Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në katër nga gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë natës së kaluar në Shkup. Në dhjetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veljanoski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer,…
Author: Rilinda
Në objektin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, nesër mbrëma do të performohet shfaqja operistike “Evgenij Onegin” nga Petar Iliç Çajkovski, ndërsa mjetet e grumbulluara do të dedikohen për Shoqatën e fëmijëve me shikim të dëmtuar pranë Qendrës për persona me shikim të dëmtuar, shkruan Mia. Aksioni, siç kumtoi OBM, është me qëllim të krijimit të audiotekës muzikore, ndërsa do të orientohet edhe për blerjen e instrumenteve muzikore për fëmijët me shikim të dëmtuar. Me “Evgenij Onegin” u hapën Netët Operistike të Majti të këtij vitit, ndërsa shfaqja kishte jehonë të shkëlqyer te publiku dhe te kritika profesioniste. Çmimi i…
Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph Dio Guardi. Dio Guardi thotë ndër të tjera se, “nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harrojeni shtetin që quhet Maqedoni”.
Në organizimin e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të mbahet ngjarje e Vitit të Ri, të cilëve fëmijët e vendosur në familjet kujdestare do tu dhurohen dhurata që ata i duan si dëshirë e Vitit të Ri. Më 5 dhjetor fëmijët i shkruan dëshirat e tyre për Vitin e Ri dhe së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq u ngjiten në bredhin e madh të vendosur në qendrën tregtare “Ramstor” dhe të gjithë qytetarët human që e kanë vizituar Bredhin magjik zgjodhën llamba dhe shprehën dëshira, duke kontribuar në lumturinë e disa prej tyre. Shpërndarja…
Qindra të ikur, kush e di se sa janë në procedurë për ikje. Çmimi që është duke e paguar Maqedonia për shkak të politikës së gabuar në shëndetësi është shumë i lartë, paralajmëruan ekspertët. “Nga Maqedonia kam ikur pasi që shtatë vite pas diplomimit ende kam qenë me statusin e vullnetarit, pa sigurim shëndetësor, pa stazhin e punës dhe me të ardhura minimale”, deklaroi një mjek. Dy fjali e gjysmë që e përshkruajnë fatin e qindra mjekëve. Profesionaliteti dhe vlerësimi i mjekëve nga Maqedonia merr meritën e duhur në Gjermani, por jo edhe në Maqedoni.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në Dellçevë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Prej atje informojnë se ekipet e tyre e tyre vazhdimisht janë terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Seancën e konvokon deputeti i zgjedhur më i vjetër sipas moshës, ndërsa nëse edhe…
Dëbimet e paligjshme të migrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes së ashtuquajturës Rrugë e Ballkanit, janë në rritje, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara. “Rreth 1,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika janë dëbuar vetëm në nëntor”, tha për AFP-në zëdhënësja e UNHCR-së në Serbi, Mirjana Milenkovska. Qindra-mijëra migrantë kanë marrë Rrugën e Ballkanit, sidomos përmes Maqedonisë dhe Serbisë, për të arritur në vendet e BE-së, derisa ajo është mbyllur në muajin mars. Aktivistët dhe organizatat joqeveritare po ashtu kanë tërhequr vërejtjen se shumë migrantë, të regjistruar në mënyrë ligjore, janë dëbuar ilegalisht…
Në afërsi të qytetit bregdetar Rijeka, dy orë nga kryeqyteti kroat është Crikvenica dhe Sellca. Përgjatë tërë Adriatikut kroat, shqiptarët kanë ardhur 50 vite më parë nga vende të ndryshme. Me zanate dhe dyqane janë marrë prej kohësh. Tani, shumica janë të pasur, pasi zhvillimi turistik i Kroacisë i ka gjetur ata me shumë dyqane nëpër qendrat bregdetare. Kanë disa shoqata, shkolla e gjimnaze. Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit. Ajo ka dy vendlindje, Sellcën dhe Prizrenin në Kosovë. “Me integrimin e shqiptarëve në shoqëri të mund të japim një…
Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës për shkak të rënies së masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu do të ketë rritje të vranësirave, sidomos në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit ku në vendet më të ulëta do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës. Për shkak të lëshimit të kësaj mase të ftohtë ajrore në orët e pasdites do të ketë rënie të temperaturave dhe reshjet e shiut në vendet më të larta do të kalojnë në reshje dëbore. Reshjet nuk pritet të…
Benzina dhe dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet nga dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 68.5 denarë, nafta (D-E V) për 53.5, kurse ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1 ) për 42 denarë për litër. Vendimi i KRE për 2,076 denarë për kilogram do të rrit edhe çmimin e mazutit M1-HC dhe tani do të kushtojë 28.109 denarë për kilogram.
Partitë shqiptare thonë se nuk nxitojnë për fillimin e negociatave për formimit e qeverisë së re, ndërsa deklarojnë se nuk heqin dorë nga kushtet e tyre. Përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët” thonë se takimi me drejtuesit e BDI-së ka pasur për qëllim “përafrimin e qëndrimeve” për kushtëzimin e mandatarit të ri. Arban Balliu, thotë se pa plotësimin e gjashtë kushteve të vendosura nga Aleanca për shqiptarët, ky koalicion nuk do të pranojë bashkëpunim me asnjë parti politike. “Janë gjashtë pikët nga të cilët Aleanca nuk heq dorë, domethënë është pika: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, ndarja…

