Katër partitë politike shqiptare të udhëhequr nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kanë dalë me komunikatë të përbashkët lidhur me takimin e djeshëm ku morëm pjesë edhe lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, ai i RDK-së Vesel memedi dhe Gëzim Ostreni i Unitetit.
“Gjithsesi që ky proces mbetet i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare, gjithnjë duke pasur parasysh faktin që përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në vend kanë të gjithë subjektet politike që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.
Ne subjektet politike shqiptare në Maqedoni, mbetemi të angazhuar për arritjen e barabarësisë së tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Përcaktimi për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë ngelet një ndër prioritetet kyçe impenjimit të mëtejmë politik”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
KOMUNIKATË
Duke u nisur nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të këtij viti;
Duke njohur vullnetin e votuesit shqiptar si dhe dëshirën e shprehur të popullit shqiptar që subjektet tona të bashkërendisin forcat, mundësitë dhe resurset e tyre për të arritur rezultate më të mira në bisedimet politike që do pasojnë;
Duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e situatës në vend si dhe për nevojën e patjetërsueshme për të ecur drejt progresit;
Ne, kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni u takuam në Shkup, për të diskutuar hapat e mëtejmë që kanë të bëjnë me perspektivën shqiptare në vend, të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë në përgjithësi;
Konsiderojmë se: të gjithë ne kemi më shumë çështje që na bashkojnë përkundër dallimeve që ne kemi;
Vlerësojmë se: është më se i nevojshëm instalimi i një tryeze të rregullt bisedimesh mes subjekteve politike shqiptare në vend sa u përket çështjeve të interesit kombëtar shqiptar në veçanti e atij të përbashkët në përgjithësi;
E çmojmë të rëndësisë së veçantë që: këto takime të kenë si përfundim një platformë të përbashkët të përkrahur nga të gjithë ne;
Duke pasur parasysh të gjitha faktet e sipërpërmendura, ne sot, në një frymë vëllazërore biseduam mbi temat tona të përbashkëta, i iniciuam të njëjtat dhe ramë dakord që sa më shpejtë të mbajmë takimin tonë të dytë për të qartësuar linjat dhe qëndrimet tona. Gjithsesi që ky proces mbetet i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare, gjithnjë duke pasur parasysh faktin që përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në vend kanë të gjithë subjektet politike që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.
Ne subjektet politike shqiptare në Maqedoni, mbetemi të angazhuar për arritjen e barabarësisë së tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Përcaktimi për të ardhmen Euro-Atlantike të vendit tonë ngelet një ndër prioritetet kyçe impenjimit të mëtejmë politik.
Respektojmë kontributin e çmueshëm të partnerëve tanë ndërkombëtarë për paqen, stabilitetin, demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë;
Dhe përfundimisht vlerësojmë se bashkëpunimi mes subjekteve politike shqiptare është një kontribut i drejtpërdrejtë në stabilitetin, zhvillimin, demokratizimin dhe europianizimin e vendit.
Data 22.08.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ngjitet në vendin e 30-të në Indeksin e Sigurisë Kibernetike
- 600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit
- BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi
- Spanjë: Afro 3 milionë hektarë pyje të djegura, evakuohet Gátova nga zjarret
- Mbrëmë në Shkup: 262 kundërvajtje, 102 motoçiklistë të sanksionuar, 6 të arrestuar
- Zyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash
- LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
- Demolohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë


