuar për më ora 21:30 dh e njëjta do të mbahet në hapësirat e KSHZ-së. ********** KSHZ, procesi i rivotimit po zhvillohet normalisht. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndjek me vëmendje rivotimin në vendvotimin e vetëm gjithë territorin e vendit. Nga ky institucion disa herë brenda ditës kanë njoftuar për mbarëvajtjen e procesit dhe daljen e votuesve për…
Një javë përpara festës së Vitit të Ri, hotelet në Ohër dhe Strugë i bëjnë rezervimet e fundit. Nga Shoqata e hotelierëve të Maqedonisë thonë se këtë herë numri i vizitorëve nga Bullgaria do të jetë më i madh. Objektet më të mëdha hotelierike përgjatë liqenit janë kryesisht të prenotuara dhe çmimet e gjysmë-pansionit dy-ditor me pritje të vitit të ri janë nga 100 deri 150 euro.”Nga rreth 7,000 krevate kemi rezervuar më shumë se 5.000 që është një numër i mirë për 4 këtë periudhë. 60-70% të vizitorëve janë nga Bullgaria. Agjencitë bullgare kishin shitje shumë të mira. Paraprakisht…
Vetëm 100 metra larg godinës së komunës së Kumanovës, ndodhet lagja Romania. Edhe pse në zonën e parë të qytetit, kjo lagje ngjason me ato të mesjetës, pa kanalizim fekal, pa ujësjellës e pa asfalt. Shumica e banorëve të kësaj lagje janë detyruar që në oborret e tyre të hapin gropa septike, gjë që mund të shkaktojë ndonjë epidemi. “Ne banojmë hiç më larg se 100 metra larg godinës së komunës së Kumanovës, sic mund ta shihni edhe vet ja rruga se në cfarë gjendje është, një pjesë të kanalizimit ne vet e kemi bërë qysh para 20 viteve, tash…
Katër partitë politike shqiptare të udhëhequr nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kanë dalë me komunikatë të përbashkët lidhur me takimin e djeshëm ku morëm pjesë edhe lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, ai i RDK-së Vesel memedi dhe Gëzim Ostreni i Unitetit. “Gjithsesi që ky proces mbetet i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare, gjithnjë duke pasur parasysh faktin që përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në vend kanë të gjithë subjektet politike që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor. Ne subjektet politike shqiptare në Maqedoni, mbetemi të angazhuar për arritjen e barabarësisë së tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve…
SPB Shkup, deri te PPTH shtroi kallëzim penal kundër S.SH.G. (25) dhe R.S.D, (23), shtetas bullgarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer tri vepra penale “vjedhje nga xhepi”, me ç’rast kanë përfituar fitim të kundërligjshëm prej rreth 12.000 denarë. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u është caktuar masë një vit burg, me kusht për 3 muaj, ndërsa personat janë dëbuar dhe u është vendosur ndalesë për hyrje në vend në kohëzgjatje prej 10 viteve. Siç informon MPB, veprën e parë penale e kanë kryer më datën 15 të këtij muaji rreth orës 14, në autobusin…
Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë qytetet me ajrin më të ndotur në vend. Autoritetet e Qytetit të Shkupit njoftuan se kanë Þlluar spërkatjen e rrugëve të qytetit me acetat kalciumi dhe magnezium, për çka presin që ndotja e ajrit të ulet prej 10 deri 30%. Por qytetarët thonë të kundërtën, se autoritetet nuk po ndërmarrin asgjë dhe se ndotja e ajrit po ndikon dukshëm në shëndetin e tyre. “Po na pengon edhe atë shumë, edhe pse jemi duahnpirës, por me të vërtetë shumë është ajri 4 I ndotur. Të ketë regjim në komunikacion të bëhet siq ka qenë më herët…
Ndonëse vetëm disa ditë na ndajnë nga ndërrimi i motmoteve, rrugëve të qytetit pothuajse nuk ndjehet atmosferë festive. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që anketuam për Alsat të cilët thonë se situata e tillë vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë së lartë. Shumë prej të anketuarve thonë se kjo është arsyeja përse ndërrimin e motmoteve do ta kalojnë në shtëpi. “Nuk planiÞkoj asgjë, do të festojmë me miqtë në shtëpi, asgjë tjetër” “Edhe gjendja ekonomike edhe situata, nuk ka disponim. Në shtëpi do të jemi më të sigurt, 4 me familje, vetëm rrethi më i ngushtë…
Abdulla Mehmeti Shqiptarët në Maqedoni janë të vetëdijshëm se me zgjedhjen dhe emërimin e një ose disa shqiptarëve në pozita udhëheqëse, qoftë edhe kryetar parlamenti, kryetar qeverie, ose president shteti, nuk e ndryshon pozitën e tyre në këtë shtet.* Çdo propozim kandidati nga nëntoka kriminale, mafia politike dhe mënga e sigurimit të shtetit, për kryeministër, kryetar parlamenti, ose president shteti, pavarësisht se a është shqiptar apo pjesëtar i një bashkësie tjetër etnike, shqiptarët duhet ta kundërshtojnë fuqishëm. Statusi i popullit shqiptar është peng i çështjes së pazgjidhur maqedonase Shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për ndryshimin e konceptit të shtetit dhe…
Ziadin Sela A kane bere kuvende te perbashketa shqiptaret ne historine e tyre? Po kane bere. A kane pasur nderhyrje nga jasht qe shqiptaret te percahen dhe keto kuvende te deshtojne? Po kane pasur. Dhe vazhdimisht keto nderhyrje kane qene nga sllavet ose xhonturqit. Ja po marr dy momente nga te shumtit. Perpara lidhjes se Prizrenit ne vitin 1877 Prenk Bibe Doda kerkonte principate autonome ose te pavarur shqiptare katolike ne zonen e Mirdites. Kjo ide perkrahej nga princ Nikolla i Malit te Zi, me qellim qe te pushtonte nje territor te madh te banuar me shqiptar myslimane. Por lidhja…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët e fesë katolike, festën e shenjtë të Krishtlindjes. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie. Duke vazhduar traditën tonë shqiptare të harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazerise fetare të festojmë festat e njëri tjetrit për t’i ruajtur e mirëmbajtur vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare. Uroj që kjo festë t’i jep forcë përpjekjeve tona për të qenë solidarë…