Një javë përpara festës së Vitit të Ri, hotelet në Ohër dhe Strugë i bëjnë rezervimet e fundit. Nga Shoqata e hotelierëve të Maqedonisë thonë se këtë herë numri i vizitorëve nga Bullgaria do të jetë më i madh. Objektet më të mëdha hotelierike përgjatë liqenit janë kryesisht të prenotuara dhe çmimet e gjysmë-pansionit dy-ditor me pritje të vitit të ri janë nga 100 deri 150 euro.”Nga rreth 7,000 krevate kemi rezervuar më shumë se 5.000 që është një numër i mirë për 4 këtë periudhë. 60-70% të vizitorëve janë nga Bullgaria. Agjencitë bullgare kishin shitje shumë të mira. Paraprakisht ishin Grekët, por për shkak të krizës ka rënë pak, por edhe ato janë prezent”, deklaroi Kërste Bllazheski- kryetar i Shoqatës së Hotelierëve.
Turistëve në Strugë do tu ofrohen përmbajtje të tjera siç janë shërbime të banjave. Në plazhin para Hotelit Drim nga 1 janari do të organizohet drekë tradicionale me mjellmat ku do të shërbehen specialitete vendore të këtij rajoni. Tani për tani nuk ka asnjë informacion nëse do të organizohet festë në shesh në Ohër dhe Strugë, edhe pse sipas punonjësve turistik, kjo u desh të bëhet e ditur shumë më herët që agjencitë e huaja të munden ofertën e tillë ta llogarisin në rezervimet e tyre. Përndryshe, duke përmbledhur rezultatet e këtij viti kryetari i Shoqatës së Hotelierëve, thotë se për shkak të krizës politike dhe të migrimit ka pasur rënie të prenotimeve nga turistët e huaj për rreth 10%
Data 02.07.2025
Aktuale
- Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës
- Një grua është sulmuar nga ariu në Siniçan të Bogovinës
- Vijon valë e të nxehtit, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme temperaturat mbi 40 gradë
- Berisha në OSBE: Shqipëria në krizë të thellë, kërkohet qeveri teknike para se të jetë vonë
- Llukarevska: LSDM do të dorëzojë 160 amendamente për rebalancin e buxhetit
- Minçev: Me formimin e MAP-së u dha mesazhi se nuk ka vend për punësime partiake
- Rexhepi – Zejd: Takim vëllazëror me Ambasadorin e Shqipërisë!
- E lidhur me bandën e Suel Çelës, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu mbetet në burg! Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin e saj