Author: Rilinda

Raporti për zgjedhjet është miratuar dhe gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, theksoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski. Sipas tij, zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe votimi është zbatuar sipas standardeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR. “Në pajtueshmëri me raportin për zgjedhjet e zbatuara, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, Lëvizja Besa ka fituar 5 mandate, Aleanca për shqiptarët ka fituar 3 mandate, PDSH ka fituar 2 mandate, LSDM ka fituar 49 mandate, ndërsa BDI ka fituar 10 mandate si dhe raportet dhe përfundimet që i ka…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni nuk po e kanë fatin që të mësojnë me abetarën e unifikuar, ndryshe nga ç’ndodh në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. Edhe pse është nënshkruar marrëveshje para 5 viteve për përdorimin e kësaj abetareje në Maqedoni ende nuk është hartuar ligji për tekstet shkollore që do të përfshinte edhe abetaren. Nxënësit e Maqedonisë mësojnë nga abetarja e dikurshme e botuar në vitin 2008 me autor nga Maqedonia. Përdorimin e kësaj abetare unike në Maqedoni e pengon ligji për tekstet shkollore, procedura e të cilit duhet të kalojë në qeveri e parlament, mirëpo deri më tani kjo…

Lexo më Shumë

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, njofton se Kryetari i gjertanishëm i komunës së Strugës, në seancen e sotme të Këshillit të komunës, ka dhënë doreheqjen për të vazhduar detyrën e deputetit. Duke u larguar nga posti i kryetarit të komunës në bazë të ligjit emëroi këshilltarin dr. Mustafa Zabzun ushtrues të detyrës së kryetarit deri në zgjedhjet lokale.

Lexo më Shumë

Sa herë që të të vijnë pushimet e mërgatës, vijnë edhe problemet e tyre të mëdha. Me qëllim u ndala të pushoj njëherë edhe nga emocionet që pash dhe ndjeva nga një rrugë fiks 32 orëshe nga Cyrihu për në Preshevë, nëpërmjet rrugës Itali, Slloveni, Kroaci dhe pastaj në Serbi. Besa edhe dëgjova diçka që qenka shkruar, por se kuptova mesazhin se çka paskan dashur të thuhet. Duhet thënë troç, se këto maltretime që i bëhen mërgatës, është hiq njerëzore. Fati deshti, që kësaj here, nuk isha me fëmijë, por vetëm me vajzën 14 vjeçe dhe vëllaun. Ajo që kam…

Lexo më Shumë

Një numër rekord prej 55 mijë emigrantësh janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania gjatë këtij viti, më shumë se dyfishi i numrit të të deportuarve. E përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” siguroi të dhënat për muajt janar-nëntor nga Zyra për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), ndërsa vihet re se shumica e emigrantëve të vetëlarguar janë nga Ballkani Perëndimor. Shqiptarët formojnë grupin më të madh të të kthyerve vullnetarë me 15 mijë të tillë, ndërsa serbët, irakianët dhe kosovarët kapin shifrat e 5.000 të kthyerve vullnetarë. Gjermania regjistroi numrin rekord të azilkërkuesve gjatë vitit të kaluar, me të paktën 890 mijë të…

Lexo më Shumë

Numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, është më i vogël për 0,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 3.4 për qind në sektorin e Industrisë së përpunimit ka ulje prej 1.3 për qind ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë rritje 0,5 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015 shënon rënie te…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e parë pas debaklit zgjedhor ët BDI-së më 11 dhjetor, kur kjo parti mori 70 mijë vota më pak se në vitin 2014, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është treguar mjaft i ndjeshëm ndaj një pyetje të parashtruar lidhur me dorëheqjen e tij, transmeton Gazeta Lajm. Lideri të cilit nuk ia mbushën mendjen të largohet nga Qeveria as lotët e familjarëve të Sopotit, as të vrarëve në Radushë, as të Rastit Monstra, as të Grupit të Kumanovës, liderit i cili qëndroi trimërisht dhe stoikisht përkrah Gruevskit edhe pas ofendimeve ndaj shqiptarëve në Enciklopedinë e Akademisë Maqedonase, tani tregohet…

Lexo më Shumë

Shkrimtari Kim Mehmeti ka zbërthyer prapavijën e takimeve për gjoja unifikim të faktorit shqiptar, që po i organizon kryetari i BDI-së. Mehmeti vlerëson se me këto takime Ahmeti po mundohet të fshehë dështimin e tij. E mira e këtyre takimeve, sipas Mehmetit, është që po vërehet se Ahmeti gjatë fushatës ka pasur parti të teledirigjuara për përçarje të opozitës gjatë fushatës. “Kryetari i BDI’së është duke e vazhduar misionin që t’i bashkojë rreth vetes paritë shqiptare në Maqedoni, mbase duke besuar se askush nuk e dinë se ky bashkim ka vetëm një qëllim ‘kombëtarë’: ta mbulojë paaftësinë dhe injorancën e…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbrëmë ndau çmimet për Sipërmarrësin e vitit 2016, i cili këtë vit shënoi jubileun dhjetëvjeçar, në të cilin u shpallën sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Maqedoni. OEMVP manifestimin e organizon në bashkëpunim me Fondacionin Zhvillimor të Maqedonisë për Ndërmarrjet (FZHMN) dhe Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE). Bashkëorganizator është Qendra Kombëtare për Zhvillim të Inovacioneve dhe Mësimit Sipërmarrës (QKZHIMS), ndërsa mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë. Në kategorinë mikro kompani çmimi i parë shkoi për Hotel Scardus nga Tetova dhe pronarin Hashim Hasani, kompani anëtare e OEMVP-së,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson. Lideri i BDIsë Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit. Kryetari i BDIsë Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qēndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë. Z. Ahmeti nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me…

Lexo më Shumë

Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverise së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj. Vizion Plus ka mësuar se kryeministri Edi Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare. Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të…

Lexo më Shumë

Mbeten vetëm disa ditë të këtij viti kalendarik 2016, ndërsa qytetarët tashmë kanë filluar me përgatitjet për pritjen e Vitit të Ri 2017. Në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë, në Shkup, mbizotëron një ndjenjë e atmosferës së Krishtlindjeve. Tradicionalisht, pema e madhe e Krishtlindjeve është e zbukuruar me dekorata dhe drita të ndryshme, ndërsa qytetarët të cilët kalojnë pranë pemës, shfrytëzojnë mundësinë për t’u fotografuar. Në fund të muajit dhjetor u hap edhe tregu tradicional i Krishtlindjeve në të cilin qytetarët mund të blejnë dhurata të ndryshme krishtlindjesh për t’u dhuruar të dashurve të tyre. Natyrisht, euforia e Vitit të…

Lexo më Shumë